Plani i Leximit Më MirëShembull
Ne duhet ta lëshojmë të mirën për të kapur më të mirën. Për të jetuar një jetë më të mirë, kërko urtësinë. Mos e lejo veten të mashtrohesh nga e ashtuquajtura "urtësi" e botës, por më mirë përqendrohu mbi urtësinë e vërtetë që vjen vetëm nga Perëndia. Fjalët e Urta 16:16 thotë: "Është më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend". Këtë javë do të lexoni nga shkrimet e Salomonit në Fjalët e Urta dhe Predikuesit dhe pjesë nga Dhiata e Re rreth vlerës së urtësisë dhe se si mund të filloni ta fitoni atë në jetën tuaj.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A ndiheni të hutuar, të pakënaqur dhe të mbërthyer në një zakon? Dëshironi që jeta tuaj e përditshme të mund të përmirësohej? Fjala e Perëndisë është udhëzuesi juaj për një ditë më të ndritshme. Gjatë këtij plan leximi 28 ditësh, ju do të zbuloni mënyra për të jetuar atë lloj jete më të mirë që Perëndia dëshiron ta keni.
More
We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church