Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 19 NGA 25

Krishtlindja ka të bëjë me lirinë

Jezusi u bë njeri, për shkak se ajo që nevojitej ishte vdekja e një njeriu, që ishte më tepër se njeri. Mishërimi ishte mënyra se si Perëndia e vendosi veten nën dënimin me vdekje.

Krishti nuk rrezikoi vdekjen, Ai e zgjodhi vdekjen, e përqafoi atë. Kjo ishte pikërisht arsyeja pse Ai erdhi: “jo që t’i shërbejnë por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave” (Marku 10:45).

Nuk është çudi që satani u përpoq ta largonte Jezusin prej kryqit–përmes tundimit në shkretëtirë (Mateu 4:1-11) dhe përmes fjalëve të Pjetrit (Mateu 16:21-23)! Kryqi ishte shkatërrimi i satanit. Si e shkatërroi Jezusi atë?

Hebrenjve 2:14 thotë se satani ka “pushtetin e vdekjes”. Kjo do të thotë se satani ka aftësinë për ta bërë vdekjen të frikshme. “Pushteti i vdekjes” është pushteti që i mban njerëzit në skllavëri përmes frikës së vdekjes. Është pushteti për t’i mbajtur njerëzit në mëkat, në mënyrë që vdekja të vijë si një gjë e tmerrshme.

Por Jezusi e zhveshi satanin nga ky lloj pushteti. Ai e çarmatosi satanin dhe farkëtoi një parzmore drejtësie për ne, e cila na mbron nga dënimi i djallit. Si e bëri Jezusi këtë?

Përmes vdekjes së Tij, Jezusi i hoqi tej gjithë mëkatet tona. Një person pa mëkat nuk mund të dënohet nga satani. Duke qenë se jemi të falur, ne jemi përfundimisht të pashkatërrueshëm. Plani i satanit ishte që ta shkatërronte sundimin e Perëndisë duke i dënuar ndjekësit e Tij në vetë gjykatën e Perëndisë. 

Tradhtia e satanit është ndërprerë dhe dinakëria e tij kozmike është thyer. Ne “mund ta durojmë tërbimin e tij, se ditët i ka të numëruara.” Kryqi i ka kaluar tejpërtej dhe shumë shpejt do të japë frymën e fundit.

Krishtlindja ka të bëjë me lirinë–liri nga frika e vdekjes.

Jezusi mori natyrën tonë në Bethlehem, për të vdekur në vendin tonë në Jerusalem–që sot ne të jemi sypatrembur në qytetin tonë. Po, sypatrembur, sepse nëse kërcënimi më i madh ndaj gëzimit tonë është hequr, atëherë pse të shqetësohemi për rreziqet e vogla? Si mund të themi (me të vërtetë): “Nuk kam frikë të vdes, por kam frikë se humbas punën”? Jo, jo. Mendo pak!

Nëse vdekja (thashë vdekja–të mos kesh puls, të jesh i ftohtë, të kesh ikur!)–nëse vdekja nuk është më frikë, ne jemi të lirë, vërtet të lirë. Jemi të lirë të ndërmarrim çdo rrezik nën diell për Krishtin dhe për dashurinë. Nuk jemi më skllevër të ankthit.

Nëse Biri të ka çliruar, atëherë do të jesh me të vërtetë i lirë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 18Dita 20

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/

Plane të ngjashme