Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 6 NGA 25

Paqe atyre me të cilët Perëndia është i kënaqur

Për kë ka paqe? Në lavdërimin e engjëjve ka një notë serioze. Paqe mbi dhe njerëzve mbi të cilët qëndron pëlqimi Tij. Paqe mes njerëzve me të cilët Ai është i kënaqur. Ama pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Perëndisë (Hebrenjve 11:6). Ja pse Krishtlindja nuk u sjell paqe të gjithëve.

Jezusi tha: “Tani gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta” (Gjoni 3:19). Ose siç tha dhe Simeoni plak kur pa foshnjën Jezus: “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë e të folurit kundër...që të zbulohen mendimet e shumë zemrave” (Luka 2:34-35). 

Oh, sa të shumtë janë ata që hedhin vështrimin jashtë në një ditë të zymtë dhe të ftohtë Krishtlindjeje dhe nuk dallojnë asgjë më tepër sesa thjesht një shenjë për t’u kundërshtuar. 

“Ai erdhi te të vetët dhe të vetët nuk e pranuan, por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij” (Gjoni 1:11-12). 

Vetëm dishepujve të Tij Jezusi u tha: “Paqen po ju lë, paqen time po jua jap: unë jua jap por jo siç jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë” (Gjoni 14:27). 

Njerëzit që gëzojnë paqen e Perëndisë, e cila ia tejkalon çdo zgjuarsie, janë ata që në gjithçka me anë lutjesh dhe përgjërimesh ia bëjnë të njohura kërkesat e tyre Perëndisë (Filipianëve 4:6-7).

Çelësi që hap sëndukun e thesareve të paqes së Perëndisë, është besimi në premtimet e Tij. Prandaj Pali thotë: “Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqeje në besim, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!” (Romakëve 15:13). 

Kur ne i besojmë premtimet e Perëndisë dhe kemi gëzim, paqe dhe dashuri, atëherë Perëndia përlëvdohet. Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi dhe, pëlqim ndër njerëzit! Për këdo—nga çdo popull, gjuhë, fis dhe komb—për këdo që do të besojë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/

Plane të ngjashme