Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull
Të Jesh Në Pritje
Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai. (PSALMI 62:5)
Fuqia e Perëndisë çlirohet kur ne lutemi në besim, sepse besimie kënaqAtë. Pritja është një atribut i besimit që mbart llojin e saj të fuqisë – fuqinë e shpresës. Besimi prek realitetin frymëror dhe pret që fuqia e mbinatyrshme e Perëndisë të shfaqet dhe të bëjë atë që asnjë person në tokë nuk mund të bëjë. Dyshimi, në anën tjetër, ka frikë se asgjë e mirë nuk do të ndodhë; se nuk e kënaq Perëndinë dhe nuk është diçka që Ai mund ta bekojë. Ne jemi të pafuqishëm kur jetojmë me dyshim, zhgënjim dhe në mungesë sigurie tek Perëndia.
Thjesht mendo për një kohë kur nuk ke qenë plotësisht isigurt se Perëndia do të ndërhyjë për ty. Nuk ke qenë në gjendje të bësh lutje shumë të fuqishme, apo jo? Tani kujto një kohëkur zemra jote i ka besuar plotësisht Perëndisë dhe vërtetë ishe i sigurte që Ai do të veprojë për ty. Ke qenë në gjendje të lutesh me fuqi, apo jo? Kjo është fuqia e pritjes në lutje. Edhe kur gjërat nuk funksionojnë saktësisht siç shpresoje, besoji Perëndisë që di se kush është më e mira dhe vazhdo të presësh që Ai do të bëjë gjëra të mëdha.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Prisni që Perëndia të bëjë gjëra të mëdha në jetën tuaj dhe lutuni me guxim.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/