Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull
Një Banesë Për Frymën E Perëndisë
që Krishtitë banojë[aktualisht]në zemrat tuaja me anë të besimit, dhe ju të jeni të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, (EFESIANËVE 3:17)
Nëse je i lindur sërisht, ti e di që Jezusi jeton brenda teje përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë. Pyetja që shtrohet është: A është Perëndia rehat brenda teje? A ndihet Ai si në shtëpi? Megjithëse Fryma e Perëndisë banon në ty, gjëra të tjera jetojnë në ty gjithashtu -të tilla si frika, zemërimi, xhelozia, ose murmuritjet dhe ankesat.
Perëndia më dha një ilustrim se si është për Të të jetuarit brenda një zemre ku qëndrojnë murmuritja, ankimi, dhe grindjet. Supozo që po shkon në shtëpinë e një mikeshe dhe ajo të thotë, “Oh, eja hyr. Do të të bëj një filxhan kafeje. Rehatohu si në shtëpinë tënde.” Më pas, mikesha jote fillon ti bërtasë bashkëshortit të saj dhe të dy ata zihen dhe grinden me njëri-tjetrin përpara teje. Sa rehat do të ishe ti në prezencën e kësaj grindjeje?
Nëse dëshirojmë të jemi një banesë e rehatshme për Frymën e Zotit, ne duhet të largojmë gjërat që na bëjnë të harrojmë për prezencën e Tij ose që janë ofenduese për Të. Ne duhet të ndalojmë së grinduri, të ndalojmë zemërimin apomosfaljen. Ne duhet të sigurohemi që jeta jonë e brendshme të jetë e përfshirë në gjëra që kënaqin dhe nderojnë praninë e Perëndisë.Gojët tona duhet të jenë plot lavdërim dhe falenderim. Ne duhet të zgjohemi çdo ditë dhe të themi në zemrën tonë, “Mirëmëngjes Zot. Unë dua që të të ndihesh rehat në mua sot.”
Ne të gjithë duhet t’i bëjmë një inventar zemrave tona sepse ato janë banesa e Perëndisë. Kur ne analizojmë jetën tonë të brendshme, ne po shohim në tokë të shenjtë ku Perëndia ka zgjedhur të bëjë banesën e Tij. Le të përkushtohemi që Ai të banojë rehat në ne.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Sigurohu që je një banesë e rehatshme për Frymën e Zotit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/