Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!Shembull

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

DITA 3 NGA 7

“Rritja e dashurisë sonë për Perëndinë”

Thellimi i dashurisë për Perëndinë është ndoshta pak më sfiduese sesa dashuria për një mik, apo familjar. Arsyeja kryesore është se ne s’mund ta shohim fizikisht Perëndinë. Prandaj, mbajtja dhe rritja e dashurisë për Perëndinë kërkon besim.

“Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen.” Hebrenjve 11:1

Edhe pse s’mund ta shohim Perëndinë me sytë tanë fizikë, besimi na lejon ta kalojmë dashurinë e vërtetë nga zemrat tona tek Ai. Besimi duhet të jetë veprues në jetën tonë të krishterë, me qëllim që ta rrisim dashurinë tonë për Perëndinë.

Ne fillojmë ta njohim Perëndinë gjithnjë e më tepër, ndërsa lexojmë Fjalën e Tij, shohim dashurinë dhe përfshirjen e Tij në jetën tonë dhe të të tjerëve dhe kur ndodhemi bashkë me Të në lutje. Njohja më shumë e Perëndisë, me kalimin e kohës ushqen në jetën tonë një dashuri të vërtetë e të pjekur për Të.

Rritja e dashurisë për Perëndinë prej besimit tonë tek Ai, varet nga shfaqja e asaj dashurie nëpërmjet veprave:

“Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në vetvete.” Jakobi 2:17

Dashuria jonë për Perëndinë me anë të besimit, pasuar nga përkushtimi ynë ndaj Tij me anë të veprimit është kimia e nevojshme për një marrëdhënie të suksesshme me Të.

Ndërkohë që dashuria jonë për Perëndinë do të rritet me siguri si pasojë e vënies në veprim të besimit tonë, është e rëndësishme të kuptojmë se këto veprime nuk e fitojnë dashurinë dhe pëlqimin e Perëndisë ndaj nesh.

E vërteta është se Perëndia na ka dashur shumë dhe pa kushte, shumë kohë përpara se ta njihnim. Dashuria e Perëndisë është burimi i vërtetë i dashurisë tonë: dashurisë sonë për Të dhe për të tjerët.

“Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.” 1 Gjonit 4:19

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Jeto një jetë të mbushur me qëllim!

Jeta e gëzuar dhe e mbushur me qëllim themelohet në marrëdhënie, dashuri dhe besim. Nëse po kërkon më shumë qartësi në planin e Perëndisë për jetën tënde, vëre në veprim këtë plan që të të ndihmojë ta përqëndrosh atë që kërkon dhe zbulimin tënd. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme