Ura për te MarkuShembull
Përdore mirë ose do ta humbasësh
Vini re pyetjet e vargut 21. Mund t’u përgjigjesh fare lehtë! Natyrisht, një qiri duhet ta vësh në shandan. Të vësh një dritë nën një kovë ose nën krevat është gjë e pavlerë. Përkundrazi, qëllimi i dritës është të shndritë, pra që të përzërë errësirën. Mendoni për mësimet e Zotit Jezus, si drita. Ai nuk i fshehu, por i predikoi hapur. Shumë njerëz i dëgjuan mësimet e Tij, por nuk i përdorën siç duhet. Ne lehtësisht mund të bëjmë të njëjtën gjë; ne i duam mësimet e Zotit, por shpesh i shpërfillim. Kjo është sikur të vësh një kovë mbi qiriun!
Prandaj Zoti Jezus na paralajmëron: nëse kemi veshë, më mirë t’i përdorim si duhet. Duhet të bëjmë diçka me mësimet e Tij. Mijëra të rinj kanë mësuar shumë gjëra nga Fjala e Zotit, por nuk i janë bindur asaj. Nëse nuk e dëgjojmë Zotin, atëherë nuk duhet të mendojmë që Ai do të vazhdojë të na dëgjojë. Për këtë e kishte fjalën Jezusi kur tha: “Me atë masë që ju matni, do t’ju matet juve”. Ai na jep atë që meritojmë. Prandaj, nëse nuk e marrim seriozisht Fjalën e Tij, nëse nuk e studiojmë atë në mënyrë që ta kemi si udhërrëfyes jete, mund të humbasim gjithçka. Ai mund të na e heqë Fjalën e Tij, ose t’i mbyllë veshët tanë ndaj saj.
Por, në të njëjtën kohë, Jezusi u premton dëgjuesve të Tij më shumë kuptim të të vërtetës së Tij, nëse ata e dëgjojnë dhe e besojnë Fjalën Tij. Dishepujt që ndoqën Zotin Jezus shpesh nuk e kuptonin atë që Ai po thoshte, e pavarësisht prej kësaj ata e besuan si të vërtetë atë që u thoshte Mësuesi i tyre. Ndaj Zoti u dha edhe më shumë aftësi për të kuptuar, ndërsa po i mësonte.
A po mëson Zoti, që mund ta fitojmë shpëtimin nëse e dëgjojmë Atë me kujdes? Jo, por Ai po mëson për pasojat që kanë veprimet që bëjmë. Ai e shpërblen të zellshmin, por ndëshkon përtacin. Ai jep shpërblimin e Tij, jo për shkak të zellit, por vetëm për shkak të hirit të Tij.
Le të jetë kjo lutja juaj e vazhdueshme: “Zot më ndihmo, jo vetëm të mësoj, por gjithashtu të bëj atë që më mëson. Më mbro nga lënia pas dore dhe nga refuzimi i gjërave që më ke mësuar. Më ndihmo t’i besoj ato, edhe kur nuk i kuptoj”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al