Ura për te MarkuShembull
Zemrat tona mëkatare
Jezusi prezantoi një listë të gjatë të gjërave të tmerrshme, të cilat jetojnë në zemrat tona. Ai mund ta kishte bërë listën shumë më të gjatë. Por një gjë është e qartë. Asgjë e mirë nuk vjen nga zemrat tona. Ato janë tërësisht të liga – madje shumë më keq nga sa e njohim vetveten. Shpesh nuk e dimë se çfarë jeton brenda zemrës. Papritur mund t’u themi gjëra të pakëndshme atyre që i duam. Mbase asnjëherë nuk e kishim menduar që do të mund të thoshim fjalë të tilla, por papritmas ato na dalin nga goja.
Mbaj mend një predikues të vjetër, që nganjëherë thoshte: “Nëse do të shkruaja në mure atë që jeton në zemrën time, ju nuk do të vinit të më dëgjonit më”. Mendoja se po e zmadhonte. Ai dukej shumë i mirë dhe i shenjtë. Por tani e kuptoj shumë mirë. Ka mëkate në zemrat tona, për të cilat do të ndiheshim shumë të turpëruar sikur t’ua tregonim të tjerëve.
Zoti thotë se mëkatet që dalin nga zemrat tona na bëjnë fajtorë. Ato mund të mos dalin kurrë nga goja jonë dhe ne mund të mos i bëjmë gjërat, të cilat na i sugjeron zemra; por sërish, madje edhe një mendim i lig na bën fajtorë. Jemi mëkatarë; dhe prandaj, mëkatet dalin në mënyrë të vazhdueshme nga zemrat tona.
Zemrat tona nuk do të bëhen asnjëherë më të mira, duke iu bindur të gjitha rregullave. Beteja me mëkatin luftohet në zemër. Aty kemi nevojë për fuqinë dhe hirin e Zotit Jezus. Kërkojini dhe besojini Atij që të krijojë në ju një zemër të pastër.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al