Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 49 NGA 99

Duke parë më shumë, hap pas hapi

Vini re me sa butësi veproi Zoti Jezus. Ai e çoi të verbrin në një vend të qetë. Nuk e dimë saktësisht pse e bëri Zoti këtë; mbase ky burrë ishte i turpshëm. Jezusi i shëroi të tjerët përpara turmave, por mbase ky burrë nuk mund ta përballonte këtë. Zoti i di nevojat dhe dobësitë tona.

Por, pse i duhej Atij që ta prekte dy herë këtë burrë të verbër? A ishte problemi i këtij burri shumë i vështirë për Atë? Jo, por Ai po u mësonte dishepujve të Tij diçka duke e prekur atë dy herë.

As dishepujt nuk po i shikonin gjërat shumë mirë – jo me sytë e tyre fizikë, por me “sytë frymërorë”. Në pasazhin e fundit, kur dishepujt ishin në barkë, Jezusi u tha: “Keni sy dhe nuk shihni?”. Ndërsa burri i verbër gradualisht filloi të shikonte më qartë, e njëjta gjë ndodhi edhe me dishepujt. Perëndia na mëson në të njëjtën mënyrë: ngadalë, pak nga pak, sërish e sërish.

Si e dini që Perëndia po ju mëson? Këtë gjë e dini nga ato që shihni, si edhe nga gjërat që nuk i shihni. A e shikoni shëmtinë e mëkatit? A e shihni që Zoti Jezus është një Shpëtimtar i madh? A e shikoni që Perëndia është i denjë për lavdërimet tuaja, apo jeni ende të verbër ndaj asaj se kush jeni si mëkatarë dhe ndaj madhështisë së Perëndisë?

Nëse fillojmë t’i shohim dhe t’i vlerësojmë këto gjëra, kjo vjen si rezultat i veprës së Perëndisë, që po i ndryshon zemrat tona – dhe po i shëron sytë tanë frymërorë. Jezusi këtë proces e quan, “të lindësh përsëri”. Ai tha: “Se nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”. Kërkojini Perëndisë të ndryshojë zemrat tuaja dhe të hapë sytë tuaj!

Shkrimet e Shenjta

Dita 48Dita 50

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al