Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Punë Të Rëndësishme!Shembull

Punë Të Rëndësishme!

DITA 3 NGA 4

Qëndro i fortë kur has kundërshtime!

Kur Perëndia të drejton në një punë të rëndësishme, duhet të jesh i gatshëm për të përballuar kundërshtime dhe pengesa. Historia biblike na tregon se çdo herë që dikush është duke ndjekur një thirrje të Perëndisë, ai përballet me vështirësi. Nga Adami dhe Eva, që u përballën me djallin në formën e një gjarpri, deri te Jezusi që përballej me Herodin dhe farisenjtë, kundërshtimet janë një pjesë e pandashme e çdo pune që ka rëndësi për Perëndinë.

Në këtë plan, ne po shikojmë Nehemian si një model për përballimin e kundërshtimeve. Kur Nehemia arriti në Jeruzalem, ai motivoi njerëzit dhe filloi ndërtimin e mureve dhe portave të qytetit. Por çfarë ndodhi kur puna filloi të ecë mirë? Nehemia përballet me kundërshtime të forta. Sanballati dhe Tobiahu, kundërshtarë të vendosur, filluan të tallesh me punën e Nehemias dhe përpiqeshin të demotivonin popullin. Sanballati e quajti popullin jude matufë dhe të pashpresë, ndërsa Tobiahu e nënvlerësoi përpjekjen e tyre duke thënë se edhe një dhelpër do të mund ta rrëzonte murin e tyre.

E rëndësishme është të kuptojmë se sa më shumë përpiqesh të bësh diçka që i sjell lavdi Perëndisë, aq më shumë mund të hasësh kundërshtime. Të fillosh një punë të rëndësishme, qofshin ato në jetën personale, në shërbimin e kishës, apo në ndihmën ndaj të tjerëve, është e mundur që të përballesh me pengesa. Nëse ke nisur një projekt për të ndihmuar dikë, për të shërbyer në kishë, ose për të përmirësuar një pjesë të jetës tënde, mund të ndodhë që të përballesh me kritika dhe vështirësi.

Mos u habit kur sheh kundërshtime. Për shembull: ndoshta ke vendosur të fillosh të shërbesh në një shërbesë të re në kishë dhe në ditën kur fillon, ndodhin probleme të papritura. Ose, mund të kesh vendosur të jesh më i përgjegjshëm në menaxhimin e financave dhe një ngjarje e papritur si prishja e makinës ose ndonjë ftohje e fëmijëve të përball me një situatë të vështirë.

Kundërshtimet, siç ka ndodhur edhe me Nehemian, janë një shenjë se ti po bën diçka të rëndësishme. Djalli e kundërshton çdo përpjekje që i sjell lavdi Perëndisë. Dhe kur përballemi me kundërshtime, ndonjëherë vjen nga njerëz që i duam, që mund të jenë të afërt me ne dhe që nuk e presim që të na kritikojnë ose të na pengojnë.

Nehemia reagoi ndaj këtyre kundërshtimeve duke mos u ndalur në kritikën e kundërshtarëve. Ai nuk iu përgjigj akuzave dhe talljeve, por iu dedikua lutjes dhe vazhdoi punën që kishte nisur. Ky është një mësim i rëndësishëm; Kur përballesh me kundërshtime, kërko ndihmën e Perëndisë dhe vazhdo me përkushtim.

Në vend që të ndalohet nga kundërshtarët, Nehemia u lut dhe kërkoi udhëheqjen dhe forcën e Perëndisë. Ai kuptoi se puna që kishte nisur ishte më e madhe se çdo kritikë dhe kundërshtim. Përgjigjja e tij ndaj kritikës ishte të fokusohej më shumë në qëllimin e tij dhe të kujtonte se Perëndia ishte me të. Ai u kthye në punë dhe, përfundimisht, muret e Jeruzalemit u ndërtuan.

Përfundimisht, kur përballemi me kundërshtime në përpjekjet tona për të ndihmuar dhe shërbyer, duhet të kujtojmë se Perëndia është me ne dhe do të luftojë për ne. Kujto se sa më i madh të jetë kundërshtimi, aq më e madhe do të jetë mbështetja e Perëndisë. Ndërsa vazhdon përpara në punën që Perëndia të ka besuar, mos e lejo zhurmën e kundërshtarëve të ndalojë ritmin tënd.

Në fund, ne jemi të thirrur të ndjekim Perëndinë dhe të bëjmë vullnetin e Tij, duke e mbajtur besimin se Ai është më i madh se çdo pengesë në të cilën mund të ndodhemi. Qëndro besnik, përkushtohu dhe mos u dorëzo. Perëndia është me ty dhe do të të ndihmojë të arrish qëllimin tënd.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Punë Të Rëndësishme!

Ideja e këtij plani është që Perëndia përdor njerëz të zakonshëm për të realizuar gjëra të jashtëzakonshme. Ky plan është për ata që besojnë se janë krijuar për të bërë diçka më shumë, për të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në botë. Nëse e ke zemrën të hapur dhe je i gatshëm të angazhohesh, Perëndia do të flasë me ty gjatë këtyre katër ditëve.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al

Plane të ngjashme