Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Themele të FortaShembull

Themele të Forta

DITA 2 NGA 4

Kredoja e Apostujve

Unë besoj në Perëndinë, Atin e Gjithpushtetshëm,

Krijuesin e qiellit dhe të tokës.

Unë besoj në Jezu Krishtin, Birin e Tij të vetëm,

Zotin tonë, i Cili u ngjiz nga Fryma e Shenjtë,

lindi nga virgjëresha Mari,

vuajti nën Ponc Pilatin,

u kryqëzua, vdiq dhe u varros.

Ai zbriti në anët e poshtme të dheut,

të tretën ditë u ngrit nga vdekja.

Ai u ngjit në qiell,

është i ulur në anën e djathtë të Perëndisë,

Atit të Gjithpushtetshëm.

Prej andej do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.

Unë besoj në Frymën e Shenjtë,

kishën e shenjtë universale,

në bashkësinë e shenjtorëve,

në faljen e mëkateve,

në ringjalljen e trupit

dhe në jetën e përjetshme.

Amen.

A e ke menduar ndonjëherë se sa e fuqishme është ajo që shpallim kur themi:

“Unë besoj në Jezu Krishtin, Birin e Tij të vetëm, Zotin tonë”?

Në Bibël thuhet se ka vetëm një emër mbi çdo emër — emri Jezus.

Në atë emër, demonët dridhen dhe errësira largohet. Në atë emër, shërimi ndodh, zemrat e thyera restaurohen dhe shpirtrat shpëtohen. Jezusi ka autoritet mbi gjithçka: mbi qiellin, mbi tokën, madje edhe mbi fuqitë e errësirës.

Ndoshta nuk është e rastësishme që emri i Jezusit sulmohet kaq shpesh në botën ku jetojmë. Djalli e di fuqinë që ka ai emër dhe bën gjithçka për ta banalizuar, për ta relativizuar, për ta bërë të duket i zakonshëm. Sepse ai e di një të vërtetë të madhe: nëse nuk i japim rëndësinë e merituar emrit Jezus, nuk do ta thërrasim kur na duhet më shumë.

Kush është Jezusi për ty?

Shumë njerëz e njohin Jezusin si një mësues të madh. Të tjerë si një figurë historike që ndau kohën në “para Krishtit” dhe “pas Krishtit”. Myslimanët e respektojnë si profet. Por për dishepullët e Tij, Jezusi është shumë më tepër:

Biri i Perëndisë. Shpëtimtari. Zoti mbi çdo gjë.

Filipianëve e përshkruan bukur: “Ai e përuli vetveten dhe u bë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. Prandaj Perëndia e lartësoi dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju, dhe çdo gjuhë të rrëfejë: ‘Jezus Krishti është Zot!’

Një ditë, do të vijë momenti kur çdo gjuhë do ta shpallë këtë të vërtetë.

Pyetja është: A do ta shpallësh sot me zemrën tënde?

Jezusi, Krishti, Zoti

Në greqishten e lashtë, shpallja ishte kjo:

Iēsous Christos Kyrios → Jezus Krishti Zot.

Jezus – Emri i Tij si njeri.

Krisht – “I vajosuri”, i zgjedhuri i Perëndisë për të shpëtuar njerëzimin.

Zot – Sundimtari mbi gjithçka, Mbret mbi mbretër.

Kur e shpallim këtë, ne nuk themi vetëm një deklaratë doktrinore; ne shpallim autoritetin e Tij mbi jetën tonë. T’i thuash Jezusit “Zot” do të thotë t’i dorëzosh Atij drejtimin e çdo gjëje: mendimet, fjalët, marrëdhëniet, ëndrrat dhe vendimet.

Por Jezusi na paralajmëron: "Përse më thirrni, "Zot, Zot" dhe nuk bëni atë që ju them?" (Luka 6:46 ALBB)

Ta shpallësh me gojë është e lehtë; sfida është të jetosh nën autoritetin e Tij. Prandaj, ky devocion është një ftesë për reflektim:

A është Jezusi Zoti yt vetëm me fjalë apo edhe me jetë?

Jezusi, Zoti që ndryshon gjithçka

Kur e pranon Jezusin si Zot, Ai nuk të thërret vetëm të besosh, por të transformohesh.

* Ai është Shpëtimtari që të fal mëkatet.

* Ai është Shëruesi që shëron plagët e zemrës.

* Ai është Ngushëlluesi që të jep paqe kur gjithçka tjetër shembet.

* Ai është Drita që shpërndan errësirën brenda teje.

Shpëtimi është dhuratë, por transformimi është udhëtim. Sa më shumë që ia dorëzon Jezusit jetën, aq më shumë Ai ndërton themele të forta brenda teje.

Thirrja e ditës së sotme

Në fund të ditës, pyetja kryesore është:

Kush është Jezusi për ty?

* Një figurë historike?

* Një mësues i mirë?

* Apo Zoti i jetës sate?

Nëse Jezusi është Zoti yt, kjo duhet të shihet në mënyrën se si jeton, flet, do, fal dhe shërben. Nuk është thjesht një titull, por një marrëdhënie e përditshme.

Mos e shty për një ditë tjetër. Sot, shpalle me gojë dhe me zemër:

“Jezus Krishti është Zot!”

Dhe lejoje këtë të vërtetë të formësojë çdo vendim, çdo mendim dhe çdo veprim tëndin.

Lutje: “Zot Jezus, shpall që Ti je Shpëtimtari dhe Zoti im. Ndihmomë të të ndjek me besnikëri, të të besoj me gjithë zemër dhe të jetoj çdo ditë nën autoritetin Tënd. Më udhëhiq, më forco dhe më ndrysho që të të ngjaj Ty gjithnjë e më shumë.

Amen.”

Rreth këtij plani

Themele të Forta

Mbi çfarë janë ndërtuar themelet e jetës tënde? Ky plan 4-ditor të fton të eksplorosh besimin përmes Kredos së Apostujve, duke zbuluar kush është Perëndia Atë, çfarë ka bërë Jezusi për ty dhe si Fryma e Shenjtë banon në zemrën tënde çdo ditë. Nise sot këtë udhëtim të ngrohtë që do të të ndihmojë të ndërtosh besimin mbi themele të forta.

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.icf.al

Plane të ngjashme