Rezultatet e kërkimit
Filipianëve 4:6 (AL1)
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.
Filipianëve 4:7 (AL1)
Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.
1 Pjetrit 5:7 (AL1)
Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.
Mateu 6:25 (AL1)
«Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja?
Mateu 6:27 (AL1)
Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet?
Mateu 6:31 (AL1)
Mos u shqetësoni, pra, e mos thoni: “Çfarë do të hamë?”, “Çfarë do të pimë?” apo “Me se do të vishemi?”.
Mateu 6:34 (AL1)
Prandaj mos u shqetësoni për të nesërmen. E nesërmja ka shqetësimet e veta. Çdo dite i mjafton pikëllimi i vet».
Psalmet 94:19 (AL1)
Kur përbrenda më mbytin shqetësimet, ma gëzojnë shpirtin ngushëllimet e tua.
Jozuehu 1:9 (AL1)
A nuk të urdhërova të jesh i fortë e të kesh guxim? Mos ki, pra, frikë, sepse Zoti , Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh».
Gjoni 14:27 (AL1)
Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!
2 Timoteut 1:7 (AL1)
Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë e të maturisë.
Fjalët e urta 12:25 (AL1)
Ankthi i zemrës e thyen burrin, ndërsa një fjalë e mirë e gëzon.
Kuvendari 11:10 (AL1)
Shporre prej zemrës ngasjen, dëboje ligësinë nga mishi, se djalëria e çapkënëria janë veçse tymnajë.
Luka 12:25 (AL1)
Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet?
Dalja 15:14 (AL1)
Dëgjuan popujt e u drodhën. Ankthi i mbërtheu banorët e Filistesë.
Jobi 15:20 (AL1)
Keqbërësin e kaplon ankthi përditë e mujshari i ka vitet të numëruara.
Ezekieli 7:25 (AL1)
Kur të vijë ankthi, do të kërkojnë paqe, por paqe nuk do të ketë.
Jobi 15:24 (AL1)
Ankthi e mundimi e tmerrojnë dhe e mposhtin, si mbreti i gatshëm për sulm.
Fjalët e urta 12:13 (AL1)
Buzët e përdala janë kurthi i të ligut, por i drejti do të shpëtojë nga ankthi.
1 Makabenjve 6:10 (AL1)
Atëherë thirri të gjithë miqtë e u tha: «Gjumi më është larguar nga sytë e zemrën ma ndrydh ankthi.
Jeremia 6:24 (AL1)
Kur e dëgjuam këtë lajm, duart na u prenë, ankthi e dhimbjet na zunë si dhimbjet e gruas që lind.
Jeremia 49:24 (AL1)
Damasku u mek, u kthye për të ikur, e zuri tmerri, e kapi ankthi dhe dhimbjet porsi të gruas që lind.
Jeremia 50:43 (AL1)
Mbreti i Babilonisë e dëgjoi njoftimin e tyre, duart iu prenë, brenga e pushtoi dhe ankthi, si i gruas që lind.
Luka 22:44 (AL1)
Kur e zuri ankthi i vdekjes, u lut edhe më fort. Atëherë djersa e tij u bë si pika gjaku që binin në tokë .
Luka 21:25 (AL1)
«Do të ketë shenja në diell, në hënë e në yje. Në tokë kombet do t'i zërë tmerri e ankthi nga buçima e detit dhe e valëve.