Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Rezultatet e kërkimit

Efesianëve 2:8 (AL1)

Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia.

Hebrenjve 11:1 (AL1)

Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen.

Hebrenjve 11:3 (AL1)

Me anë të besimit, kuptojmë se gjithësia u krijua me fjalën e Perëndisë, në mënyrë të tillë që gjërat që shohim u bënë nga ato që nuk i shohim.

Hebrenjve 11:6 (AL1)

Pa besim është e pamundur t'i pëlqejë njeri Perëndisë, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se ka Perëndi dhe se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë.

Gjoni 3:16 (AL1)

Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.

Mateu 21:21 (AL1)

Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po ju them se po të kishit besim e të mos ngurronit, do të bënit jo vetëm çfarë i bëra unë fikut, por do t'i thoshit këtij mali “ngrihu e hidhu në det” dhe kjo do të ndodhte.

Galatasve 2:16 (AL1)

e dimë se njeriu nuk bëhet i drejtë nga veprat që kërkon ligji, por vetëm përmes besimit në Jezu Krishtin. Prandaj edhe besuam në Krishtin Jezu, që të bëhemi të drejtë nga besimi në Krishtin e jo nga veprat që kërkon ligji, sepse askush nuk do të bëhet i drejtë nga veprat e ligjit.

Romakëve 8:28 (AL1)

Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.

Hebrenjve 12:2 (AL1)

Le t'i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë.

Jakobi 1:3 (AL1)

sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin.

Jakobi 2:17 (AL1)

Kështu, pra, edhe besimi pa vepra është i vdekur në vetvete.

Galatasve 5:22 (AL1)

Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,

2 Korintasve 3:4 (AL1)

Ky është besimi që ne kemi në Perëndinë, përmes Krishtit.

Luka 18:42 (AL1)

Dhe Jezui i tha: «Shih përsëri! Besimi yt të shpëtoi».

Luka 8:48 (AL1)

Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».

Luka 17:19 (AL1)

Pastaj i tha atij: «Ngrihu e shko. Besimi yt të shpëtoi».

Jobi 8:14 (AL1)

Besimi i tij pe i hollë, rrjetë merimange mbështetja e tij.

Romakëve 10:17 (AL1)

Pra, besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen përmes fjalës së Krishtit .

Luka 7:50 (AL1)

Ndërsa Jezui i tha gruas: «Besimi yt të shpëtoi, shko në paqe».

Siraku 40:12 (AL1)

Çdo mitë e padrejtësi do të shfaroset, por besimi mbetet në amshim.

1 Korintasve 13:13 (AL1)

Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.

Jeremia 17:7 (AL1)

Bekuar njeriu që në Zotin beson, besimi i të cilit është Zoti vetë.

1 Korintasve 2:5 (AL1)

që besimi juaj të mos mbështetet në urtinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.

1 Timoteut 6:6 (AL1)

Besimi në Perëndinë është pasuri e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka,

Jakobi 2:20 (AL1)

A do ta kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i padobishëm?