Rezultatet e kërkimit
Filipianëve 4:13 (AL1)
Unë mund të bëj gjithçka përmes Krishtit që më forcon.
2 Korintasve 12:9 (AL1)
por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.
2 Korintasve 12:10 (AL1)
Prandaj gëzohem, edhe kur jam i dobët, edhe kur më shajnë, edhe kur jam në nevojë, edhe kur më përndjekin, edhe kur jam në vështirësi për shkak të Krishtit. Në të vërtetë, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
Isaia 40:29 (AL1)
Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.
Isaia 40:30 (AL1)
Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien.
Isaia 40:31 (AL1)
Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Psalmet 18:1 (AL1)
Mjeshtrit të korit. Himn që Davidi, shërbëtori i Zotit , i drejtoi Zotit ditën që Zoti e shpëtoi nga dora e armiqve dhe nga dora e Saulit.
Efesianëve 6:10 (AL1)
Së fundi , forcohuni nga Zoti dhe nga fuqia e pushtetit të tij.
Marku 12:30 (AL1)
dhe ti duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde.
Isaia 41:10 (AL1)
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
Ligji i përtërirë 31:6 (AL1)
Tregohuni trima e të guximshëm, mos kini frikë e mos u dridhni para tyre, sepse vetë Zoti , Perëndia juaj, do të ecë me ju. Ai nuk do t'ju lërë e as nuk do t'ju braktisë».
Psalmet 73:26 (AL1)
Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim.
1 Kronikave 16:11 (AL1)
Kërkojeni Zotin e fuqinë e tij, kërkoni përherë fytyrën e tij.
2 Samuelit 22:33 (AL1)
Perëndia që më dha forcë, e ma bëri udhën të përsosur.
Psalmet 28:7 (AL1)
Zoti është fuqia dhe mburoja ime, në të shpreson zemra ime, tek ai gjeta ndihmë. Ndaj ngazëllen zemra ime, me këngë e falënderoj.
Nehemia 8:10 (AL1)
Atëherë Nehemia u tha: «Shkoni, hani ushqime të majme, pini pije të ëmbla e çojuni një pjesë atyre që nuk kanë përgatitur asgjë, se kjo ditë është e shenjtë për Zotin tonë. Mos u mërzitni, sepse gëzimi i Zotit është streha juaj».
Psalmet 81:2 (AL1)
Ngazëlleni në Perëndinë, forcën tonë, brohoritni për Perëndinë e Jakobit.
Jobi 41:14 (AL1)
Në qafë e ka forcën e përballë tij dridhet tmerri.
Siraku 5:2 (AL1)
Mos ndiq afshet dhe forcën, mos shko pas dëshirave të zemrës.
Urtia 19:20 (AL1)
zjarri ruante forcën edhe në ujë e uji nuk e shuante dot,
Jobi 26:12 (AL1)
Me forcën e vet detin trazon, Rahabin thërmon me dijen e vet.
Psalmet 29:1 (AL1)
Psalm i Davidit. Jepini Zotit , o qenie hyjnore, jepini Zotit lavdinë dhe forcën.
Psalmet 84:6 (AL1)
Lum ata, që e gjejnë forcën te ti dhe kanë për zemër shtegtimin.
Habakuku 1:11 (AL1)
Vërshon si era e kalon tej, është fajtor, se forcën ka për perëndi.
Zanafilla 31:6 (AL1)
Ju vetë e dini se i kam shërbyer atit tuaj me gjithë forcën time.