Psalteri 119:1-10
![Psalmet 119:1-10 - Lum njerëzit me sjellje të përsosur,
që ecin sipas ligjit të ZOTIT!
Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij,
që e kërkojnë me gjithë zemër,
që nuk kryejnë paudhësi,
por ecin në udhët e tij.
Ti ke dhënë porositë e tua,
që me përpikëri të ruhen.
Qoftë e palëkundur sjellja ime,
që rregullat e tua t'i ruaj.
Atëherë nuk kam për t'u turpëruar,
kur të këqyr gjithë urdhërimet e tua.
Do të të përlëvdoj me zemër të dëlirë,
teksa mësoj vendimet e tua të drejta.
Rregullat e tua do t'i ruaj,
mos më braktis krejt!
Si mund ta ruajë i riu të pastër udhën e vet?
Duke ruajtur fjalën tënde.
Ty të kërkoj me gjithë zemër,
mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapistaging.com%2F320x320%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fstatic-youversionapistaging-com%2Fimages%2Fbase%2F6008%2F1280x1280.jpg&w=640&q=75)
Lum njerëzit me sjellje të përsosur, që ecin sipas ligjit të ZOTIT! Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër, që nuk kryejnë paudhësi, por ecin në udhët e tij. Ti ke dhënë porositë e tua, që me përpikëri të ruhen. Qoftë e palëkundur sjellja ime, që rregullat e tua t'i ruaj. Atëherë nuk kam për t'u turpëruar, kur të këqyr gjithë urdhërimet e tua. Do të të përlëvdoj me zemër të dëlirë, teksa mësoj vendimet e tua të drejta. Rregullat e tua do t'i ruaj, mos më braktis krejt! Si mund ta ruajë i riu të pastër udhën e vet? Duke ruajtur fjalën tënde. Ty të kërkoj me gjithë zemër, mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua.
Psalmet 119:1-10