Psalteri 16
16
Miktam i Davidit.
1Ruei-më, o Perënni, se shpëreva mbë tyi.
2Ti, o shpirti em, i the Zotit: Ti je Zoti em, se s’ke nevojë për të mirat e mia.
3Gjithë dashunia eme ashtë mbë shenjtënit qi janë ndë dhet, edhe mbë të sgjedhunit.
4Kanë me u shumuem të dhimtunat’ e atyneve qi venë mbas të tierësh perëndinave, unë s’kam me prumë kurbanet’ e atyneve të stërpikuna prei gjaknash, as kam me zanë n’gojë emënat’ e atyneve.
5Zoti ashtë piesa e anës’ eme, edhe e potirit t’em, ti ruen shortënë t’eme.
6Shkurtatë më ranë në vende fort të mirë, sepse trashigimi em ashtë fort i mirë.
7Kam me bekuem Zotinë, qi më këshilloi, por edhe ndë kohë të natësë më mësojënë veshnjet’ e mia.
8Kishiem ndër sy Zotinë përherë, se ashtë prei së diathtash mia, qi të mos tundem.
9Përandai u gëzue zemëra eme, edhe u gazmue gjuha eme, por edhe mishi em ka me u praitunë mbë shpëresë.
10Se s’ke me lanë shpirtinë t’em ndë vorr, as s’ke me lanë të dreitinë tand të shofi prishëje.
11Më diftove udhën’ e jetësë, faqeja jote ashtë plot me gëzim: gazmend ashtë kurdo ndë të diathtët tande.
Nu markerat:
Psalteri 16: PSGEKK1872
Märk
Dela
Kopiera

Vill du ha dina höjdpunkter sparade på alla dina enheter? Registrera dig eller logga in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.