Biểu trưng YouVersion
Biểu tượng Tìm kiếm

GJIONNIT 11

11
KAPTINA XI.
1Edhe ishte nji nieri sëmunë, Lazari, prei Methanie, prei krye-katundit Marisë edhe Marthësë së motërës’ asai.
2(Edhe Maria ishte ajo qi leu Zotinë me voj eret, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët e veta, të cillësë i vëllai Lazari ishte sëmunë.)
3Të motëratë pra dërguenë tek ai, tue thanë: Zot, qe tek ashtë sëmunë ai qi do ti.
4Edhe Iesui kur ndëgjoi, tha: Ajo sëmundë nuk’ ashtë për vdekë, por për laftin’ e Perëndisë, qi të lavdohet’ i Bir’ i Perëndisë me anë të asai.
5Edhe Iesui donte Marthën’ edhe të motërën’ e asai edhe Lazarinë.
6Kur ndëgjoi pra se ashtë sëmunë, atëherë mbeti dy ditt mb’ate vend ku ishte.
7Mbasandai mbas kësai u thotë dishepujvet: Le të vemi prap ndë Iude.
8Dishepujt’i thonë: Rabbi, tashti Iudeitë kërkojshinë me të rrafunë me gurë, edhe prap vete atie?
9Iesui u përgjeq: A s’ka dy-mbë-dhet’ ora dita? Ndë ecëtë kushi ditënë, nukë rrëshqet, sepse shef dritën’ e kësai bote.
10Por ndë ecëtë kushi natënë, rrëshqet, sepse s’ka dritë nd’ate.
11Këto tha, edhe mbasandai u thot’ atyne: Lazari miku ynë fjeti; por vete qi ta sqoj.
12Dishepujt’ e ati i thanë pra: Zot, ndë pastë fjetunë, ka me shpëtuem.
13Por Iesui kishte thanë për vdekën’ e ati, por ata kujtuenë se thotë për të fjetunit’ e gjumit.
14Atëherë pra Iesui u tha atyne mballa-faqe: Lazari vdiq.
15Edhe gëzohem për ju, qi të besoni, sepse nukë qesh atie, por le të vemi tek ai.
16Thomai pra, ai qi thohei Binjok, u tha dishepujvet shokëvet vet: Le të vemi edhe na, qi të vdesimë bashkë me ate.
17Kur erdhi pra Iesui, e gjeti se kishte tashti katër ditt ndë vorr.
18Edhe Bethania ishte ngjat Ierusalemit, afër pesë-mbë-dhetë stadie.
19Edhe shumë vetë prei Iudeish kishin’ ardhunë te Martha e te Maria, për me i ngushulluem për të vëllan’ e atyneve.
20Martha pra kur ndëgjoi se po vien Iesui, i duel përpara, edhe Maria ndejti ndë shtëpi.
21Martha pra i tha Iesuit: Zot, ndë kishie qenunë këtu, em vëlla s’kishte për me vdekunë.
22Por edhe tashti e dij, se sa t’i lypish Perëndisë, Perëndia ka me t’i dhanë.
23Iesui i thot’ asai: Yt vëlla ka me u ngjallunë.
24Martha i thotë: E dij se ka me u ngjallunë mbë të ngjallëmen’ e së mbrapmesë ditë.
25Iesui i tha asai: Unë jam e ngjallëmeja edhe jeta; ai qi më beson, edhe ndë vdektë, ka me rruem.
26Edhe gjithë-kush qi rron edhe më beson, s’ka me vdekunë për gjithë jetënë. A beson këte?
27I thotë: Po, Zot, unë kam besuem, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë, qi ke ardhunë ndë botët.
28Edhe si tha këto, vote e thërriti pshefas Marinë të motërën’ e vet, e i tha: Mieshtri ashtë këtu, edhe po të thërret.
29Ajo kur ndëgjoi, çohetë shpeit, e vien tek ai,
30(Iesui edhe s’kishte ardhunë ndë krye-katund, por ishte nd’ate vend qi i duel përpara Martha).
31Iudeitë pra qi ishinë bashkë me ate ndë shtëpi tue ngushulluem ate, kur panë Marinë se u ngrit shpeit edhe duel, i votnë mbrapa asai, tue thanë, se po vete ndë vorr, për me qjam’ atie.
32Maria pra si erdhi aty ku ishte Iesui, edhe pa ate, i ra ndër kambë, tue i thanë: Zot, ndë ishie këtu, vëllai s’do të më kishte vdekunë.
33Iesui pra kur pa ate tue qjamë, edhe ata Iudeitë qi kishin’ ardhunë bashkë me ate tue qjamë, shamtini ndë shpirt, e u përzie,
34edhe tha: Ku e keni vumë? I thonë: Zot, eja e shif.
35Iesui derdhi lot.
36Iudeitë pra thoshinë: Shif sa e pasëka dashunë!
37Por disa prei asish thanë: Nukë mundei kyi qi çeli syt’ e të vërbëtit, me bamë qi të mos vdiste edhe kyi?
38Iesui pra për-së-ri tue shamtimë ndër vetëhe vien ndë vorr. Edhe ishte nji shpellë, edhe mbi ate ishte vumë nji gur.
39Iesui thotë: Ngreni gurinë. Maria e motëra të vdekunit i thotë: Zot, qelbetë tashti, sepse ashtë katër ditsh.
40Iesui i thotë: Nukë të thashë, se ndë besofsh, ke me pamë laftin’ e Perëndisë?
41Ngritnë pra gurinë, atie ku ishte vum’ i vdekuni. Edhe Iesui ngriti sytë përpietë, e tha: Atë, ta falem ndersë, se më ndëgjove.
42Edhe un’ e dishiem se përherë më ndëgjon, por këte e thashë për këte popullinë qi rri këtu rreth, qi të besojnë, se ti më dërgove.
43- Edhe si tha këto, bërtiti me za të math: Lazar, eja jashtë.
44Edhe i vdekuni duel, lidhunë kambët’ e duertë me pëlhura, edhe faqeja e ati mpështiellë me rizë. Iesui u thot’ atyne: Sgjithnia, edhe linia me votunë.
45Shumë vetë pra prei Iudeish qi kishinë’ ardhunë te Maria, edhe panë sa bani Iesui, i besuenë.
46Por disa prei asish shkuenë te Fariseit, edhe u than’ atyne sa bani Iesui.
47Krye-priftënitë pra edhe Fariseitë përmblothnë bashkë-ndejtie, edhe thoshinë: Qish bajmë? Se kyi nieri ban shumë mërekullia.
48Ndë lanshim ate kështu, të gjithë kanë me i besuem, edhe kanë me ardhunë Romanët’, e kanë me prishun’ edhe vendinë t’anë edhe kombinë.
49Edhe nji prei asish, Kaiafa, qi ishte Krye-prift i ati viti, u tha atyne: Ju nukë dini asgja,
50as nukë mendoheni, se ashtë mirë për ne me vdekunë nji nieri për popullinë, edhe të mos hupi gjithë kombi.
51- Edhe këte nuk’ e tha prei vetiut, por, tue qenunë Krye-prift i ati viti, profetizoi se Iesui kishte për me vdekunë për kombinë;
52edhe jo për kombinë vetëmë, por qi të mbëledhi mbë nji edhe dielmt’ e Perëndisë qi ishinë shpërdamë.
53Çë mb’ate ditë pra banë këshille, për me e vramë.
54Përandai Iesui nuk’ ecëte ma mballa-faqe ndëpër Iudeit; por shkoi prej andej ndë nji vend ngjat shkretinësë, ndë nji qytet qi thohet’ Efraim, edhe atie shkonte kohënë bashkë me dishepujt’ e vet.
55Edhe ishte ngjat pashka e Iudevet, edhe shumë vetë prei ati vendi hypnë ndë Ierusalem para pashkësë, qi të qirojinë vetëvetëhenë.
56Kërkojshinë pra Iesunë, edhe i thoshinë njiani tietrit tue ndenjunë ndë tempull: Qish u duketë juve? Se s’ka me ardhunë për festënë?
57Edhe Krye-priftënit’ e Fariseitë kishinë porositunë, ndë e marrtë vesh kushi se ku ashtë, t’api za qi ta zanë.

Tô màu

Chia sẻ

Sao chép

None

Bạn muốn lưu những tô màu trên tất cả các thiết bị của mình? Đăng ký hoặc đăng nhập