LUKËSË 16
16
KAPTINA XVI.
1U thoshte edhe dishepujvet vet: Ishte nji nieri i pasunë qi kishte nji guvernuer; edhe i kallëzuenë keq për ate se shpërndan gjan’ e ati.
2Edhe ai i pëzajti, e i tha: Qish ashtë këjo qi ndëgjoj për tyi? Ep llogarin’ e guvernisë s’ate, sepse nukë do të mundesh ma me guvernuem.
3Atëherë guvernori tha me vetëvetëhenë: Qish të baj, se em zot po më hiek prei guvernisë? Me rëmihunë s’mundem; me lypunë kam turp.
4U kujtueshë qish të baj, për me më pritunë ndëpër shtëpiat e veta, kur të hiqem prei guvernisë.
5Edhe thirri për-anë nji ka nji detorët’ e të zotit vet, e i thoshte të parit: Sa detyrë i ke t’em zot?
6Edhe ai tha: Nji qind bucela voj. Edhe ai i tha: Merr letrënë tande, edhe rri e shkruei shpeit pesë-dhetë.
7Mbasandai i tha nji tietri: Por ti sa detyrë i ke? Edhe ai tha: Nji qind matësa gruni. I thot’ edhe ati: Merr letrënë tande, edhe shkruei tetë-dhetë.
8Edhe i zoti e lavdoi guvernorin’ e paudhë, sepse punoi me mend, sepse të bijt’ e kësai jete janë ma të mentshim ndë bres të vet, se të bijt’ e dritësë.
9Edhe unë po u thom juve: Zeni miq për vetëhenë tuei prei mammonait paudhënisë, për me u pritunë juve ndë tendat e jetësë pasosëme, kur të mëngoni.
10Ai qi ashtë besëtar mbë të pakënë, ashtë besëtar edhe mbë të shumënë; edhe ai qi asht’ i paudhë mbë të pakënë, asht’ i paudhë edhe mbë të shumënë.
11Ndë qoftë pra se s’u batë besëtarë mbë të paudhinë mammona, kush ka me u zanë besë juve për të vërtetënë gja?
12Edhe ndë qoftë se s’u batë besëtarë mbë të huejënë, kush ka me u dhanë juve tuejënë?
13As ndonji shërbëtuer s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë ka me e marrë mëni, edhe tietrinë ka me e dashunë; a njianinë ka me e marrë mbrapa, edhe tietrinë ka me e hedhunë tej. Nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë edhe mammonait.
14Edhe Fariseitë qi ishinë dorë-shtrejtë ndëgjojshinë këto të gjitha, edhe e përbuzinë.
15Edhe ai u tha atyne: Ju jeni ata qi nxirni vetëvetëhenë të dreitë përpara nierëzish; por Perëndia ngjef zemratë tueja, sepse ajo gja qi asht’ e naltë ndër nierëzit, përpara Perëndisë asht’ e ndytë.
16Ligja edhe profetënitë kanë qenunë ngysh ndë kohë të Gjionnit; çë mb’ate herë nepetë zani mirë për mbëretënin’e Perëndisë, edhe gjithë-se-cilli ngutetë me hymë nd’atë.
17Edhe ma kollai ashtë me shkuem qielli edhe dheu, se me ranë poshtë nji pikë prei ligjësë.
18Kushdo qi lishon gruen’ e vet, edhe martohetë me tietër, kurvënon; edhe kushdo qi martohetë me grue të lishueme prei burrit, kurvënon.
19Edhe nji nieri ishte i pasunë, edhe vishei me porpurë e me stoli të kuqe, tue u gëzuem përditë ndritshim.
20Ishte edhe nji i vobek qi e kishte emninë Lazar, i cilli dirgjei për-anë derës’ ati plot me varra,
21edhe dëshëronte me u ngimë me thërrmiat qi bijshinë prei truvezësë të pasunit, por edhe qentë vijshin e lëpijshinë varrat’ e ati.
22Edhe ai i vobeku vdiq, edhe u pru prei engjujsh ndë gjit të Abrahamit; vdiq edhe i pasuni, edhe u vorrue.
23Edhe ndë ferr, atie ku ishte ndër mundime, ngriti syt’ e vet, e shef Abrahaminë prei së largut, edhe Lazarinë ndë gjijt t’ati.
24Edhe ai thërriti, e tha: O Ati Abraham, përdëllemë, edhe dërgo Lazarinë qi të ngjyejë majën’ e gishtit vet nd’ujë, edhe të lagi me ujë të ftofët gjuhënë t’eme, sepse po mundohem ndë këte flakë.
25Por Abrahami tha: O dial, kujtohu se ti more të mirat’ e tua ndë jetët tande, edhe Lazari kështu muer të këqiatë; edhe tashti kyi prahetë, e ti mundohe.
26Edhe mbi gjithë këto, ndërmiet jush e nesh ashtë ngulunë nji grop’ e madhe, qi të mos munden’ ata qi duenë me shkuem prei këndej te ju, as ata qi duenë me shkuem prei andej te na.
27Edhe ai tha: Të lutem pra, o Atë, të dërgojsh ate ndë shtëpit t’im et,
28sepse kam pesë vëllazën; qi të api deshmi tek ata, për mos me ardhun’ edhe ata ndë këte vend mundimi.
29Abrahami i thotë: Kanë Moisenë edhe profetënatë; le t’u ndëgjojn’ atyne.
30Edhe ai tha: Jo, o ati Abraham, por ndë voftë ndonji prei së vdekunish tek ata, kanë me u penduem.
31Edhe ai i tha: Ndë qoftë se nuk’ u ndëgjojnë Moiseut edhe profetënavet, as ndë u ngjalltë ndonji prei së vdekunish, s’kanë më i zanë besë.
Đang chọn:
LUKËSË 16: DHRGKK72
Tô màu
Chia sẻ
Sao chép
Bạn muốn lưu những tô màu trên tất cả các thiết bị của mình? Đăng ký hoặc đăng nhập
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania