Psalltiri 6

6
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth, mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1Zot, mos më qërto ndë zëmërimt tënt, as mos më mundo ndë mërit tënde.
2Përdëlle-më, o Zot, sepse jam i pafuqiçim; shëro-më, o Zot, se u tuntnë eshtërat’ e mia.
3Edhe shpirti im u tunt fort, po ti, o Zot, gjer kur?
4Kthehu, o Zot, ruaj shpirtinë t’im, shpëto-më për përdëllimt tënt.
5Se s’ka kush të të kujtonjë ndë vdekëjet, edhe ndë varr kush do të të lavduronjë?
6U lodha ndë psherëtimënë t’ime, gjithë natënë lanj shtratnë t’im, lak shtresënë t’ime me lott e mi.
7Syri em u fyshk prej hidhërimit, u plak për punë të gjithë arëmiqet mi.
8Largohuni prej meje, gjithë ju që punoni pa udhë, se Zoti ndigjoi zën’ e të qarit t’im.
9Zoti ndigjoi të luturitë t’im, Zoti priti të faluritë t’im.
10U turpërofshinë e u tunçinë fort gjith’ arëmiqt’ e mi, u kthefshinë prapazi e u turpërofshinë së shpejti.

高亮显示

分享

复制

None

想要在所有设备上保存你的高亮显示吗? 注册或登录