YouVersion Logo
Search Icon

Marko 11

11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1E si erdhë afër Ierusalimit ndë Vithfagji, e ndë Vithani, afër malit së ullinjet, dërgon di nga mathitit’ e tij.
2E u thot’ ature: Hajdeni mbë fshat që është përtej juvet, e atë çast që të hini brënda do të gjeni një kroç lidhurë, që mb’atë nukë hipi ndonjë njeri, e si ta sgjidhni atë, birie këtu.
3E nd’u thashtë njeri juvet: Pse e bëni këtë? thoi se i duhetë zotit së tij; e atëherë do ta dërgojë atë këtu.
4E vanë e gjenë kroçnë përjashta derësë lidhurë, ndë një udhëkruqëjë, e sgjidhnë atë.
5E ca nga ata që rrijnë atje, u thon’ ature: Ç’bëni, që sgjidhni kroçnë?
6Edhe ata u than’ ature sikundrë i porsiti Iisui, e i lan’ ata.
7E e prunë kroçnë nde Iisui, e vunë mbi të rrobat’ e ture, e ndënji mbi të.
8E shumë shtroijnë rrobat’ e ture mb’udhë, e të tjerë prisnë dega nga lisatë, e i përhapnë mb’udhë.
9E ata që vijnë përpara, edhe ata që vijnë pas thërrisnë, e thoshnë: Osanna, i bekuarë ësht’ ai që vjen mb’ëmër të Zotit.
10E bekuarë mbretëria që vjen mb’ëmër të Zotit, të jatit sonë Dhavidhit. Osanna ndë më të lartinë Qiell.
11E hiri Iisui ndë Ierusalim, edhe ndë Iero; e si vështroi gjithë rrotullë, sepse koha qe afër mbë t’erturë, dolli e vate ndë Vithani bashkë me të dimbëdhjetë.
12E nesërët si duallë ata nga Vithania, e muar uja.
13E si pa një fik për së largut që kish fleta, u afërua të gjen gjë mbi të. E si erdhi mbë të nukë gjeti tjatër, përveçme fleta, se nukë qe koh’ e fiqet.
14E u përgjegj Iisui mbë të, e tha: Mos hangrëtë më njeri nga teje pemë ndë jetë. E mathitit’ e tij e digjuanë.
15E vijënë ndë Ierusalim, e si hiri Iisui ndë Iero, zuri të nxir jashtë ata që shitnë e bleijnë ndë iero, edhe trapezet’ e sarafëvet, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë ua ktheu mb’anë tjatër.
16E nukë lijte njeri që të shkon ndonjë enë ndëpërmes të naoit.
17E i dhidhaks ata, e u thosh: Nuk’ është shkruarë, se shtëpia ime do të thuhetë shtëpi e së falturit për gjithë miletë? E juvet e bëtë atë shpile të kusarëvet.
18E digjuanë Grammatejtë edhe të parët’ e Priftëret, e kërkoijnë me çfarë tropo ta vrisnë atë, sepse i trëmbejn’ atij se gjithë turma çuditejnë ndë dhidhahi të tij.
19E si u err dolli jashtë nga quteti.
20E ndë mëngjes si shkoijn’ ateje, panë fiknë që ishte tharë që nga rrënjatë.
21E Petrua u kujtua, e i thot’ atij: Dhaskal, ja fiku që i dhe nëmënë, u tha.
22E u përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Kini besë mbë Perndinë.
23Se me të vërteta u thom juvet, që cilido që t’i thotë këtij malit: Ngreu, e bjerë mbë det e të mos ketë di mënde ndë zëmërë të tij, po të besojë se ato që thotë bënenë, do të bënenë nde ai çdo që të thotë.
24Pra andaj u thom juvet: Gjithë sa të kërkoni kur faleni, besoni, se i mirri, e do t’u bënenë juvet.
25E kur të rriji ndë të falë, ndëjeni ndë keni gjë hasmëri me ndonjë, që t’u ndëjejë juvet edhe jati juaj që është ndë Qiell fajetë tuaj.
26E ndë mos ndëjefi juvet, as jati juaj që është ndë Qiell do t’u ndëjejë fajetë tuaj.
27E vijënë pagjene ndë Ierusalim, e tek ecënte ai ndë Iero vijënë afër tij të parët’ e priftëret, edhe Grammatejtë, edhe pleqtë.
28E i thon’ atij: Me ç’urdhër bën ti këto? Edhe cili ta dha ti këtë urdhër të bëç këto?
29Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më përgjegjeni mua, edhe unë do t’u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.
30Pagëzimi i Ioannit nga Qielltë qe, a nga njerëzitë? Përgjegjuni mua.
31E mendonejnë me vetëhe të ture, e thoshnë: Ndë thafçim nga Qielltë, do na thotë navet: E po ju pse nukë besuatë atij?
32E pameta ndë thafçim nga njerëzitë, trëmbejnë turmënë, se të gjithë e kishnë Ioannë se qe profit i vërtetë.
33E ju përgjegjnë e i than’ Iisuit: Nuk’ e dimë. Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: As unë nuk’ u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto.

Currently Selected:

Marko 11: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in