YouVersion Logo
Search Icon

Marko 12

12
Krie e dimbëdhjetëtë
1E nisi t’u flit ature me paravolira, e t’u thosh: Një njeri fitepsi vështë, e bëri rrotull gardh, e rrëmoi shkelës, e dërtoi kullë, e ua dha bujqet, e iku larg.
2E mbë kohë të së vjelit dërgoi mbë bujq kopilë, të marrë nga bujqtë pemë vështit.
3Edhe ata si e zun’ atë, e rrahnë, e e dërguanë me duar mbrazëtë.
4E pagjene dërgoi mb’ata jatër kopil, edhe atë si i bijnë me gurë, i çajtinë krietë, e e dërguanë turpëruarë.
5E përsëri dërgoi tjatër, edhe atë e vranë. Edhe shumë të tjerë që dërgoi, ca i rrahnë e ca i vranë.
6Akoma dha kish një bir të dashurë të tijnë, e e dërgoi edhe atë mb’ata më të pastajmenë, e thosh, se: ata do të turpënonenë, e të nderojënë tim bir.
7Po ata bujqër thanë me vetëhe të ture, se: kij është zoti i vështit; ejani ta vrasëmë atë, e do të mbetetë ndë navet pjesë.
8E si e muarë atë, e vranë, e e shtinë përjashta vështit.
9Ç’do t’u bëjë dha i zoti vështit? Do të vijë, e do të humbasë ata bujq, edhe vështënë do ta apë ndë të tjerë.
10As këtë kartë nukë dhiavastë: Atë gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë, kij u bë krie e quç i qoshesë.
11Prej Zotit u bë këjo, e ësht’ e çuditurë përpara sivet sona?
12E kërkoijnë ta zijn’ atë, po trëmbëjnë nga turma, se e kupëtuanë, se për ata e tha paravolinë, e e lanë atë, e iknë.
13E dërgojënë tek ai ca nga Farisejtë edhe Irodhianotë, që ta zijn’ atë mbë ndonjë fjalë.
14Edhe ata si erdhë, i thon’ atij: Dhaskal, navet e dimë që je i vërtetë, e nukë kërkon gjë, se nukë vështron hatër’ e njerëzet, po dhidhaks dreq udhën’ e Perndisë: Është ndëjierë t’apëmë haraçnë Qesarit, a jo? Të apëmë, a të mos apëmë?
15Edhe ai si kupëtoi të fshehurën’ e ture, u tha ature: Pse më gucitni? Birmëni mua këtu një dhinar ta shoh.
16Edhe ata i prunë, e u thot’ ature: E kuja është këjo konë, edhe kij ëmër? Edhe ata i than’ atij: Janë të Qesarit.
17Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Epni ato që janë të Qesarit, te Qesari, e ato që janë të Perndisë, te Perndia. E u çuditnë, e lijnë mëntë mbë të.
18E vijënë nde ai Sadhuqejtë, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietn’ atë, e i thanë:
19Dhaskal, Moisiu na shkroi navet, se nd’i vdektë ndonjeit vëllai, e të lërë gruan’ e tij, e të mos lërë djelm, të marrë vëllai tij gruan’ e tij, e të ngjalljë farë te vëllai tij.
20Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e kur vdiqi nukë la farë.
21E e mori edhe i diti atë, e vdiqi. As ai la farë, edhe i treti kështu.
22E e muarrë atë që të shtatë; e nukë lanë farë. Më pastaj nga të gjith’ ata vdiqi edhe gruaja.
23E po ndë të ngjallturë, ahiere që do të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë grua? Se që të shtatë e patnë atë grua.
24E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Nukë jeni ju të gënjierë për këtë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë?
25Sepse kur të ngjallenë nga të vdekuritë, as martonenë, as gratë i apënë ndë burra, po janë posi ëngjejtë që janë ndë Qiell.
26E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit.
27Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po Perndi e së gjallëvet. Juvet ini dha shumë gënjierë.
28E si ju afërua një nga Grammatejtë, që kish digjuarë të pieturat’ e ature, e kupëtoi që u përgjegj mb’ata mirë, e pieti atë: Cila porsi është e parë nga të gjitha?
29Edhe Iisui ju përgjegj atij, se: E para nga të gjitha porsitë është: digjo, o Israil, Zoti Perndia jote, Zot një është.
30Edhe të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë mënd tënd, edhe me gjithë fuqi tënde. Këjo është porsi e parë.
31E e ditë si edhe këjo, është këjo: Të duaç gjitonë tënd posi edhe vetëhenë tënde. Më e madhe nga këto tjatër porsi nuk’ është.
32Edhe Grammatei i tha atij: Mirë, o dhaskal, të vërtetënë fole, se një është Perndia, e tjatër nuk’ është përveçme asaj.
33Edhe të dojë atë njeriu me gjithë zëmërë, e me gjithë mënd, e me gjithë Shpirt, e me gjithë fuqi, edhe të dojë gjitonë posi vetëhen’ e tij, është më shumë se gjithë dhurëtitë, e gjithë kurbanetë.
34Edhe Iisui si e pa atë që ju përgjegj mënçurë, i tha atij: Nukë je larg nga mbretëria e Perndisë. E njeri nukë guxon ta piet më atë.
35E u përgjegj Iisui tuke dhidhaksurë ndë Iero, e tha: Qish thonë Grammaejtë, se Krishti është i biri i Dhavidhit?
36Sepse ai Dhavidhi tha me Shpirtnë Shënjt: Tha Zoti nde Zoti im, rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hazmërit e tu përposh ndënë këmbë të tua.
37Ai adha vetë Dhavidhi e thot’ atë Zot, e po nga është bir’ i tij? E turm’ e shumë e digjoijnë atë me të pëlqierë.
38E u thosh ature ndë dhidhahi të tij: Ruhuni nga grammatejtë, që duanë të ecëjënë me stolira, e me të përshëndetura mb’udhë.
39E që duanë vëndn’ e parë ndë mbëjedhëja, e të rrinë ndë krie të sufrasë ndë gostira.
40Ata që hanë shtëpit’ e gravet’ së va, gjoja se falenë shumë. Këta do të mundonenë më shumë.
41E si ndënji Iisui karshi kutisë që mbëjidhnë eleimosinë, e vijte re qish vijnë turma asprë ndë kuti të eleimosinit, e shumë të pasurë vijnë shumë.
42E si u qas një grua e ve e varfërë, vuri di asprë, që është një kodrant.
43E thirri mathitit’ e tij afër, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, që këjo grua e ve e varfërë vuri më shumë se gjithë nga ata që vunë ndë kuti të eleimosinit.
44Sepse të gjithë vunë nga ajo që u tepëron, e këjo nga lipsëj’ e saj vuri sa që kish, gjithë gjën’ e saj.

Currently Selected:

Marko 12: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in