të dalëtë 11
11
1Edhe Zoti i tha Moisiut: Edhe një plagë do të bie mbi Faraonë, edhe mbi Egjyptërinë, pastaj do t’u lërë të delni së këtejmi; kur t’u lërë të delni vërtet u ka për t’u dëbuarë së këtejmi fare; 2tashi foli gjëndëjesë ndë veshët, edhe le të kërkonjë (çdo) burr nga fëqinja e ti, edhe (çdo) grua nga fëqinja e saj, enë të argjëntta, e enë t’arta.
3Edhe Zoti i dha hirë gjëndëjesë përpara Egjyptianëvet, po edhe ky njeri, Moisiu, (ishte) fort i math ndë dhe të Egjyptërisë, përpara shërbëtorëvet Faraonit, e përpara gjëndëjesë.
4Edhe Moisiu tha: Kështu thotë Zoti: Ndë mes të natësë unë do të dal ndë mes të Egjyptërisë, 5edhe gjithë çdo dial’ i parë ndë dhe të Egjyptërisë do të vdesë, që nga diali i parë i Faraonit, që rri mbë fron të ti, gjer mbë dialin’ e parë të shërbëtoresë, që (rri) përanë mullirit drithit, edhe gjer mbë çdo të piellë të parë të bagëtivet, 6edhe ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë do të jetë njī klithmë e madhe, që nuk’ është bërë kurrë ndonjëherë, as është për të bërë paskëtaj e këtillë, 7po mbi gjithë të bijt’ e Israilit (asndonjë) qën nukë do të livisë gluhën’ e ti, që nga njeriu gjer mbë bagëtinë, që të njihni se Zoti bëri të çquarë ndërmes të Egjyptianëvet e të Israilit, 8edhe gjithë këta shërbëtorët’ e tu do të sbresënë tek unë, edhe do të më bienë ndër këmbë, tuke thënë: Dil ti, edhe gjithë gjëndëja që vien pas teje, edhe pastaj do të dal. Edhe (Mosiu) dolli nga Faraoni me zemërim të math.
9Edhe Zoti i tha Moisiut: Nukë do t’u dëgjonjë juve Faraoni, që të shumonenë çudit’ e mia ndë dhe të Egjyptërisë. 10Po Moisiu edhe Aaroni bënë gjithë këto çudi përpara Faraonit, edhe Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nukë la të delinë të bijt’ e Israilit nga dheu i ti.
Currently Selected:
të dalëtë 11: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë