YouVersion Logo
Search Icon

të dalëtë 17

17
1Edhe gjithë mbëledhëja e të bijet Israilit u ngrenë nga shkretëtira e Sinit, edhe bënë udhë pas urdhërimit Zotit, edhe ngulnë ushtërinë ndë Refidim, atie ku nukë (kishte) ujë për të pirë gjëndëja. 2Edhe gjëndëja fliste keq për Moisinë, e thoshte: Epna ujë të pimë. Edhe Moisiu u tha atyre: Përse flitni keq për mua? Përse ngitni Zotinë? 3Edhe gjëndëjen’ e mori etëja për ujë atie, edhe gjëndëja murmuronte kundrë Moisiut, e thoshte: Ç’është këjo? Na ngrite nga Egjyptëria, që të na vraç neve, edhe djemtë tanë, edhe bagëtitë tona me etëje? 4Edhe Moisiu i thërriti Zotit, e tha: Ç’ t’i bënj kësaj gjëndëje? Për pakëzë do të më vrasënë me gurë. 5Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko përpara gjëndëjesë, edhe merr me vetëhe nga pleqt’ e Israilit; merr ndë dorët tënde edhe stapnë që i re lumit, edhe shko, 6na unë tek do të rri atie përpara teje mbi gurt ndë Horiv, edhe do t’i biesh gurit, edhe do të dalë ujë nga ay, që të pijë gjëndëja. Edhe Moisiu bëri kështu përpara pleqvet Israilit.
7Edhe (ay) ja vuri emërinë vëndit Massah edhe Meribah, nga të sharët’ e të bijet Israilit, edhe sepse nganë Zotinë, e thanë: Është Zoti ndër ne, apo jo?
8Atëhere erdhi Amaliku, edhe lëftoi me Israilinë ndë Refidim. 9Edhe Moisiu i tha Joshuait: Sgjith burra prei nesh, edhe del, e lëfto me Amalikunë; nesër’ unë do të rri ndë majë të malit, tuke mbajturë ndë dorët time stapin’ e Perëndisë. 10Edhe Joshuai bëri sikundrë i tha Moisiu, edhe lëftoi me Amalikunë, edhe Moisiu, (e) Aaroni, e Huri hipnë ndë majët të malit. 11Edhe Moisiu kur ngrinte dorën’ e ti, munte Israili, edhe kur unjte dorën’ e ti, munte Amaliku. 12Edhe Moisiut iu lothnë duartë, andaj muarrë gur, edhe e vunë përposh ati, edhe ndenji mbi atë; edhe Aaroni e Huri, një nga njëra anë, e një nga tietëra i mbaninë duartë, edhe duart’ e ati qëndroninë pshteturë gjer mbë të perënduarët të diellit. 13Edhe Joshuai prishi Amalikunë, edhe gjëndëjen’ e ati, e i shkoi ndëpër kordhë.
14Edhe Zoti i tha Moisiut: Shkruaje këtë ndë vivlit për të mbajturë mënt, edhe shtieri ndë veshët të Joshuait, se do të shuaj fare të përmëndurit’ e Amalikut nga dheu ndënë qiell.
15Edhe Moisiu ndërtoi (atie) një therore, edhe ja vuri emërinë Jehovah-nissi [Zoti shenja ime], 16edhe tha: Sepse u ngre dorë mbi fron të Zotit, (edhe) lufta e Zotit mbi Amalikunë bres pas brezi.

Currently Selected:

të dalëtë 17: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in