YouVersion Logo
Search Icon

të dalëtë 18

18
1Edhe Jethroi, prifti i Madhiamësë, i vëjehërri Moisiut, kur dëgjoi gjithë sa i bëri Perëndia Moisiut, edhe Israilit gjëndëjesë ti, se Zoti nxori Israilinë nga Egjyptëria, 2atëhere Jethroi, i vëjehërri Moisiut, mori Zipporahënë, të shoqen’ e Moisiut, që e kishte dërguarë prapa, 3edhe të dy të bijt’ e asai, nga të cilëtë njëri (e kishte) emërinë Gershom, sepse tha: Ndenja i huajë ndë dhe të huajë, 4edhe tiatri (e kishte) emërin’ Eliezer, sepse tha: Perëndia i tim et më ndihu, e më shpëtoi nga kordha e Faraonit, 5edhe Jethroi, i vëjehërri i Moisiut, erdhi te Moisiu, bashkë me të bijt’ e ati, e me të shoqen’ e ati, ndë shkretëtirët, atie ku kishte ngulur ushtërinë ndë malt të Perëndisë, 6edhe i dha zë Moisiut: Unë Jethroi, yt vëjehërr po vinj te ti, edhe jot shoqe, edhe të dy të bijt’ e asai bashkë me atë.
7Edhe Moisiu i dolli përpara të vëjehërrit, edhe i unji kryetë, edhe e puthi, pastaj pyetnë njëri jatrinë për shëndetinë, edhe hynë ndë tendët. 8Edhe Moisiu i tregoi të vëjehërrit gjithë sa i bëri Zoti Faraonit edhe Egjyptianëvet për Israilinë, (edhe) gjithë mundimetë që u gjanë atyre mb’udhë, edhe shpëtoi ata Zoti. 9Edhe Jethroi u gëzua tepërë për gjithë sa të mira i bëri Israilit Zoti, të cilin’ e shpëtoi prei dorësë Egjyptianëvet. 10Edhe Jethroi tha: (Qoftë) bekuarë Zoti, që u shpëtoi juve nga dora e Egjyptianëvet, edhe nga dora e Faraonit, i cili shpëtoi gjëndëjenë (që qe) ndënë dorët të Egjyptianëvet, 11tashi e njoh se Zoti (ësht’) i math përmbi gjithë perëndirat, sepse nd’atë gjë, që u madhështuanë, (u bë) më i lartë se ata.
12Pastaj Jethroi, i vëjehërri i Moisiut, mori (kurbane) të diegurë gjithë, edhe kurbane për Perëndinë, edhe erdhi Aaroni, edhe gjithë pleqt’ e Israilit, të haninë bukë bashkë me të vëjehërrin’ e Moisiut, përpara Perëndisë.
13Edhe mbë të nesërmet Moisiu ndenji të gjukonte gjëndëjenë, edhe gjëndëja rrinte përpara Moisiut që ndë mëngjest e gjer mbrëmanet. 14Edhe i vëjehërri i Moisiut kur pa gjithë sa i bënte gjëndëjesë, tha: Ç’(është) këjo punë, që i bën ti gjëndëjesë? Përse rri ti vetëmë, edhe gjithë gjëndëja rri përpara teje që ndë mëngjest e gjer mbrëmanet? 15Edhe Moisiu i tha të vëjehërrit: Sepse gjëndëja vien tek unë për të pyeturë Perëndinë, 16edhe kur kanë ndonjë punë vinjënë tek unë, edhe unë gjukonj ndërmest njërit e jatrit, edhe dëftonj urdhërimet’ e Perëndisë, edhe nomin’ e ati. 17Edhe i vëjehërri i Moisiut i tha: Nuk’ (ësht’) e mirë këjo punë, që bën ti, 18me të vërtetë edhe ti do të lodhesh, edhe këjo gjëndëja, që (rri) bashkë me ty, sepse puna (është) fort e rëndë për ty, nukë munt ta bënjç këtë vetëmë, 19dëgjo pra zënë tim, do të të këshillonj, edhe Perëndia do të jetë bashkë me ty: Ti të jesh përpara Perëndisë për gjëndëjenë, që t’i zësh n’gojë Perëndisë punëtë, 20edhe u mëso atyreve urdhërimet’ edhe nominë, edhe u dëfto atyre atë udhënë që duhetë të ecënjënë, edhe ato punëtë që duhetë të bënjënë, 21po sgjith nga gjithë gjëndëja burra të vëlyerë, që t’i kenë frikë Perëndisë, burra të duanë të vërtetënë, t’i kenë mëri lakëmimit e argjëndit, edhe vërë krerë mbi ata kryemilës, e kryeqindës, e kryepesëdhietës, e kryedhietës, 22edhe le të gjukonjënë gjëndëjenë përherë, edhe çdo punë të madhe, le ta bienë te ti, po çdo punë të vogëlë le ta gjukonjën’ ata, kështu do të lehsonesh, edhe do të mbanjënë (barrënë) bashkë me ty; 23ndë bëfsh këtë punë, edhe Perëndia të urdhëron (kështu), atëhere do të munç të qëndronjç, pastaj edhe gjithë këjo gjëndëje do të harrinjë ndë vënt të saj me paqtim.
24Edhe Moisiu dëgjoi zën’ e të vëjehërrit, edhe bëri gjithë sa tha. 25Edhe Moisiu sgjodhi nga gjith’ Israili burra të zotë, edhe i vuri ata të parë mbi gjëndëjenë, kryemilës, e kryeqindës, e kryepesëdhietës, e kryedhietës, 26edhe gjukoninë gjëndëjenë mbë çdo kohë, por punët’ e rënda ja bijnë Moisiut, edhe çdo punë të vogëlë e gjukonin’ ata.
27Pastaj Moisiu përcolli të vëjehërrinë, i cili vate ndë dhe të ti.

Currently Selected:

të dalëtë 18: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in