të dalëtë 2
2
1Atëhere vate një njeri nga shtëpia e Leviut, edhe mori (për grua) një nga të bilat’ e Leviut. 2Edhe gruaja u mbars, e polli dialë, edhe ajo kur pa se ishte i bukurë, e fshehu atë tre muaj. 3Edhe passi s’munte më ta fshihte atë, mori një arkë prei shufrash, edhe e leu atë me pisë, edhe vuri brenda dialënë nd’ atë, edhe e vuri buzë lumit ndë baltët. 4Edhe e motëra përgjonte për së largu, që të shihte se ç’do t’i bënei ati.
5Edhe e bila e Faraonit sbriti që të lahej ndë lumt, edhe shërbëtoret’ e asai po ecëninë buzë lumit, edhe kur pa arkënë ndë baltët, dërgoi shërbëtoren’ e saj edhe e mori, 6edhe kur e hapi, pa dialënë, edhe na foshnjeja tek po klante, edhe (asai) iu dhëmp për atë, e tha: Ky (është) nga djemt’ e Evrevet. 7Atëhere e motëra e ati i tha së bilësë Faraonit: A do të vete e të thërres për ty një grua pëllore nga Evrejtë, që t’i apë sisë dialit? 8Edhe e bila e Faraonit i tha asai: Ecë. Edhe vashëza vate, e thirri t’ëmën’ e dialit. 9Edhe e bila e Faraonit i tha asai: Merr këtë dialë, e m’i ep sisë, edhe unë do të ta ap pagënë. 10Edhe gruaja mori dialinë, e i epte sisë. Edhe si u rrit diali, ja pruri së bilësë Faraonit, edhe u bë i bir’ i asai, edhe ja vuri emërin Moisi, tuke thënë: Se e nxora nga ujëtë.
11Edhe nd’ato dit, Moisiu passi u bë i math, dolli te të vëllezërit’ e ti, edhe tuke vënë re mundimin’ e atyreve, sheh një njeri Egjyptian, që rrihte një Evre nga të vëllezërit’ e ti. 12Edhe si vuri re përqark andej e këtej, edhe pa se nuk’ (ishte) njeri, vrau Egjyptianinë, edhe e fshehu ndë rërët. 13Edhe dolli të dytënë ditë, edhe na dy burra Evrejsh te po rriheshinë, edhe (ay) i tha ati që ja bënte pa udhë: Përse rreh t’afërminë tënt? 14Edhe ay i tha: Cili të vuri të parë e gjukatës mbi ne? Apo mos do të më vraç, sikundrë vrave Egjyptianinë? Edhe Moisiu u frikësua, e tha: Me të vërtetë këjo punë u mor vesh.
15Edhe Faraoni kur dëgjoi këtë punë, kërkonte të vriste Moisinë, po Moisiu iku nga syt’ e Faraonit, edhe ndenji ndë dhe të Madhiamësë, edhe ndenji afërë pusit.
16Edhe prifti i Madhiamësë kishte shtatë bila, të cilat’ erthnë e nxuarrë ujë, edhe mbushnë govatatë, që t’u epinë ujë dhënet t’et. 17Edhe erdhë baritë, e dëbuan’ ato, edhe Moisiu u ngre, e u ndihu atyreve, edhe u dha ujë dhënet atyre. 18Edhe kur erthnë te Reuili te i ati tyre, u tha (atyre): Ç’erthtë (kaqë) shpejt sot? 19Edhe ato thanë: Një njeri Egjyptian na shpëtoi nga duart’ e barivet, edhe na nxori ujë, e u dha dhënet të pininë. 20Edhe ay u tha të bilavet ti: E ku ësht’ ay? Përse e latë njerinë? Thërritni atë të hajë bukë. 21Edhe Moisiut i pat ënda të rrinte bashkë me atë njeri, i cili i dha Moisiut (për grua) Zipporahënë të bilën’ e ti. 22Edhe (ajo) polli dialë, edhe ay ja vuri emërin’ ati Gershom, tuke thënë: Jam i huajë ndë dhe të huajë.
23Pas shumë kohe, vdiq mbëreti i Egjyptërisë, edhe të bijt’ e Israilit psherëtinë nga punëratë, edhe klithnë, edhe klithma e atyreve hipi te Perëndia nga puna e shërbesësë. 24Edhe Perëndia u dëgjoi atyre psherëtimënë, edhe Perëndisë i ra ndër mënt dhiata e ti (që pat bërë) me Avraamin’ e me Isaakun’ e me Jakovinë. 25Edhe Perëndia shturi sytë mbi të bijt’ e Israilit, edhe Perëndia njohu (punën’ e atyre).
Currently Selected:
të dalëtë 2: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë