të dalëtë 3
3
1Edhe Moisiu kulloste dhënt’ e Jethroit, të vëjehërrit, priftit Madhiamësë, edhe pruri dhëntë prapa shkretëtirësë, edhe erdhi ndë malt të Perëndisë, ndë Horiv. 2Edhe iu duk ati ëngjëlli i Zotit ndë flakë zjarri, nga mesi i ferrësë, edhe na tek ishte ndezë ferra, edhe ferra nukë digjej.
3Edhe Moisiu tha: Le të kthenem, e le të vështronj këtë çudi të madhe, përse nukë digjetë ferra. 4Edhe Zoti kur pa (Moisinë), se u kthye tè vështronjë, Perëndia i thërriti ati nga mezi i ferrësë, e tha: Moisi, Moisi. Edhe ay tha: Na (ku jam) unë. 5Edhe tha: Mos u afro këtu, sgjith shojetë tua nga këmbët e tua, sepse ky vënt që rri mbi atë, është vënt i mirë. 6Edhe (i) tha (ati): Unë (jam) Perëndia i tyt et, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit. Edhe Moisiu fshehu faqen’ e ti, sepse kishte frikë të shtinte sytë mbë Perëndinë.
7Edhe Zoti tha: Pashë, pashë të vuajturit’ e gjëndëjesë sime ndë Egjyptëri, edhe dëgjova klithmën’ e atyreve për punë t’atyreve që i nxitonjënë ndë punë, sepse e njoha të dhëmburit’ e atyreve, 8edhe sbrita që të shpëtonj ata nga dora e Egjyptianëvet, edhe t’i ngre ata nga ay dhe, (e t’i shpie) mbë një dhe të mirë e të gjërë, mbë një dhe që rrieth klumësht e mialtë, ndë vënt të Hanaanit, e të Hittitëvet, e të Amoritëve, e të Perizzitëvet, e të Hivitëvet, e të Jebusitëvet, 9edhe tashi na klithma e të bijet Israilitëvet tek erdhi tek unë, pastaj pashë edhe shtrëngimnë me të cilin’ i shtrëngonjën Egjyptianëtë, 10eja tashi pra, edhe do të dërgonj ty te Faraoni, edhe do të nxierrç gjëndëjenë time, të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria.
11Edhe Moisiu iu përgjeq Perëndisë: Cili (jam) unë, që të vete te Faraoni, e të nxier të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria? 12Edhe (Perëndia) tha: Me të vërtetë unë do të jem bashkë me ty, edhe këjo (do të jetë) shenja për ty, se unë të dërgova ty; passi të nxierrç gjëndëjenë nga Egjyptëria, do të lutni Perëndinë mbë këtë mal.
13Edhe Moisiu i tha Perëndisë: Na unë (kur) të vete te të bijt’ e Israilit, edhe t’u them atyre: Perëndia i atëravet tuai më ka dërguarë te ju, edhe ata ndë pyeçinë: Ç’emër (ka) ay? Ç’t’u them atyreve? 14Edhe Perëndia i tha Moisiut: Unë jam Ay që është, edhe tha: Kështu do t’u thuaç të bijet Israilit: Ay që është më dërgoi te ju. 15Pastaj Perëndia i tha Moisiut: Kështu do t’u thuaç të bijet Israilit: Zoti Perëndia i atëravet tuai, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit, më dërgoi te ju, ky (do të jetë) emëri im për gjithë jetënë, edhe këta është të përmënduritë tim breza pas brezash,
16shko, e mbëlith pleqësin’ e Israilit, edhe thuaju atyre: Zoti Perëndia i atëravet tuai, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit, m’u duk, e më tha: U vështrova juve me të vërtetë, edhe gjithë sa u bënjënë juve ndë Egjyptëri, 17edhe thashë: Do t’u ngre juve nga të vuajturit’ e Egjyptianëvet, (e do t’u shpie juve) ndë dhe të Hanaanitëve, e të Hittitëve, e të Amoritëvet, e të Perizzitëve, e të Hivitëvet, e të Jebusitëvet, ndë një dhe që rrieth klumësht e mialtë, 18edhe do t’i dëgjonj zërit tënt, edhe do të veç ti edhe pleqësia e Israilit te mbëreti i Egjyptërisë, edhe do t’i thuaç ati: Zoti Perëndia i Evrevet u poq me ne, tashi pra, lerëna të vemi tri dit udhë ndë shkretëtirët, që t’i bëjmë kurban Zotit Perëndisë tënë;
19edhe un’ e di se mbëreti i Egjyptërisë nukë do t’u lërë juve të vij, përveç me dorë të fortë, 20edhe si të ndenj dorënë time do t’i bie Egjyptërisë me gjithë çudit’ e mia që do të bënj ndë mest t’asai, edhe pastaj do t’u lëshonjë juve,
21edhe do t’i ap hirë kësaj gjëndëje përpara Egjyptianëvet, edhe kur të ikni, nukë do të shkoni me duar thatë, 22po (çdo) grua ka për të lypurë nga fëqinja e saj, edhe nga ajo që rri bashkë me atë, enë të argjëntta, e enë t’arta, e rrobe, edhe do t’i viri mbi bijt tuai, e mbi bilat tuaia, edhe do të ripni Egjyptianëtë.
Currently Selected:
të dalëtë 3: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë