të bërëtë 24
24
1Edhe Avraami ishte plak i shkuarë nga viet, edhe Zoti e bekoi Avraaminë mbë të gjitha.
2Edhe Avraami i tha shërbëtorit ti më të vietërit shtëpisë vet, kujdestarit gjithë gjësë ti: Të lutem, vëre dorënë tënde ndënë kofshët time, 3edhe do të vë ndë be Zonë, Perëndin’ e qiellit edhe Perëndin’ e dheut, se s’ke për të marrë grua për tem bir nga bilat’ e Hanaanitëvet, që rri unë ndërmest atyreve, 4po ke për të vaturë ndë vënt tim, edhe ndë fist tim, edhe ke për të marrë grua për tem bir, Isaakunë.
5Edhe shërbëtori i tha ati: Mbase nukë do të dojë gruaja të më vinjë pas ndë këtë dhe, duhetë të shpie tët bir nd’atë dhe që dolle. 6Edhe Avraami i tha ati: Ki mëntë, mos shpiesh tem bir atie, 7Zoti Perëndia i qiellit, që më nxori nga shtëpia e tim et, edhe nga dheu që kam lindurë, edhe i cili më foli, edhe më bëri be, tuke thënë: Këtë dhe do t’ja ap farësë sate, ay do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti përpara teje, edhe do të marrç grua për tem bir andej, 8po ndë mos dashtë gruaja të vinjë pas teje, atëhere do të jesh i liruarë nga këjo beja ime, veçe mos shpiesh tem bir atie.
9Edhe shërbëtori vuri dorën’ e ti ndënë kofshët t’Avraamit të zot, edhe i bëri be për këtë punë.
10Edhe shërbëtori mori dhietë kamille nga kamillet’ e të zot, edhe vate tuke siellë me vetëhe nga gjithë të mirat’ e të zot, edhe u ngre e vate ndë Mesopotami, ndë qytet të Nahorit.
11Edhe unji mbë gjunj kamilletë përjashta qytetit përanë pusit ujit, ndaj mbrëma, kur dilinë gratë të nxirinë ujë. 12Edhe tha: O Zot Perëndia i tim zot Avraamit, të lutem, epmë një të piekurë të mirë sot, edhe bëri përdëllim Avraamit, tim zot. 13Na unë tek po rri afërë krojt’ ujit, edhe të bilat’ e vëndëset qytetit dalënë të nxierrënë ujë, 14edhe ajo vashëzë që t’i them asaj: Të lutem, sbrit shtëmbënë tënde, që të pi, edhe ajo të thotë: Pi, edhe do t’u ap ujë edhe kamillevet tua, këjo qoftë ajo, që bëre gati për shërbëtorinë tënt Isaakunë, edhe nga këjo do t’e njoh se i bëre përdëllim tim zot.
15Edhe posa të pushonjë ay së foluri, na tek po dilte Reveka, e cila i kishte lindurë Bathuilit, të birit Millkahësë, gruasë Nahorit, të vëllait Avraamit, edhe kishte shtëmbën’ e saj mbë krahë të saj. 16Edhe vashëza (ishte) fort e bukurë mbë syt, vërgjireshë, edhe burr nuk’ e kishte njohur’ atë; passi sbriti pra ndë gurrët, mbushi shtëmbën’ e saj, edhe po hipte. 17Edhe shërbëtori vate me vrap e i dolli përpara, edhe i tha: Të lutem, nëmë të pi pakëz’ ujë nga shtëmba jote. 18Edhe ajo tha: Pi, zoti im; edhe shpejtoi e sbriti shtëmbën’ e saj mbë krahë të saj, edhe i dha e piu. 19Edhe ay si pushoi së piri, tha (ajo): Do të nxier ujë edhe për kamillet’ e tua, gjersa të pijënë të gjiitha. 20Edhe sakaqëherash cbrazi shtëmbën’ e saj ndë magjet, edhe vate me vrap ndë pust të nxirrte ujë, edhe nxori ujë për gjithë kamillet’ e ati. 21Edhe njeriu tuke çuditurë për atë, nukë fliste, që t’e njihte, vallë ja bëri mbarë udhënë Zoti, apo jo. 22Edhe si pushuanë kamilletë së piri, njeriu mori një palë vathë të artë një gjysëmë shekëlle të rëndë, edhe dy rrathë për duart’ e asaj dhietë (shekëlla) ari të rëndë, 23edhe (e) pyeti: E kuja bilë (je) ti? Të lutem, thuajmë, a ka vënt ndë shtëpit tyt et për të rënë ne? 24Edhe ajo i tha ati: Jam e bila e Vathuilit të birit Millkahësë, të cilinë ja polli Nahorit. 25Edhe i tha ati: (Ka) ndër ne edhe kashtë, edhe shumë bar, edhe vënt për të rënë.
26Atëhere njeriu unji kryet’ e iu fal Zotit, edhe tha: 27Qoftë lëvduarë Zoti Perëndia i tim zot Avraamit, që nukë hoqi dorë nga përdëllimi i ti, edhe nga e vërteta e ti prej tim zoti, Zoti ma bëri mbarë udhënë ndë shtëpit të vëllezëret tim zoti.
28Edhe goca vate me vrap, edhe dha zë ndë shtëpi të s’ëmësë për këto punë.
29Edhe Reveka kishte një vëlla që kluhej Llavan, edhe Llavani vate me vrap te njeriu jashtë ndë gurrët. 30Edhe kur pa vathëtë, edhe rrathëtë ndë duart së motërësë, edhe kur dëgjoi fialët’ e Revekësë së motërësë, tuke (i) thënë (se): Kështu më foli njeriu; erdhi te njeriu që kishte ndenjurë përanë kamillevet ndë gurrët. 31Edhe tha: Hyrë, i bekuari Zotit, përse rri jashtë? Sepse unë bëra gati shtëpinë, edhe vënt për kamillet. 32Edhe njeriu hyri ndë shtëpit, edhe (ay) shkarkoi kamilletë, edhe u dha kashtë e bar kamillevet, edhe ujë për të larë këmbët’ e ati, edhe këmbët’ e njerëzet që ishinë bashkë me atë. 33Edhe i vunë përpara ati (bukë) të hante, po ay tha: S’kam për të ngrënë, gjersa të flas fialënë time. Edhe ay tha: Folë.
34Edhe tha: Unë (jam) shërbëtori i Avraamit. 35Edhe Zoti bekoi fort tem zot, e u bë i math, edhe i dha ati dhen, e lopë, e argjënt, e ar, e shërbëtorë, e shërbëtore, e kamille, e gomarë. 36Edhe Sarra, gruaja e tim zot, i polli bir tim zoti, si u plak, edhe i dha ati gjithë ç’kish. 37Edhe im zot më vuri mbë be, tuke thënë: Mos marrç grua për tem bir nga të bilat’ e Hanaanitëve, ndë dhet t’atyreve që rri unë, 38po të veç ndë shtëpi të tim et, e ndë fist tim, e të marrç grua për tem bir. 39Edhe (un’) i thashë tim zot: Mbase nukë do të dojë gruaja të më vinjë pas. 40Edhe ay më tha: Zoti, që u pëlqyeshë përpara ati, do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti bashkë me ty, edhe do të ta bënjë mbarë udhënë, edhe do të marrç grua për tem bir nga fisi im, e nga shtëpia e tim et; 41atëhere do të jesh i liruarë nga beja që të vura, kur të veç ndë fist tim, e të mos të t’apënë, atëhere do të jesh i liruarë nga beja që të vura.
42Edhe (un’) erdha sot ndë gurrët, e thashë: O Zot, Perëndia i tim zot Avraamit, të lutem, bëma mbarë udhënë, ndë të cilën’ unë po vete, 43na unë tek po rri afërë gurrës’ ujit, edhe vashëza që të dalë të nxierrë ujë, edhe të cilësë t’i them: Të lutem, nëmë pakëzë ujë të pi nga shtëmba jote, 44edhe ajo të më thotë: Edhe ti pi, por edhe për kamillet e tua do të nxier ujë, këjo qoftë gruaja, që të ketë bërë gati Zoti për të birin’ e tim zoti.
45Edhe përpara se të pushonj tuke folë ndë zemërët time, na Reveka tek po dilte tuke mbarturë shtëmbënë mbë krahë të saj, edhe sbriti ndë gurrët, e nxori ujë, edhe (un’) i thash’ asaj: Të lutem, nëmë të pi. 46Edhe ajo shpejtoi e sbriti shtëmbën’ e saj së sipërmi, edhe tha: Pi, edhe do t’u ap ujë edhe kamillevet tua; piva pra, edhe u dha ujë edhe kamillevet. 47Edhe e pyeta atë, e thashë: E kuja bilë je (ti)? Edhe ajo tha: E bila e Vathuilit, të birit Nahorit, që ja polli Millkaha, edhe (un’) i vara vathëtë ndë faqet, edhe rrathëtë mbi duart t’asaj. 48Edhe unja kryet’ e iu falç Zotit Perëndisë tim zot Avraamit, që ma bëri mbarë udhën’ e vërtetë, që të marr të bilën’ e të vëllait tim zoti për të birin’ e ati.
49Tashi pra, ndë daçi t’i bëni përdëllim e të vërtetë tim zot, thojmëni, ndë mos po, thojmëni, që të kthehem mbë të diathtë, a mbë të mëngjërë.
50Edhe Llavani e Vathuili u përgjeqnë e i thanë: Këjo punë dolli prej Zotit, ne nukë munt të themi ty keq a mirë, 51na (ku është) Reveka përpara teje, merre edhe shko, edhe le të jetë grua e të birit tyt zoti, sikundrë foli Zoti.
52Edhe shërbëtori i Avraamit kur dëgjoi fialët’ e atyreve, iu fal Zotit (tuke unjurë kryetë) gjer përdhe. 53Edhe shërbëtori nxori enë të argjëntta, e enë të arta, e rrobe, e ja dha Revekësë, pastaj i dha dhurata edhe të vëllait asaj, e s’ëmës asaj. 54Edhe hëngrë e pinë, ay edhe njerëzetë që ishinë bashkë me atë, edhe flejtinë atë natë, edhe si u ngritnë ndë mëngjes, tha: Dërgomëni te im zot. 55Edhe i vëllai e e ëma thanë: Le të mbesë vashëza bashkë me ne (ca dit), pak (së) paku dhietë (dit), pastaj ka për të ardhurë. 56Edhe (ay) u tha atyreve: Mos më mbani, sepse Zoti ma bëri mbarë udhënë, dërgomëni të vete te im zot. 57Edhe ata thanë: Le të thërresëmë gocënë, edhe le të pyesëmë mëndëjen’ e asaj. 58Edhe thërritnë Revekënë, e i thanë asaj: A vete bashkë me këtë njeri? Edhe ajo tha: Vete.
59Edhe (ata) dërguanë Revekënë të motërën’ e tyre, edhe mëndeshën’ e asaj, edhe shërbëtorin’ e Avraamit, edhe njerëzit’ e ati. 60Edhe bekuanë Revekënë, e i thanë asaj: Je motëra jonë, u bëfsh (mëmë përmbi) milëra dhietëra milërash, edhe fara jote pushtoftë dyert’ e arëmiqet saj!
61Edhe u ngrit Reveka, edhe shërbëtorët’ e asaj, edhe u hipnë kamillevet, edhe vanë pas njeriut, edhe shërbëtori mori Revekënë e shkoi.
62Edhe Isaaku po kthenej nga pusi Llahai-roj, sepse rrinte ndë dhet të mesditësë. 63Edhe Isaaku dolli ndë fushët që të falej ndaj mbrëma, edhe kur ngriti syt’ e ti, pa, edhe na tek po vininë kamille. 64Edhe Reveka kur ngriti syt’ e saj, pa Isaakunë, edhe u hoth poshtë nga kamilleja. 65Sepse i pat thënë shërbëtorit: Cili (ësht’) ay që po vien fushësë të na dalë përpara? Edhe shërbëtori i pat thënë: Ësht’ im zot. Edhe ajo mori napënë e u mbulua. 66Edhe shërbëtori i tregoi Isaakut gjithë sa kishte bërë. 67Edhe Isaaku pruri atë ndë tendët të Sarrësë s’ëmësë ti, edhe mori Revekënë edhe u bë gruaja e ati, edhe e deshi atë, edhe Isaaku u ngushullua për t’ëmën’ e ti.
Currently Selected:
të bërëtë 24: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë