të bërëtë 25
25
1Edhe Avraami mori edhe një tiatërë grua, që kluhej Qeturahë. 2Edhe ajo i polli ati Zimranë, e Jokshanë, e Medanë, e Midianë, e Ishbakunë, e Shuahunë. 3Edhe Jokshanit i lindi Shebai e Dedani, edhe të bijt’ e Dedanit ishin’ Asshurimët’ e Letushimët’ e Leummimëtë. 4Edhe të bijt’ e Midianit (ishin’) Efahu, e Eferi, e Hanohu, e Abidahu, e Eldaahu. Të gjithë këta (ishinë) të bijt’ e Qeturahësë.
5Edhe Avraami i dha Isaakut gjithë gjën’ e ti. 6Po të bijet të dashuravet ti, Avraami u dha dhurata, edhe që kur ishte gjall, i dërgoi lark nga i biri ti Isaaku, nga an’ e të lindurit diellit, ndë dhe të Lindëjesë (diellit).
7Edhe këta (janë) viet e ditvet jetës’ Avraamit, një qint e shtatëdhiet’ e pesë viet. 8Edhe Avraami dha frymën’ e vdiq ndë pleqëri të mirë, plak plot (me dit), edhe u vu ndë (varret) të gjëndëjesë ti. 9Edhe Isaaku e Ismaili të bijt’ e ati kallnë atë ndë shpellët të Mahpellahësë, nd’arët të Efronit, të birit Zohar Hittitit, kundrej Mamresë, 10nd’atë arë që bleu Avraami nga të bijt’ e Hethit, atie u kall ndë dhet Avraami e Sarra gruaja e ati.
11Edhe pas vdekëjes’ Avraamit, Perëndia bekoi Isaakunë të birin’ e ati, edhe Isaaku ndenji afërë pusit Llahai-roi.
12Këjo (është) gjeneallogjia e Ismailit të birit Avraamit, që ia polli Avraamit Agarë Egjyptka, shërbëtoreja e Sarrësë, 13edhe këta (janë) emërat’ e të bijvet Ismailit, pas emëravet atyre, ndë brezat t’atyreve: dial’ i parë i Ismailit (qe) Nebajothi; pastaj Kedhari, e Adbeeli, e Mibsami, 14e Mishma, e Dumaha, e Massa, 15Hadari, e Tema, Jeturi, Nafishi, e Kedemahu, 16këta (janë) të bijt’ e Ismailit, edhe këta (jan’) emërat e atyreve, pas fshatërash atyre, edhe pas vëndevet atyre, dymbëdhietë zotërinj pas kombevet atyre.
17Edhe këta (janë) viet e jetës’ Ismailit, një qint e tridhiet’ e shtatë viet, edhe ay dha frymën’ e vdiq, edhe u vu ndë (varret) të gjëndëjesë ti. 18Edhe ata ndenjnë nga Havillahu gjer ndë Shur, që (bie) mbë faqet të Egjyptërisë, kur vete ndonjë ndë Asyri; (Ismaili) ndënji përpara sysh gjithë vëllezëret ati.
19Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Isaakut të birit Avraamit: Avraamit i lindi Isaaku, 20edhe Isaaku ishte dyzet vieç, kur mori për grua Revekënë, të bilën’ e Vathuilit Syrianit nga Padan-arami, të motërën’ e Llavan Syrianit.
21Edhe Isaaku i lutej Zotit për të shoqenë, sepse ishte shterpë, edhe Zoti i dëgjoi ati, edhe u mbars Reveka e shoqeja e ati. 22Edhe djemtë përpiqeshinë përbrënda asaj, edhe (ajo) tha: Ndë (qoftë) kështu, përse (të mbarsem) unë? Edhe vate të pyeste Zotinë. 23Edhe Zoti i tha asaj: (Janë) dy kombe ndë barkut tënt, edhe dy gjëndëje do të ndahenë nga zorrët’ e tua, edhe njëra gjëndëje do të jetë më e fortë (se tiatra) gjëndëje, edhe më e madheja do t’i shërbenjë më të vogëlësë.
24Edhe kur iu mbushnë ditë asaj për të piellë, na (tek ishinë) binjakë ndë barkut t’asaj. 25Edhe i pari dolli i kuq, (edhe) gjithë si lëkurë qimeashpërë, edhe ja kluajtnë emërinë Isaf.
26Pastaj dolli edhe i vëllai, edhe dora e ati mbante thembrën’ e Isafit, përandaj u kluajti Jakov. Edhe Isaaku (ishte) gjashtëdhietë vieç, kur i lintnë ata.
27Edhe djemt’ u rritnë, edhe Isafi u bë një njeri i vëlyerë ndë gjah, njeri fushe; edhe Jakovi njeri i butë, tuke ndenjurë ndëpër tenda. 28Edhe Isaaku donte Isafnë, sepse gjahu (ishte) të ngrënët’ e ati, edhe Reveka donte Jakovinë.
29Edhe Jakovi po zintte gjellë, edhe Isafi erdhi nga fusha, edhe ishte lodhurë, 30edhe Isafi i tha Jakovit: Të lutem, nemë të ha, nga e kuqeja, nga këjo e kuqeja, sepse jam lodhurë, përandaj u kluajti emëri i ati Edom. 31Edhe Jakovi tha: Shitmë sot paralindëjet’ e tua. 32Edhe Isafi tha: Na unë tek po vdes, e ç’dobi më bënjënë këto paralindëje? 33Edhe Jakovi tha: Bëmë be sot, edhe (ay) i bëri be ati, edhe i shiti Jakovit paralindëjet’ e tia. 34Atëhere Jakovi i dha bukë Isafit, edhe gjellë thieri, edhe hëngri e piu, edhe u ngrit e shkoi, kështu Isafi nuk’ i përfilli paralindëjetë.
Currently Selected:
të bërëtë 25: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë