të bërëtë 41
41
1Edhe passi shkuanë dy viet kohë, Faraoni pa një ëndërrë, edhe na te po rrinte përanë lumit, 2edhe na shtatë dema të bukur’ e të majm tek po ngjiteshinë nga lumi, e po kullotinë ndë livatht, 3edhe na shtatë dema të tierë tek po ngjiteshinë pas atyre nga lumi, të shëmtuar’ e të ligëtë, edhe po rrininë afërë demavet (tierë) mbë buzët të lumit, 4edhe të shtatë demat’ e shëmtuar’ e të ligëtë hëngrë të shtatë demat’ e bukur’ e të majm. Atëhere u squa Faraoni.
5Edhe si e zuri gjumi përsëri pa ëndërrë për së dyti, edhe na shtatë kallinj të plotë e të mirë tek po delinë prej një kallami, 6na edhe shtatë kallinj (të tierë) të hollë e të diegurë nga era e diellit tek po mbininë pas atyre, 7edhe ata kallinjt’ e hollë përpinë të shtatë kallinjt’ e majm e të plotë. Edhe Faraoni u squa, edhe na (tek ishte) ëndërrë.
8Edhe ndë mëngjes shpirti i ati ishte trubulluarë, edhe dërgoi e thirri gjithë magjistarët’ e Egjyptërisë, edhe gjithë të diturit’ e asaj. Edhe Faraoni u tregoi atyreve ëndërrat’ e tia, po nukë (kishte) asndonjë t’ia sgjidhte ato Faraonit. 9Atëhere verëkthenjësi parë i foli Faraonit, e tha: Sot po më kujtonetë faji im, 10Faraoni ishte zemëruarë kundrë shërbëtorëvet ti, edhe më vuri ndë burgut ndë shtëpi të parit ruanjëset (mbëretit), mua edhe bukëpiekësin’ e parë; 11edhe mbë një natë pam ëndërrë, un’ edhe ay, pam ëndërrë gjithësecili pas të sgjidhurit ëndërrësë ti, 12edhe atie bashkë me ne (ishte) një dialosh Evre, shërbëtori të pari ruanjëset (mbëretit), edhe i treguam ati, edhe na sgjidhi ëndërratë tona, gjithësecilit ja sgjidhi pas ëndërrës’ ati, 13edhe sikundrë na e sgjidhi, ashtu gjau, un’ u vushë mbë punët time, e ay u var.
14Atëhere Faraoni dërgoi e thirri Josifnë, edhe e nxuarrë atë shpejt nga burgu, edhe (ay) u rrua, e ndërroi rrobet’ e tia, e erdhi te Faraoni. 15Edhe Faraoni i tha Josifit: Pashë një ëndërrë, edhe nukë (ka) kush të ma sgjithnjë, edhe unë dëgjova që thonë për ty, (se) ti kur dëgjon ëndërra, munt t’i sgjithç. 16Edhe Josifi u përgjeq e i tha Faraonit: Jo unë (po) Perëndia do t’i apë Faraonit një të sgjidhurë shpëtimi.
17Edhe Faraoni i tha Josifit: Ndë ëndërrët time, na tek po rrinjam mbë buzë të lumit, 18edhe na shtatë dema të majm e të bukurë tek po ngjiteshinë nga lumi, e po kullotinë ndë livath, 19edhe na shtatë dema të tierë tek po ngjiteshinë prapa atyreve, të pafuqishim, e shumë të shëmtuarë, e të ligëtë, që s’kam parë kurrë më të shëmtuarë ndë gjithë dhet të Egjyptërisë, 20edhe demat’ e hollë e të shëmtuarë hëngrrë të shtatë demat’ e parë të majmitë, 21edhe si hynë ndë barqet t’atyreve, nukë ndahej se hynë ndë barqet t’atyreve, po të parët’ e atyreve (ishte) të shëmtuarë posi përpara, atëhere u sqova. 22Pastaj pashë ndë ëndërrët time, edhe na shtatë kallinj tek po dilinë prej një kallami të plotë e të mirë, 23edhe na shtatë kallinj (të tierë) të thatë (e) të hollë, (e) të diegurë nga era e diellit tek po mbininë pas atyreve, 24edhe kallinjt’ e hollë përpinë të shtatë kallinjt’ e mirë; u thashë magjistarëvet, po s’(kishte) kush të m’(i) sgjithte.
25Edhe Josifi i tha Faraonit: Ëndërra e Faraonit (është) një: Perëndia i dëfteu Faraonit sa ka për të bërë. 26Të shtatë demat’ e mirë janë shtatë viet, edhe të shtatë kallinjt’ e mirë janë shtatë viet, ëndërra (është) një. 27Edhe të shtatë demat’ e hollë e të shëmtuarë që ngjiteshinë pas atyre, janë shtatë viet, edhe të shtatë kallinjt’ e të paplotë e të diegurë nga era e diellit, do të jenë shtatë viet zie (për bukë). 28Këjo (është) kafsha që i thashë Faraonit: Perëndia i dëfteu Faraonit sa ka për të bërë. 29Na tek vinjënë shtatë viet plot me drithëra ndë gjithë dhet të Egjyptërisë, 30edhe pastaj do të vinjënë shtatë viet zie, edhe gjithë të plotëtë do të harronetë ndë dhe të Egjyptërisë, edhe zia do të prishnjë dhenë, 31edhe nukë do të njihetë të plotëtë mbi dhet, nga punë e asaj zisë që do të vinjë pas, sepse do të jetë fort e rëndë. 32Edhe që iu duk dy herë ëndërra Faraonit, (dëften) se kafsha (ësht’) urdhëruarë nga Perëndia, edhe Perëndia do të shpejtonjë t’e bënjë këtë.
33Tashi pra Faraoni le të gjenjë një njeri të mençim e të urtë, edhe le ta vërë atë mbi dhet të Egjyptërisë, 34Faraoni le të bënjë e le t’urdhëronjë të parë mbi dhet, edhe le të marrë të pesëtënë nga dheu i Egjyptërisë ndë të shtatë viet e të plotit, 35edhe le të mbëledhënë gjithë të ngrënat’ e këtyre të shtatë viete të mirë që vinjënë, edhe le të mbëlidhetë gruri ndënë dorët të Faraonit, për të ngrënë qytetetë, edhe le t’e ruanjënë, 36edhe të ngrënatë të ruhenë për dhenë për ato shtatë viet e zisë, që do të vinjënë pas ndë dhet të Egjyptërisë, që të mos humbasë vëndi nga zia.
37Edhe fiala i pëlqeu Faraonit, edhe gjithë shërbëtorëvet ati. 38Edhe Faraoni u tha shërbëtorëvet ti: A munt të gjejmë posi këtë njeri që ka frymën’ e Perëndisë? 39Edhe Faraoni i tha Josifit: Sepse Perëndia të dëfteu këto të gjitha, nuk’ (është) tiatërë njeri më i mënçim e më i urtë se ti, 40ti do të jesh mbi shtëpit time, edhe gjithë gjëndëja ime do t’i dëgjonjë fialësë gojësë sate, vetëmë mbë front do të jem më i math se ti. 41Edhe Faraoni i tha Josifit: Na tek të vura të parë mbë gjithë dhet të Egjyptërisë.
42Edhe Faraoni nxori unazën’ e ti nga gishti, e ja vuri Josifit ndë dorë, edhe i veshi ati rrobe të kuqe, edhe i vari një qafore t’artë rreth qafës’ ati. 43Edhe e hipnë atë mbë qerret të ti të dytënë, edhe leçisninë përpara ati: Bini mbë gjunj; edhe e vuri atë përmbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
44Edhe Faraoni i tha Josifit: Unë (jam) Faraoni, edhe pa ty asndonjë s’ka për të ngriturë dorën’ e ti a këmbën’ e ti mbë gjithë dhen’ e Egjyptërisë. 45Edhe Faraoni e kluajti Josifnë Zafnath-paneah [ay që njeh të fshehuratë], edhe i dha ati për grua Asenathënë, të bilën’ e Potiferahut priftit Onit. Edhe Josifi doli ndëpër dhet të Egjyptërisë. 46Edhe Josifi (ishte) tridhietë vieç, kur i dolli përpara Faraonit mbëretit Egjyptërisë, edhe Josifi dolli prej syvet Faraonit edhe i ra përqark gjithë dheut Egjyptërisë.
47Edhe ndë të shtatë viet e të plotit dheu dha duarëza gruri, 48edhe mbëlodhi gjithë drithëratë që u bënë ndë dhet të Egjyptërisë ndë të shtatë viet, edhe vuri drithëratë ndëpër qytetetë, drithërat’ e aravet rrotullë çdo qyteti i vuri nd’atë. 49Edhe Josifi mbëlodhi grurë porsi rërën’ e detit fort tepërë, kaqë sa s’munt ta matte, sepse s’kish të maturë.
50Edhe Josifit i lintnë dy djem, përpara se të vininë viet’ e zisë, të cilëtë ja polli Asenatha, e bila e Potiferahut priftit Onit. 51Edhe Josifi ja vuri emërinë dialit parë Manasseh, sepse (tha): Perëndia më bëri të harronj gjithë të dhëmburat’ e mia, edhe gjithë shtëpin’ e tim et. 52Edhe të dytit ia vuri emërin’ Efraim, sepse (tha): Perëndia më rriti ndë dhet të shtrëngimit tim.
53Edhe shkuanë të shtatë viet plot me të mira, që u bënë ndë dhet të Egjyptërisë. 54Edhe zunë të vininë shtatë viet e zisë, sikundrë pat thënë Josifi, edhe u bë zi ndëpër gjithë vëndet, po ndër gjithë dhen’ e Egjyptërisë kishte bukë. 55Edhe kur shtrëngoi uria gjithë dhen’ e Egjyptërisë, gjëndëja i klithi Faraonit për bukë. Edhe Faraoni u tha të gjithë Egjyptianëvet: Shkoni te Josifi (edhe) bëni ç’t’u thotë ay. 56Edhe ishte një zi mbi gjithë faqen e dheut. Edhe Josifi hapi gjithë grunarëtë, edhe u shiste (drithë) gjith’ Egjyptianëvet, edhe zia po rëndonej mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë. 57Edhe nga gjithë vëndetë vininë ndë Egjyptëri te Josifi për të blerë drithë, sepse zia po rëndonej mbi gjithë dhenë.
Currently Selected:
të bërëtë 41: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë