të bërëtë 42
42
1Edhe Jakovi pa se gjëndej drithë ndë Egjyptëri, edhe Jakovi u tha të bijet: Ç’shikoni njëri jatrinë? 2Edhe tha: Na tek dëgjova se gjëndetë drithë ndë Egjyptëri, sbritni atie, edhe blini për ne andej, që të rroimë e të mos vdesëmë.
3Edhe sbritnë të dhietë vëllezërit’ e Josifit për të blerë drithë nga Egjyptëria. 4Por Veniamininë, të vëllan’ e Josifit, nuk’ e dërgoi Jakovi bashkë me të vëllezërit, sepse tha: Mos i gjanjë ndonjë e keqe. 5Edhe të bijt’ e Israilit erthnë për të blerë (drithë) ndërmest atyreve që vininë (atie), sepse ishte zi ndë dhet të Hanaanit.
6Edhe Josifi ishte qivernitar i vëndit, ay i shiste gjithë gjëndëjesë vëndit; erdhë pra të vëllezërit’ e Josifit edhe i unjnë kryetë gjer përdhe. 7Edhe Josifi kur pa të vëllezëritë, i njohu ata, por shtiu vetëhen’ e ti të huajë ndër ata, edhe u fliste atyre vrazhëtë, edhe u tha atyre: Nga vini? Edhe ata thanë: Nga dheu i Hanaanit, për të blerë drithë.
8Edhe Josifi njohu të vëllezëritë, por ata nuk’ e njohnë atë. 9Edhe Josifit i ranë ndër mënt ëndërratë që pat parë për ata, edhe u tha atyre: Ju jeni përgjonjës, keni ardhë për të vështruarë shtegjet’ e vëndit. 10Edhe ata i thanë: Jo, Zoti im, por (neve) shërbëtorët e tu kemi ardhë për të blerë drithë, 11neve të gjithë (jemi) të bijt’ e një njeriu, jemi (njerës) të mirë, shërbëtorët’ e tu nukë janë përgjonjës. 12Edhe (ay) u tha atyreve: Jo, por keni ardhë për të vështruarë shtegjet’ e vëndit. 13Edhe ata thanë: (Neve) shërbëtorët’ e tu jemi dymbëdhietë vëllezër, të bijt’ e një njeriu ndë dhet të Hanaanit, edhe na më i vogëli (tek gjëndetë) sot bashkë me tanë, edhe tietëri nuk’ është.
14Edhe Josifi u tha atyre: Këjo (është) që u thashë (juve), kur thashë, se ini përgjonjës. 15Me këtë do të shprovohi: Për jetët të Faraonit, nukë do të dilni së këtejmi, ndë mos arthtë këtu vëllai juaj më i vogëli, 16dërgoni një nga ju, edhe le të bierë vëllanë tuaj, edhe ju do të mbesni të lidhurë gjersa të dalënë fialëtë tuaja, ndë thënçi të vërtetënë, po ndë mos, për jetët të Faraonit, me të vërtetë ini përgjonjës.
17Edhe i vuri ata (mbënjanë) të ruhenë tri dit.
18Edhe të tretënë ditë Josifi u tha atyre: Bëni këtë, edhe keni për të rruarë, (sepse) unë kam frikë nga Perëndia: 19ndë ini të mirë, njëri nga vëllezëritë tuaj le të mbesë lidhurë ndë burkt, aty ku ini, edhe ju shkoni, (e) merrni drithë për zin’ e shtëpivet tuaja, 20por bimëni vëllanë tuaj më të vogëlinë, kështu do të dalënë të vërteta fialëtë tuaja, edhe nukë do të vdisni. Edhe ata bënë kështu. 21Edhe i tha njëri jatrit: Me të vërtetë jemi fajtorë për vëllanë tënë, sepse pam shtrëngimnë e shpirtit ati, kur na lutej, edhe nuk’ i dëgjuam, përandaj erdhi mbi ne ky shtrëngim.
22Edhe Ruvini u përgjeq atyre, e u tha: A nuk’ u thashë juve (atëhere): Mos i bëni keq dialit? E nukë dëgjuatë, përandaj na tek po kërkonetë gjaku i ati.
23Edhe ata nukë dininë se kupëtonte Josifi, sepse flisinë bashkë me (tietërë) njeri që u kthente gluhënë. 24Edhe (Josifi) u hoq (mbënjanë) nga syt’ e atyreve, e klau, edhe u kthye (prap) te ata, e u fliste, edhe mori nga ata Simeonë, edhe e lidhi përpara sysh atyre. 25Atëhere Josifi urdhëroi t’u mbushninë atyre thasëtë me drithë, edhe t’i kthenin’ argjëndinë gjithësecilit ndë thest t’ati, edhe t’u epinë të ngrënë për udhë, edhe u bë kështu ndër ata.
26Edhe ata si ngarkuanë gomarët’ e tyre me drithë, shkuanë së andejmi. 27Edhe njëri nga ata kur sgjidhi thesin’ e ti, që t’i epte gomarit të ngrënë ndë grasht, pa argjëndin’ e ti, edhe na tek ishte ndë grykët të thesit ti. 28Edhe u tha të vëllezëret: Argjëndi em m’u dha prap, edhe na (tek është) ndë thest tim, edhe u habit zëmëra e atyreve, edhe u përzienë bashkë, edhe thanë njëri jatrit: Ç’(është) këjo (që) na bëri Perëndia?
29Erdhë pra te Jakovi tek i ati tyre ndë dhet të Hanaanit, edhe i dhanë zë ati për gjithë sa u gjanë atyre, edhe thanë: 30(Ay) njeriu, i zoti vëndit, na foli vrazhëtë, edhe na mori për përgjonjësit e vëndit. 31Edhe (neve) i tham ati, (se): Jemi (njerës) të mirë, nukë jemi përgjonjës, 32jemi dymbëdhietë vëllezër, të bijt’ e atit tënë, njëri nuk’ është, edhe më i vogëli (është) sot bashkë me atënë tënë ndë dhet të Hanaanit. 33Edhe (ay) njeriu, i zoti vëndit, na tha: Me këtë do t’e njoh, se jeni (njerës) të mirë: Lini bashkë me mua njërinë nga vëllezëritë tuaj, edhe merrni (drithë për) zin’ e shtëpivet tuaja, edhe shkoni, 34edhe birmëni vëllanë tuaj më të vogëlinë, atëhere do t’e njoh, se nukë (ini) përgjonjës, por ini të mirë, edhe do t’u ap prap vëllanë tuaj, edhe do të tregjetoni ndë këtë vënt.
35Edhe kur po sbrazinë thasët’ e tyre, na gjithësecilit të lidhurit’ e argjëndit (tek ishte) ndë thest t’ati, edhe ata edhe i ati atyreve kur panë të lidhurat’ e argjëndit tyre, u frikësuanë. 36Edhe Jakovi i ati atyreve u tha atyreve: Ju më latë pa djem, Josifi nuk’ është, edhe Simeoni nuk’ është, doni të merrni edhe Veniaminë, të gjitha këto erthnë mbi mua.
37Edhe Ruvini i tha t’et, tuke thënë: Vra të dy bijt’ e mi, ndë mos të prufsha ty atë, epma ndë dorë, edhe unë do të ta bie përsëri. 38Edhe ay tha: S’ka për të sbritur’ im bir bashkë me ju, sepse i vëllai vdiq, edhe ay mbeti vetëmë, edhe ndë i gjaftë ati ndonjë e keqe mb’udhë atie ku shkoni, atëhere do të sbrisni qimet’ e mia të bardhatë me hidhërim ndë varrt.
Currently Selected:
të bërëtë 42: AL1884
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë