YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 43

43
1Edhe zia po rëndonej mbi dhet. 2Edhe si mbaruanë së ngrëni drithinë që prunë nga Egjyptëria, i ati u tha atyre: Shkoni përsëri, (e) na blini pak drithë. 3Edhe Judha i tha ati, tuke thënë: (Ay) njeriu na u përgjërua fort, edhe tha: S’më kini për të parë sytë, ndë mos (prufshi) bashkë me ju vëllanë tuaj. 4Ndë dërgofsh vëllanë tënë, bashkë me ne, do të sbresëmë, e do të blejmë drithë, 5po ndë mos (e) dërgofsh, nukë do të sbresëmë, sepse (ay) njeriu na tha: S’më keni për të parë sytë, ndë mos (qoftë) bashkë me ju vëllai juaj.
6Edhe Israili tha: Përse ma bëtë këtë të keqe, e i dëftyetë njeriut se keni tietërë vëlla? 7Edhe ata thanë: Njeriu (na) pyeti thellë për ne, e për gjëndëjenë tënë, tuke thënë: A rron më ati juaj? Keni (tiatërë) vëlla? Edhe (neve) iu përgjegjëm ati pas këti të pyeturi. Sos e dinim neve se do të thoshte: Birni vëllanë tuaj?
8Edhe Judha i tha Israilit t’et: Dërgo dialthinë bashkë me mua, edhe le të ngrihemi, e të vemi që të rroimë, e të mos vdesëmë edhe neve, edhe ti, edhe djemtë tanë. 9Unë të zotonem për atë, nga dora ime ta kërkonjsh, ndë mos ta prufsha atë ty, edhe ta vë përpara teje, atëhere le të jem fajtuar te ti për kurdo, 10sepse të mos patëkeshim mënuarë, me të vërtetë tashi do t’ishim kthyerë dy herë.
11Edhe Israili i ati atyreve u tha: Ndë (qoftë) kështu, bëni pra këtë: merrni ndër thasët tuaj nga më të miratë pemët’ e dheut, edhe shpirjani dhurata (ati) njeriut, pak vallsam, e pak mialtë, (e) erëra të mira, e myrrë, (e) arra, e mandorle, 12merrni edhe dy piesa argjënt ndë duart tuaja, edhe atë argjëndinë që ishte kthyerë ndë grykët të thasëvet tuaj, birjani prap ndë duart tuaja, mbase u bë me të harruarë, 13edhe merrni vëllanë tuaj, edhe ngrihi e kthehi te njeriu, 14edhe Perëndia Fuqimadhi u dhashtë hirë përpara njeriut, që të dërgonjë me ju vëllanë tuaj tiatrinë, edhe Veniamininë; edhe unë, ndë qoftë se mbetem pa djem, le të mbetem.
15Edhe njerëzitë si muarrë këto dhurata, muarrë edhe dy piesa argjënt ndë duart të tyre, edhe Veniaminë, edhe si u ngrenë, sbritnë ndë Egjyptëri, edhe qëndruanë përpara Josifit. 16Edhe Josifi kur pa Veniaminë bashkë me ata, i tha kujdestarit shtëpisë ti: Shpierë njerëzitë ndë shtëpi, edhe therë një mish, e bëne gati, sepse njerëzitë do të hanë bukë bashkë me mua ndë mesditë. 17Edhe njeriu bëri sikundrë foli Josifi, edhe njeriu shpuri njerëzitë ndë shtëpi të Josifit.
18Edhe njerëzit’ u frikësuanë, sepse i shpunë ndë shtëpit të Josifit, edhe thanë: Për argjëndinë që ishte kthyerë ndë thasët tënë herën’ e parë, po na shpienë brënda, për të gjeturë shkak kundrë neve, e të hidhetë mbi ne, e të na marrë shërbëtorë (neve), edhe gomarëtë tënë. 19Edhe iu afruanë kujdestarit shtëpisë Josifit, e i folnë ati ndë derët të shtëpisë. 20Edhe i thanë: Të lutemi, zot, sbritëm herën’ e parë për të blerë drithë, 21edhe kur erthmë ndë vënt për të rënë, hapëm thasëtë tënë, edhe na argjëndi i gjithësecilit (tek ishte) ndë grykët të thesit ti, argjëndi ynë i plotë, andaj e prumë prapë ndë duart tona, 22prumë edhe tiatër’ argjënt ndë duart tona, për të blerë drithë, nukë dimë se kush na e vuri argjëntnë ndë thasët tanë.
23Edhe ay tha: Paqtim mbë ju, mos frikësohi, Perëndia juaj, edhe Perëndia i atëravet tuaj, u dha juve thesar ndë thasët tuaj, argjëndi juaj erdhi tek unë. Edhe u nxori atyre Simeonë. 24Edhe njeriu pruri njerëzitë ndë shtëpi të Josifit, edhe u dha ujë, e lanë këmbët’ e tyre, edhe u dha të ngrënë gomarëvet atyre. 25Edhe ata bënë gati dhuratatë, gjersa të vinte Josifi ndë mesditë, sepse dëgjuanë se kishte për të ngrënë bukë atie.
26Edhe kur erdhi Josifi ndë shtëpi, i prunë ati dhuratatë, që mbaninë ndë duart të tyre, ndë shtëpit, edhe i unjnë kryetë gjer përdhe. 27Edhe i pyeti ata për shëndetnë, edhe tha: A është shëndoshë ata juaj, (ay) plaku që (më) pattë thënë? A rron më? 28Edhe ata thanë: Shërbëtori yt, ata ynë është shëndoshë, edhe po rron. Edhe u unjnë e iu falnë.
29Edhe (ay) kur shtiu sytë’ e ti, e pa Veniaminë të vëllanë prej një mëme, tha: Ky (është) vëllai juaj më i vogëli, që më pattë thënë për atë? Edhe tha: Perëndia të përdëlleftë, diali im. 30Edhe Josifi shpejtoi (të thiqej), sepse po i përzihej barku përbrënda për të vëllanë, edhe kërkonte (vënt) për të klarë. Edhe si hyri ndë dhomët klau atie.
31Pastaj lau faqen’ e ti, e hyri, edhe tuke mbajturë vetëhen’ e ti, tha: Vini bukë. 32Edhe vunë veç për atë, e veç për ata, edhe për Egjyptianëtë që haninë bashkë me atë, veç, sepse Egjyptianëtë nukë munt të haninë bukë bashkë me Evrejtë, sepse Egjyptianët’ (e kishinë) këtë për të ndyrë. 33Ndenjnë pra përpara ati, i paralinduri pas paralindëjesë ti, edhe më i vogëli pas vogjëlisë ti, edhe njerëzitë çuditeshinë njëri me jatrinë. 34Edhe ay mori piesa përpara vetëhesë ti, (e ua dërgoi) atyreve, po piesa e Veniaminit ishte pesë herë më e madhe se e gjithësecilit nga ata. Edhe pinë, e u gëzuanë bashkë me atë.

Currently Selected:

të bërëtë 43: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in