Psalteri 112
112
1Alleluia. Lum ai njeri qi druen Zotinë, i ka anda fort urdhënimet’ e ati.
2Fara e ati ka me qenun’ e fortë ndë dhet, brezi i të dreitëvet ka me u bekuem.
3Nder e pasëje kanë me qenunë ndë shtëpi t’ati, edhe dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë.
4Len dritë nd’errësinë për të dreitët, ashtë përdëllyes, e i dhimpshim, e i dreitë.
5Njeriu i mirë ban përdëllim e ep hua, guvernon punët’ e veta me gjyq.
6Andai s’ka me u tundunë kurrë, i dreiti ka me u përmendunë për gjithë jetënë.
7Prei zanit keq s’ka me pasunë frikë, zemëra e ati ashtë gati për me shpëryem mbë Zotinë.
8Zemëra e ati asht’ e fortë, s’ka me drashunë, ngjer sa të shofi shpagiminë mbë anëmiqt e vet.
9Përdau, dha të vobegëvet; dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë, brini i ati ka me u naltuem me lavdi.
10I pabesi ka me pamë, edhe ka me u zemëruem; ka me ngërcëllyem dhambët’ e vet, edhe ka me u tretunë, dëshërimi i të pabesëvet ka me u vdierrë.
Currently Selected:
Psalteri 112: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.