Psalteri 113
113
1Alleluia. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emënin’ e Zotit.
2Qoftë i bekuem emëni i Zotit çë tashti e për gjithë jetënë.
3Qoftë i lavdurueshim emëni i Zotit çë prei së lemit diellit ngjer mbë të perënduemit.
4Zoti asht’ i naltë mbë gjithë kombet, lavdia e ati ashtë mbë qijet.
5Kush ashtë si Zoti Perëndia ynë? Ai qi rri mbë të naltat,
6ai qi vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet,
7ai qi ngre prei baltet të vobegunë, edhe nalton prei plehesh të nevojëshiminë,
8 qi ta bajë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e popullit ati;
9ai qi ban gruenë shterpë, të rrijë ndë shtëpi amë me dielm tue u gëzuem. Alleluia.
Currently Selected:
Psalteri 113: PSGEKK1872
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.