Psalltiri 34
34
Psallm’ e Dhavidhit, kur ndërroi faqen’ e ti përpara Avimellehut, edhe kyj e lëshoj, e iku.
1Do të bekonj Zonë mbë çdo kohë, lavdim’ i ati do të jetë kurdo ndë gojët t’ime.
2Shpirti im do të mburretë mbë Zotnë, të butëtë do të ndigjonjënë, edhe do të gëzonenë.
3Madhoni Zonë bashkë me mua, edhe le të lartojmë bashkë emrin’ e ati.
4Kërkova Zonë, edhe më ndigjoi, edhe më shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e mi.
5U afruanë ndek ay, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyreve nuk’ u turpëruanë.
6Ky dorë-holli thërriti, edhe Zoti e ndigjoj, edhe e shpëtoj prej gjithë shtrëgimevet ati.
7Engjëll’ i Zotit vë fushatënë rreth atyreve që i kanë frikë, edhe i ruan.
8Viri ndë gojë edhe shihni, se Zoti ësht’ i mirë. Lum ay njieri që shpëren mb’atë.
9Kini frikë Zotit, gjithë shënjtorët’ e ati, se nuk’ u shteretë gjë atyreve që i kanë frikë.
10Të pasuritë u varfëruanë edhe i mori uria, po ata që kërkonjënë Zotnë, nuk’ do t’u shteretë ndonjë e mirë.
11Ejani, o dielm, më ndigjoni: do t’u mësonj frikën’ e Zotit.
12Ç’ ësht’ ay njieri që kërkon jetë, do të shohë ditt të mira?
13Ruaj gjuhënë tënde prej së keqesë, edhe buzët’ e tua të mos flasënë gënjeshtrë.
14Hiqu prej së keqesë, edhe bën mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15Syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve.
16Po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq, që të humpnjë kujtimn’ e atyreve prej dheut.
17Të drejtëtë thërritnë, edhe Zoti i ndigjoi, edhe i shpëtoi nga gjithë shtrëngimet’ e atyreve.
18Zoti është ngjat atyreve që kanë zëmrë të thyerë, edhe shpëton të përgjunjuritë ndë shpirt.
19Shtrëngimet’ e të drejtëvet janë shumë, po Zoti do t’i shpëtonjë prej gjithë atyreve.
20Zoti ruan gjithë eshtërat’ e atyreve, as një prej këtyre nukë do të thyhetë.
21E keqeja do të vrasë fajtorëtë, edhe ata që kanë mëri të drejtinë, do të bënenë fajtorë.
22Zoti shpëton shpirtin’ e shërbëtorëvet ti, edhe gjithë ata që shpërenjënë mb’atë nukë do të bënenë fajtorë.
Currently Selected:
Psalltiri 34: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë