YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 35

35
Psallm’ e Dhavidhit.
1Gjyko, o Zot, ata që më bënjënë keq, lufto ata që më luftonjënë.
2Rrok armë edh mburonjë, edhe ngreu të më ndihç.
3Edhe kap shtijëzënë, edhe zër’ udhën’ e atyreve që me ndiekinë; thuaj shpirtit t’im: Unë jam shpëtimi yt.
4U turpërofshinë e u marrofshinë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im; u kthefshinë për së prapi, edhe u turpërofshinë ata që mendonjënë të keqe për mua.
5U bëfshinë posi byk ndër sy të erësë, edhe engjëll’ i Zotit i ndiektë.
6U bëftë udh’ e atyreve errëcirë e shkitë, edhe ëngjëll’ i Zotit i ndiektë.
7Sepse pa ndonjë farë pune fshehnë kurthin’ e tyre (ndë) gropë për mua, pa ndonjë farë pune e mihnë atë për shpirtinë t’im.
8Arthtë prishëje mbi atë, pa mos diturë atë, edhe kurthi që fshehu, zëntë atë, edhe raftë nd’ atë për humbëje.
9Po shpirti im do të gëzonetë për Zotnë, edhe do të ngazëllonetë për shpëtimin’ e ati.
10Gjithë eshtërat’ e mia do të thonë: Zot, cili të gjan ty, që shpëton dorë-hollinë prej dorësë më të fortit, edhe dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë prej ati që e rrëmben?
11U ngritnë martyrë të pa-udhë, më pyetinë për punë që unë nukë dije.
12Më bënë të keqe ndë vënt të së mirësë, edhe rrëmbullë ndë shpirt t’im.
13Po unë visheshe me thes, kur ishinë ata ndë shtrëngim, edhe përgjunjnje shpirtinë tem ndë agjërim, edhe të faluritë t’im kthenej ndë gji t’im.
14Silleshe posi mbë mik, posi mbë vëllanë t’im, kërruseshe duke prishurë fytyrënë, posi ay që mban zi për t’ëmënë.
15Po ata u gëzuanë për të keqenë t’ime, edhe u mbëlothnë; u mbëlothnë kundrë meje të poshtërë, e unë nukë dije, (më) çqyeninë, edhe s’pushoninë.
16Kërcëllininë dhëmbëtë kundrë meje bashkë me përqeshës dy faqesh ndë gostirra.
17Kur do të shohç, o Zot? Dëlir shpirtinë t’im prej prishëjes’ atyreve, të vetëmen t’ime prej leonëvet.
18Do të të lavdonj ndë mbëledhëje të madhe, ndë shumë llaus do të të nderonj.
19Mos u gëzofshinë për mua ata që kanë arëmiqësi me mua pa udhë, edhe mos bëfshinë me sy ata që më kanë mëri pa ndonjë fare pune.
20Se nukë flisinë paqtim ndek unë, po shtijnë ndër mënt gënjeshtra kundrë atyreve që rrijnë urtë mbi dhet.
21Cgjeroninë gojën’ e tyre kundrë meje, thoshinë: Të lumtë, të lumtë! Panë sytë tanë!
22Pe, o Zot, mos pushojsh, o Zot, mos mërgonesh prej meje.
23Ngreu, o Zot, e vështro gjyqnë t’im, o Perëndia im edhe Zoti em, del-i zot punësë s’ime.
24Gjyko-më, o Zot Perëndia im, pas drejtërisë s’ate, edhe mos u gëzofshinë për mua.
25Mos thënçinë ndë zëmrat të tyre: I lumtë shpirtit t’ënë! As mos thënçinë: E përpimë atë.
26U turpërofshinë e u marrofshinë bashkë, ata që gëzonenë për të keqenë t’ime; u veshçinë me marrëzi e me turp ata që mbahenë mbë të math kundrë meje.
27U gëzofshinë e u ngazëllofshinë ata që duanë drejtërinë t’ime, edhe thënçinë përherë: U madhoftë Zoti që do paqtimin’ e shërbëtorit ti.
28Edhe gjuha ime do të flasë për drejtërinë tënde, (edhe) për lavdurimnë tënt gjithë ditënë.

Currently Selected:

Psalltiri 35: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in