YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 12

12
KAPTINA XII.
1Ndërmiet këtyne fjalëve, kur ishinë mbëledhunë shumicat’ e gjindëjesë, kaqi sa shkelshinë njiani tietrinë, filloi me u thanë dishepujvet vet: Përpara rueni vetëvetëhenë prei brumit Farisevet, qi ashtë hipokrisi.
2Por nuk’ ashtë gja e mbulutë qi s’ka me u sbuluem; edhe e mpshefëtë, qi s’ka me u marrë vesht.
3Përandai sa thatë nd’errësinë, kanë me u ndëgjuem ndë dritë; edhe qish folët ndër vesh ndëpër dhomat, kanë me u leçitunë mbi pulasat.
4Edhe po u thom juve, miqt’ e mi: Mos droni ata qi vrasinë korpinë, edhe mbasandai s’kanë se qish me bamë gja ma tepërë.
5Por kam me u diftuem juve cillinë me drashunë: Droni ate qi ka pushtet, mbassi të vrasi, të hedhi ndë xhehenem; për të vërtet po u thom juve, këte droni.
6Nukë shitenë pesë zoq për dy astër? Edhe nji prei atyneve nuk’ asht’ i harruem përpara Perëndisë,
7por edhe qimet’ e kresë tuei janë ngjefunë të gjitha. Mos droni pra: ju dani prei shumë zoqsh.
8Edhe po u thom juve: Kushdo qi të më rrëfejë përpara nierëzëvet, edhe i bir’ i nieriut ka me e rrëfyem përpara engjujvet Perëndisë.
9Edhe kushdo qi të më mohojë përpara nierëzëvet, ka me u mohuem përpara engjujvet Perëndisë.
10Edhe kushdo qi të thotë fjalë kundrë të birit nieriut, ka me iu falunë, por ati qi të vlasfimojë kundrë Shpirtit Shenjt, s’ka për me iu falunë.
11Edhe kur të u bienë juve ndëpër synagogat e ndëpër urdhënat e ndëpër pushtetet, mos kini gaile se kush, a se si të përgjegjeni, a qish të thoni,
12sepse Shpirti Shenjt ka me u mësuem juve nd’ate orë qish duhetë me thanë.
13Edhe nji prei gjindëjes’ i tha: Mieshtër, thuei t’em-vëlla të dajë trashigiminë bashkë me mue.
14Por ai i tha: O nieri, kush më vuni gjyqtar, a damës mbi ju?
15Mbasandai u tha atyne: Veni ore, edhe ruhi prei lakmimit, sepse ndë pastë tepërë kushi, jeta e ati nukë varetë prei gjas’ati.
16Edhe u tha atyne nji parabullë, tue thanë: Nji nieriu të pasuni i erdhi mbarë ara,
17edhe mendohei me vetëvetëhenë, tue thanë: Qish të baj, se s’kam ku të mbëleth pemët e mia?
18Mbasandai tha: Këte kam me bamë, do të prish grunarët’ e mi, edhe do t’i ndërtoj ma të mëdhej, edhe do të mbëleth atie gjithë drithinë t’em, edhe të mirat’ e mia.
19Edhe do t’i thom shpirtit t’em: O Shpirt, ke shumë të mira qi gjindenë për shumë viet; prahu, e ha, e pi, e gëzohu.
20Por Perëndia i tha: I marrë, këte natë kanë me lypunë prei tejet shpirtinë tand; edhe sa bane gati, kuit do të jenë?
21Kështu ka me qenun’ ai qi mbëleth thesorë për vetëvetëhenë, e nuk’ asht’ i pasunë te Perëndia.
22Mbasandai u tha dishepujvet vet: Përandai po u thom juve - Mos keni gaile për jetënë tuei, qish të hani; as për korpinë tuei, qish të veshni.
23Jeta ashtë ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë.
24Veni ore korbënitë, se nukë mbiellinë, as nukë korrinë; ata s’kanë qur, as grunar; edhe Perëndia i ushqen; sa ma tepërë dani ju prei shpendëvet?
25Edhe cilli prei jush ka gaile, mundetë me shtuem nji kut mbë moshë të vet?
26Kur ju pra s’mundeni as për ma të vogëlënë, përse keni gaile për të tierat?
27Veni ore luletë si rritenë, se nukë mundohenë, as nukë dredhinë; edhe po u thom juve, se as Solomoni me gjithë laftin’ e vet s’ishte veshunë si nji prei kësosh.
28Por ndë qoftë se barinë qi sot ashtë nd’arë, edhe nesër hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, sa ma tepërë juve, o besë-pakë?
29Edhe ju mos kërkoni qish të hani, a qish të pini; as mos ini me dy mendesh.
30Sepse kombet’ e botësë kërkojnë gjithë këto; edhe Ati juei e di se u lypsenë këto.
31Por kërkoni mbëretënin’ e Perëndisë, edhe gjithë këto kanë për me u shtuem juve.
32Mos ki frikë, o trum’ e vogëlë; sepse Atit tuei i pëlqeu me u dhanë juve mbëretëninë.
33Shitni pasëjetë tueja, edhe nepni limoshënë. Bani për vetëhenë tuei kuleta qi nukë vietërohenë, thesore ndë qillt qi nukë mungon, atie ku kursari s’afrohetë, as krymbi s’e prish.
34Sepse ku ashtë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei.
35Le të jenë miedizatë tuei ngjeshunë, edhe kandiletë ndezunë;
36edhe ju ini gati porsi nierëzitë kur presinë të zotin’ e vet, kur do të këthehetë prei darsmash, qi t’i çelinë përnjiherë, kur të vijë me trokulluem.
37Lum ata shërbëtorë, të cillëtë, kur të vijë i zoti, ka me i gjetunë qutë. Për të vërtet po u thom juve, se do të përvishetë, e do t’i vejë me ndenjunë ndë mësallë, edhe do të vijë për-anë, e do t’u shërbejë atyne.
38Edhe ndë arthtë ndë të dytënë ruejtie edhe ndë të tretënë ruejtie ndë arthtë, edhe t’i gjejë kështu, të lumunë jan’ ata shërbëtorë.
39Edhe këte e dini, se ndë qoftë se e dinte i zoti i shtëpisë mbë ç’orë vien kursari, kishte për me ndenjunë qutë, edhe s’kishte për me lanë me u biruem shtëpia e ati.
40Edhe ju pra bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’ate orë qi s’e mendoni.
41Edhe Pietri i tha: Zot, neve e thue këte parabullë, apor të gjithëve?
42Edhe Zoti tha: Vallë cilli asht’ ai kujdestar besënik edhe i mentshim, qi ta vejë i zoti mbi shërbëtorët e vet, për me u dhanë me kohë masën’ e grunit?
43Lum ai shërbëtuer, të cillinë, kur të vijë i zoti, ka me e gjetunë tue bamë kështu.
44Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë mbi gjithë pasëjen’ e ati.
45Por ndë thasht’ ai shërbëtuer ndë zemërë të vet, se: Em-zot qelletë me ardhunë; edhe të fillojë me rrafunë shërbëtorët’ e shërbëtoretë, e me ngran’ e me pim’ e me u dejtunë;
46i zoti ati shërbëtorit’ ka me ardhunë nd’atë ditë qi s’e pret, edhe nd’ate orë, qi s’e di, edhe ka me e damë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me të pabesëtë.
47Edhe ai shërbëtori qi e dinte andën’ e të zotit vet, edhe nukë bani gati vetëhenë, as nukë bani mbas andës’ ati, ka me u rrafunë shumë.
48Por ai qi s’e diti, edhe bani punë për me u rrafunë, ka me u rrafunë pak. Edhe gjithë-se-kuit qi iu dha shumë, shumë ka me u kërkuem prei ati; edhe ati qi i lanë shumë, kanë me i lypunë ma tepërë.
49Erdha me vumë ziarrm mbë dhet, edhe ç’ tietër gja due, ndë qoftë se u ndes tashti?
50Edhe kam nji pagëzim për me u pagëzuem; edhe sa shtrëngohem ngjysh sa të mbarohetë!
51Kujtoni se kam ardhunë me dhanë paqtim mbë dhet? Jo, po u thom juve, por veç të damë.
52Sepse tashti e mbaskëndai kanë me qenunë pesë vetë ndë nji shtëpi damë, tre kundrë dyve, edhe dy kundrë treve.
53Ka për me u damë i ati kundrë të birit; edhe i biri kundrë të i atit; e ama kundrë së bijësë, edhe e bija kundrë s’amësë; vieherra kundrë nusesë vet, edhe nuseja kundrë së vieherrësë.
54Edhe u thoshte edhe gjindëjesë: Kur shifni renë se del prei së perënduemesë diellit, përnjiherë thoni - Po vien shi; edhe bahetë kështu.
55Edhe kur fryn erë mies-dite, thoni, se ka me u bamë vapë; edhe bahetë.
56Hipokritëna, faqen’ e dheut edhe të qiellit dini me e provuem; por këte kohë si nuk’ e provoni?
57Si nukë gjukoni edhe të dreitënë prei vetëhesë tuei?
58Kur të veç pra tek urdhënari bashkë me kundrë-gjyqësinë tand, mundohu mb’udhë me shpëtuem prei ati; se mos të tërheqi te gjyqtari, edhe gjyqtari të api ndër duer të shërbëtorit, edhe shërbëtori të hedhi mbrenda ndë burk.
59Po të thom, s’ke me dalë prei andej, ngysh sa të laish edhe astrin’ e mbrapëm.

Currently Selected:

LUKËSË 12: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in