LUKËSË 11
11
KAPTINA XI.
1Edhe ai kur po falei ndë nji vend, si pushoi, nji prei dishepujvet ati i tha: Zot, mësona me u falunë, sikurse edhe Gjionni mësoi dishepujt’ e vet.
2Edhe ai u tha atyne: Kur të faleni, thoni: - Ati ynë qi je ndë qillt, u shenjtënoft’ emëni yt, arthtë mbëretënia jote, u baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet.
3Bukënë t’onë të përditshimen, epna neve përditë.
4Edhe falna fajetë t’ona, sepse edhe na ia falimë kuido qi na ban faj; edhe mos na shtier ndë ngasëje, por shpëtona prei së keqit.
5Mbasandai u tha atyne: Cilli prei jush do të ketë nji mik, edhe do të vejë tek ai ndë mies-natë, e t’i thotë: Mik, më huaj tri bukë;
6sepse erdhi nji miku em prei udhësë tek unë, edhe s’kam qish me i vumë përpara?
7Edhe ai do të përgjegjetë përmbrenda, e t’i thotë: Mos më nep mundim, sepse dera ashtë mbyllunë tashti, edhe çunat’ e mi kanë ranë ndë shtrat bashkë me mue; s’mundem të ngrihem e t’ap.
8Po u thom juve: Edhe ndë mos u ngrittë me i dhanë, sepse ashtë miku i vet, por për të paturpshimen’ e ati ka me u ngritun’ e me i dhanë sa t’i duhenë.
9Edhe unë po u thom juve: Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni, edhe do të gjeni; trokulloni, edhe do t’u çiletë juve.
10Sepse kushdo qi lypën, merr; edhe kushdo qi kërkon, gjen; edhe ati qi trokullon, do t’i çiletë.
11Edhe cilli prei jush asht’ atë, edhe ndë i lyptë bukë i biri, mos ka me i dhanë gur? Apor ndë i lypte peshk, mos ka me i dhanë gjarpën ndë vend të peshkut?
12Apor ndë i lypte ve, mos ka me i dhanë hakrep?
13Kur ju pra, qi jeni të këqij, dini me u dhanë dielmvet tuei dhana të mira, sa ma tepër’ Ati qi ashtë prei qielli ka me u dhanë Shpirtinë Shenjt atyneve qi t’i lypinë?
14Edhe ishte tue nxierrë nji diall, edhe ai ishte shurth. Edhe dialli kur duel, shurdhi foli, edhe gjindëja u mërekullue.
15Por disa prei atyneve thanë, se nxier djemënitë me anë të Beelzebulit, të parit djemënavet.
16Edhe disa të tierë, tue ngam’ ate, kërkojshinë prei ati shenjë prei qielli.
17Por ai si muer vesht mendimet’ e atyneve, u tha atyne: Çdo mbëretëni ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, shkretohetë; edhe nji shtëpi ndë u daftë kundrë shtëpisë, rrenohetë.
18Edhe Satanai pra ndë qoftë se u da kundrë vetëvetëhesë, si ka me qindruem mbëretënia e ati? Sepse thoni, se unë nxier djemënitë me anë të Beelzebulit.
19Por unë ndë nxier djemënitë me anë të Beelzebulit, bijtë tuei me ç’anë i nxierrinë? Përandai ata kanë me qenunë gjyqtarëtë tuei.
20Por ndë nxier unë djemënitë me gishtin’ e Perëndisë, vallë mbëretënia e Perëndisë e mbërrini mbë ju?
21I forti armatisunë kur ruen avllin’ e vet, gjithë gjaja e ati ashtë ndë paqtim,
22por kur të vijë ma i forti se ai, e ta mundi, merr gjith’ armët’ e ati qi shpërente mb’ato, edhe dan plaçkat’ e ati.
23Ai qi s’ashtë bashkë me mue, ashtë kundrë mejet; edhe ai qi s’mbëleth bashkë me mue, shpërndan.
24Frym’ e ndytë kur del prei nieriut, shkon ndëpër vende të thata pa ujë, edhe kërkon të prajtunë; edhe kur të mos gjejë, thotë: Le të këthehem ndë shtëpit t’eme, andej kah dola;
25edhe kur vien, e gjen mpshimë e stolisunë.
26Atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë fryma të tiera ma të këqia se vetëhenë; edhe hyjn’ e rrin’ atie; edhe të mbrapmet’ e ati nieriu bahenë ma të këqia se të paratë.
27Edhe ai kur thoshte këto, nji grue ngriti za prei gjindëjes’, e i tha: Lum ai bark qi të ka bartunë, edhe ato gjij qi ke thithunë.
28Por ai tha: Lum ma fort ata qi ndëgjojnë fjalën’ e Perëndisë, edhe e ruejnë.
29Edhe gjindëja kur po mbëlidhei, filloi me thanë: Kyi bres asht’ i keq; kërkon shenjë, edhe shenjë s’ka me iu dhanë, për-veç shenjit profetit Iona.
30Sepse sikurse Ionai u ba shenjë mbë Ninevitët, kështu edhe i bir’ i nieriut ka me qenunë mbë këte bres.
31Mbëretënesha e mies-ditësë ka me u ngritunë ndë ditë të gjyqit bashkë me nierëzit e këti brezi, edhe ka me i gjukuem për të keq, sepse erdhi prei anësë së mbaruemesë dheut me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Solomoni.
32Burrat’ e Ninevisë kanë me u ngjallunë ndë ditë të gjyqit bashkë me këte bres, edhe kanë me e gjukuem për të keq, sepse u penduenë për predikimin’ e Ionait; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Ionai.
33Edhe kurkushi, kur ndes kandilinë, s’e ve ndë vend të mpshefëtë, as ndënë hu të drithit, por mbi kandilier, për me pamë dritën’ ata qi hyjnë mbrenda.
34Kandil’ i korpit ashtë syni: syni yt pra kur të jet’ i qirutë, edhe gjithë korpi yt asht’ i ndritshim; por kur të jet’ i keq, edhe korpi yt asht’ i errëtë.
35Ve ore pra drita qi ashtë te ti, mos jet’ errësinë.
36Ndë qoftë pra gjithë korpi yt i ndritshim, pa pasunë ndonji anë t’errëtë, ka me qenun’ i ndritshim gjithë, porsi kandili kur të ndrit me ndriçiminë.
37Edhe si foli këto, nji Farise i lutei me ardhunë për drekë tek ai; edhe ai hyni e ndejti ndë mësallë.
38Edhe Fariseu kur pa se nukë lau ma përpara duertë para drekësë, u mërekullue.
39Edhe Zoti i tha: Tashti ju Fariseitë qironi të përjashtëmenë’ e potirit e të kupësë; por e përmbrendëshimeja juei ashtë plot me rrëmbesë e me të keqe.
40Të marrë, ai qi bani të përjashtëmenë, a nukë bani edhe të përmbrendëshimenë?
41Veçe nepni limoshënë gjanë tuei; edhe qe të gjitha te janë të qiruta te ju.
42Por mjertë ju Fariseitë! Sepse epni të dhetën’ e mendrës’ e të piganit e gjithë barishtavet, edhe lini mbë-nj-anë gjyqin’ edhe dashunin’ e Perëndisë. Këto duhei të bajshitë, edhe ato të mos i lishitë.
43Mjertë ju Fariseitë! Sepse doni vendin’ e parë ndëpër synagogat, edhe të përshëndetunatë ndëpër tregjet.
44Mjertë ju Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Se jeni porsi ato vorretë qi s’dukenë, edhe nierëzitë qi ecinë përsipër nukë dinë.
45Edhe nji prei ligjëtarëvet u përgjeq, e i tha: Mieshtër, tue thanë këto punë shan edhe neve.
46Edhe ai tha: Mjertë ju ligjëtarëtë për-së-ri! Sepse ngarkoni nierëzitë me barrë të randa qi s’barenë, edhe ju nuk’ i përkitni barrëtë me majën’ e gishtënavet tuei.
47Mjertë ju! Sepse ndërtoni vorret’ e profetënavet, edhe atënitë tuei i vranë.
48Vallë bani deshmi edhe pëlqeni punët’ e atënavet tuei, sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni vorret e atyneve.
49Përandai edhe ditunia e Perëndisë tha: Kam me dërguem tek ata profetëna edhe apostuj, edhe disa prei asish kanë me i vramë edhe kanë me i përzanë,
50qi të kërkohetë prei këti brezi gjaku i gjithë profetënavet qi ashtë derdhunë çë kur se ashtë ngrefunë bota;
51çë prei gjakut Abelit, ngjysh mbë gjak të Zaharisë qi u vra ndërmiet therores’ edhe tempullit; për të vërtet po u thom juve, ka për me u kërkuem prei këti brezi.
52Mjertë ju ligjëtarëtë! Sepse ngritët çelsin’ e mendiesë; ju nukë hytë, por ndalët edhe ata qi hyjnë.
53Edhe ai kur u thoshte atyne këto, Shkruisit’ edhe Fariseitë filluenë me e nxemë tepërë, edhe me e shtrënguem qi të flasi për shumë punë,
54sepse kishinë ngrefunë lak për ate, edhe kërkojshinë me rrëmbyem ndonji fjalë prei gojës’ ati, qi ta përflasinë.
Currently Selected:
LUKËSË 11: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania