LUKËSË 10
10
KAPTINA X.
1Edhe mbasandai Zoti vuni edhe shtatë-dhetë dishepuj të tierë, edhe i dërgoi dy ka dy përpara vetëhesë mbë çdo qytet e vend, ku kishte për me ardhun’ ai.
2U thoshte atyne pra: Të korrët ashtë shumë, por punëtorëtë janë pak; i luteni pra të zotit të korrit me nxierrë punëtorë për të korrët’ e vet.
3Shkoni: qe unë te po u dërgoj juve porsi dhentë ndë miedist ujqvet.
4Mos barni kuletë, as stracë, as këpucë; edhe mos përshëndetni kurkënd mb’udhë.
5Edhe mb’atë shtëpi qi të hyni, përpara thoni: Paqtim ndë këte shtëpi.
6Edhe ndë qoft’ atie bir paqtimi, paqtimi juei ka me u prajtunë mb’atë; por ndë mos qoftë, ka me u këthyem mbë ju.
7Edhe mbetni nd’ate shtëpi, tue ngran’ e tue pimë prei asosh qi t’u napinë juve ata, sepse punëtori asht’ i zoti pagësë vet. Mos sdripni prei nji shtëpie mbë tietër shtëpi.
8Edhe mb’ate qytet qi të hyni, edhe t’u presinë juve, hani ato qi u vihenë përpara juve,
9edhe shëndoshni të sëmunëtë qi gjindenë nd’ate, edhe thoni atyneve: Mbëretënia e Perëndisë u afrue mbë ju.
10Por mb’ate qytet qi të hyni, edhe të mos u presinë juve, kur të dilni ndëpër rrugat e ati qyteti, thoni:
11U shkundimë juve edhe pluhëninë qi ashtë ngjitunë mbë ne prei qytetit tuei, por këte ta dini, se mbëretënia e Perëndisë u afrue mbë ju.
12Edhe po u thom juve, se nd’ate ditë ma i durueshim ka me qenunë mundimi ndë Sodom, se nd’ate qytet.
13Mjeri ti, Horazin! Mjeri ti, Bethsaida! Sepse ato mërekullia qi janë bamë ndë ju, ndë ishinë bamë ndë Tyrë e ndë Sidonë, çë kurë se do t’ishinë penduem, tue ndenjunë ndë thes e ndë hi.
14Por ndë Tyrë e ndë Sidonë ma i durueshim ka me qenunë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju.
15Edhe ti, Kapernaumë, qi ke hipunë ngjysh mbë qiell, ke me sdripunë ngjysh ndë ferr.
16Ai qi t’u ndëgjojë juve, ndëgjon mue; edhe qi nukë ze për gja juve, s’ka zanë për gja mue; edhe ai qi nukë ze për gja mue, s’ka zanë për gja ate qi më ka dërguem.
17Edhe të shtatë-dhetët’ u këthyen me gëzim, tue thanë: Zot, edhe djemënitë na ndëgjojnë mb’emënit tand.
18Edhe ai u tha atyne: Vejem ore Satananë tue ranë prei qiellit porsi vetimë.
19Qe te po u ap juve pushtet për me shkelunë mbi gjarpij e mbi hakrepëna, edhe mbi gjithë fuqin’ e anëmikut; edhe kurgja s’ka me u bamë keq juve.
20Por mos gëzohi për këte, se u ndëgjojnë juve frymat’ e këqia; por gëzohi ma tepërë, se emnatë tuei u shkruenë ndë qillt.
21Nd’ate orë Iesui u gëzue ndë shpirt’ edhe tha: Të falem ndersë, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se mpshefe këto prei së ditshimish e prei së mentshimish, edhe i sbulove ndër foshnje; po, o Atë, se kështu u pëlqye përpara tejet.
22Të gjitha m’u dhanë n’dorë prei t’im et, edhe kurkushi nukë di cilli ashtë Biri, veç Ati; edhe cilli asht’ Ati, veç Biri, edhe ati qi të detë Biri me ia sbuluem.
23Edhe u këthye te dishepujt’ e tha veç-anë: Lum ata sy qi shofin’ ato qi shifni.
24Sepse po u thom juve, se shumë profetëna e mbëretëna deshnë me pam’ ato qi shifni ju, e nukë panë; edhe me ndëgjuem ato qi ndëgjoni, e nukë ndëgjuenë.
25Edhe qe tek u ngrit nji ligjëtar, tue ngam’ ate, e tue thanë: Mieshtër, qish të baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme?
26Edhe ai i tha: Qish ashtë shkruem ndë ligjët? Si këndon?
27Edhe ai u përgjeq, e tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë fuqinë tande, edhe me gjithë mendienë tande”, edhe “të afërminë tand porsi vetëvetëhenë”.
28Edhe ai i tha: U përgjegje dreitë; ban këto, edhe ke me rruem.
29Por ai donte me nxierrë vetëvetëhenë të dreitë, i tha Iesuit: E cilli asht’ i afërmi em?
30Edhe Iesui u përgjeq, e tha: Nji nieri sdripi prei Ierusalemit ndë Ieriho, edhe ra ndër duer të kusarëvet, të cillëtë si e sveshnë, edhe e banë me plagë, iknë, edhe e lanë me gjymës fryme.
31Edhe ndodhi me shkuem asai udhe nji prift; edhe kur pa ate, shkoi anësë tietër.
32Kështu edhe nji Levit, kur e mbërrini ndë vend, erdhi e pa, edhe shkoi anësë tietër.
33Por nji Samaritan tue bam’ udhë, erdhi mbi ate; edhe kur pa ate, iu dhimti;
34edhe erdhi për-anë, e i lidhi plagëtë, tue derdhunë voj e venë; edhe e hipi mbë shtazët të vet, edhe e pruni ndë huej-pritë, edhe i pat kujdes.
35Edhe ndë nesëret kur duel, nxuer dy dinarë, e ia dha huej-pritësit, edhe i tha: Ki kujdes ati; edhe qish të prishish ma tepër’, unë kam me t’i lamë, kur të vij për-së-ri.
36Cilli prei kësish të tresh të duketë se u ba i afërmi ati qi ra ndër duer të kursarëvet?
37Edhe ai tha: Ai qi pat përdëllim për ate. Iesui pra i tha: Shko, edhe ti ban kështu.
38Edhe ata kur po shkojshinë, ai hyni mbë nji katund, edhe nji grue qi e kishte emninë Marthë, e priti ndë shtëpit të vet.
39Edhe ajo kishte nji motërë qi e queishinë Mari, e cilla ndejti për-anë kambëvet Iesuit, edhe ndëgjonte fjalën’ e ati.
40Edhe Martha mundohei shumë tue shërbyem; edhe mbasandai duel përpara ati, e tha: Zot, nukë ke gaile se eme motërë më la vetëmë me shërbyem? Thuei pra asai për me më ndimuem.
41Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Marthë, Marthë, ke gaile e turbëllohe për shumë punë,
42por për nji punë ashtë nevojë. Edhe Maria sgjodhi piesën’ e mirë, qi s’ka me u marrë prei asai.
Currently Selected:
LUKËSË 10: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania