LUKËSË 9
9
KAPTINA IX.
1Edhe ai si thirri për-anë dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, u dha atyne fuqi e pushtet mbi gjithë djemënit, edhe me shëndoshunë sëmunda.
2Edhe i dërgoi me predikuem mbëretënin’ e Perëndisë, edhe me shëndoshunë të sëmunëtë.
3Edhe u tha atyne: Mos barni gja mb’udhë, as shqepë, as straicë, as bukë, as argjand, as ka dy parë petka të keni.
4Edhe mb’ atë shtëpi qi të hyni, mbetni atie, edhe delni andej.
5Edhe sa vetë qi të mos u presinë juve, kur të delni prei ati qyteti, shkundni edhe pluhëninë prei kambëvet tueja, për deshmi kundrë atyneve.
6Edhe ata si duelnë, shkojshinë katundevet, tue dhanë zanin’ e mirë, edhe tue shëndoshunë mbë çdo vend.
7Edhe Herodi katrurdhësi ndëgjoi gjith’ ato qi baheshinë prei ati, edhe mërekullohei,
sepse disa thoshinë, se Gjionni ashtë ngjallunë prei së vdekunish;
8edhe disa thoshinë, se Elia ashtë dukunë; edhe disa të tierë, se nji prei profetënish motshim ashtë ngjallunë.
9Edhe Herodi tha: Gjionnit un’ i preva kryetë, por kyi cilli ashtë, qi unë ndëgjoj për ate të këtilla punë? Edhe kërkonte me e pamë.
10Edhe apostujtë si u këthyenë, i diftuenë gjithë sa banë. Edhe ai i muer me vetëhe, e u tërhoq veç-anë ndë nji vend të shkretë të nji qyteti qi quhetë Bethsaida.
11Edhe gjindëja kur e muernë vesht, e muernë mbrapa; edhe ai si i priti, u fliste atyne për mbëretënin’ e Perëndisë, edhe shëndoshte ata qi kishinë nevojë për me u shëndoshunë.
12Edhe dita filloi me u thyem, edhe të dy-mbë-dhetët’ erthnë për-anë, e i thonë: Lisho gjindëjenë, qi të shkojnë rreth katundevet e aravet me ndenjunë, edhe me gjetunë haena, sepse këtu jemi ndë vend të shkretë.
13Por ai u tha atyne: Epni ju atyneve me ngranë. Edhe ata thanë: Ndër ne s’gjindenë ma tepërë se pesë bukë, edhe dy peshq; veç ndë vofshimë na me blemë të ngrana për gjithë këte popull.
14Sepse ishin’ afërë pesë mijë burra. Edhe ai u tha dishepujvet vet: Veni ata me ndenjunë tuba tuba ka pesë-dhetë.
15Edhe ata banë kështu, edhe i vunë me ndenjunë të gjithë.
16Edhe ai si muer pesë bukët’ edhe dy peshqitë, çoi sytë mbë qiell, edhe i bekoi, e i theu, e ua dha dishepujvet me i vumë përpara gjindëjesë.
17Edhe të gjithë hangrën, e u nginë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet dy-mbë-dhetë kosha.
18Edhe ai kur ishte tue u falunë veç-anë, dishepujt ishinë bashkë me ate, edhe i pyeti, tue thanë: Cilli thonë gjindëja se jam unë?
19Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Gjionn pagëzori; edhe të tierë: Elia; edhe të tierë, se ashtë ngjallunë nji prei profetënish motshim.
20Edhe ai u tha atyne: Po ju cilli thoni se jam unë? Edhe Pietri u përgjeq, e tha: Krishti i Perëndisë.
21Edhe ai qirtoi ata, e i porositi mos me i thanë kurkuit këte,
22tue thanë, se: I bir’ i nieriut duhetë me pësuem shumë, edhe s’ka me u pëlqyem prei pleqsh e prei krye-priftënish e prei shkruisish, edhe ka me u vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallunë.
23Mbasandai u thoshte të gjithëve: Kush të detë me ardhunë mbrapa mejet, le të mohojë vetëvetëhenë, edhe le të ngrejë kryqin’ e vet përditë, edhe le të më marri mbrapa.
24Sepse ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e vdierrë; edhe kush të vdierri jetën’ e vet për punë të meje, kyi ka me e shpëtuem.
25Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut ndë fitoftë gjithë botënë, e të vdierri vetëvetëhenë, a ta damojë?
26Sepse ai qi të ketë turp për mue edhe për fjalët’ e mia, edhe i bir’ i nieriut ka me pasunë turp për këte, kur të vijë ndë laft të vet e të Atit e të engjujvet shenjtënueshim,
27Edhe po u thom juve për të vërtet, se - Janë disa prei kësish qi rrinë këtu, qi s’kanë me ngranë vdekë ngjysh sa të shofinë mbëretënin’ e Perëndisë.
28Edhe mbas këtyne fjalësh shkuen’ afërë tetë ditt, edhe ai muer Pietrin’ edhe Gjionnin’ edhe Iakobin’, edhe hypi ndë mal për me u falunë.
29Edhe ai kur po falei, u ndërrue të dukunit’ e faqes’ ati, edhe petkat’ e ati ishinë të bardha, e shkrepëtijshinë.
30Edhe qe dy burra te po flitshinë bashkë me ate, të cillët’ ishinë Moiseu edhe Elia.
31Ata u duknë me laft, e thoshinë për vdekën’ e ati qi kishte me mbushunë ndë Ierusalem.
32Por Pietri edhe ata qi ishinë bashkë me atë, ishinë randuem prei gjumit; edhe kur u çuenë, panë laftin’ e ati, edhe ata dy burratë qi ishinë ndenjunë bashkë me ate.
33Edhe ata kur po daheshinë prei ati, Pietri i tha Iesuit: Mieshtër, mirë ashtë me qenunë na këtu, edhe le të bajmë tri tenda: nji për tyi, edhe nji për Moisenë, edhe nji për Elinë, pa ditunë se qish thotë.
34Edhe ai tue thanë këto, erdhi nji re, edhe i hijesoi; edhe ata u frikuenë, kur hynë ndë ret.
35Edhe erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashuni: ati ndëgjoni.
36Edhe mbassi erdhi zani, Iesui u gjind vetëmë. Edhe ata s’pëzaitnë, edhe kurkuit s’i dhanë za nd’ato ditt për as ndonji gja për ato qi panë.
37Edhe mbë të nesërmet, si sdripnë ata prei malit, shumë gjindëje i duel përpara.
38Edhe qe nji nieri prei gjindëjesë, te bërtiti, tue thanë: Mieshtër, të lutem, ço sytë mbi t’em bir, sepse e kam të vetëmë.
39Edhe qe tek e kap fryma, edhe bërtet befas; edhe e shqyen me shkumë, edhe memzi tërhiqetë prei ati, mbassi e dërrmon.
40Edhe u luta dishepujvet tu për me e nxierrë, por nukë muftnë.
41Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, ngjysh kurë kam me qenunë me ju, edhe kam me u duruem juve? Bier këtu t’yt-bir.
42Edhe ai kur po vinte për-anë, dialli e hodhi, edhe e shqeu. Edhe Iesui qirtoi frymën’ e ndytë, edhe shëndoshi çuninë, edhe ia dha prap të atit.
43Edhe të gjithë mërekulloheshinë për madhënin’ e Perëndisë. Edhe kur mërekulloheshinë të gjithë për gjith’ ato qi bani Iesui, u tha dishepujvet vet:
44Ju veni ndër vesht tuei këto fjalë, sepse i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer të nierëzëvet.
45Por ata s’e merrshinë vesht këte fjalë, edhe ishte mbuluem prei atyneve, për mos me e marrë vesht; edhe kishinë frikë me e pyetunë për këte fjalë.
46Mbasandai hyni nji mendim ndër ata, pale cilli prei asish ashtë ma i math.
47Edhe Iesui kur pa mendimin’ e zemërës’ atyneve, kapi për dore nji çun, edhe e qindroi për-anë vetëhesë,
48edhe u tha atyne: Ai qi të presi këte çun mb’emënit t’em ka pritunë mue; edhe ai qi të presi mue, ka pritun’ ate qi më dërgoi, sepse ai qi ashtë ma i vogëlë ndër gjithë ju, kyi ka me qenun’ i math.
49Edhe Gjionni u përgjeq, e tha: Mieshtër, pam nji nieri qi nxier djemënitë mb’emënit tand; edhe e ndalëm, sepse nukë vien mbrapa bashkë me ne.
50Edhe Iesui i tha: Mos e ndalni, sepse ai qi s’ashtë kundrë nesh, ashtë bashkë me ne.
51Edhe kur po mbusheshinë ditt për me u marrë nalt ndë qiell, atëherë ai shtiu synin’ e vet për me votunë ndë Ierusalem.
52Edhe dërgoi za-dhanësa përpara vetëhesë; edhe ata votnë, e hynë ndë nji katund të Samaritanëvet, për me bamë gati vend për ate.
53Por nuk’ e pritnë, sepse e kishte syninë për me votunë ndë Ierusalem.
54Edhe Iakobi e Gjionni dishepujt’ e ati kur panë, thanë: Zot, a do të themi me sdripunë ziarrm prei qiellit, edhe me i rrenuem, sikurse bani edhe Elia?
55Por ai u këthye, e i qirtoi, edhe tha: Nukë dini prei çfarë fryme jeni ju?
56Sepse i bir’ i nieriut nuk’ erdhi me vdierrë shpirtëna nierëzish, por me shpëtuem. Edhe votnë mbë nji tietër katund.
57Edhe ata kur po vijnë, nji nieri i tha mb’udhë: Zot, kam me të marrë mbrapa kudo të veç.
58Edhe Iesui i tha: Dhelpënatë kanë shtrokulla, edhe shpendët’ e qiellit të ndenjuna; por i bir’ i nieriut s’ka ku me ulunë kryetë.
59Edhe i tha nji tietrit: Merr-më mbrapa. Edhe ai i tha: Zot, lenmë përpara të shkoj me vorruem tem atë.
60Por Iesui i tha: Leni të vdekunitë me vorruem të vdekunit’ e vet, por ti shko edhe nep za për mbëretënin’ e Perëndisë.
61Por edhe nji tietër nieri tha: Zot, kam me ardhunë mbrapa tejet; por lenmë përpara të shkoj me u lanë shëndet atyneve qi janë ndë shtëpit t’eme.
62Por Iesui i tha: Kush ve dorën’ e vet mbë parmende, edhe këthehet’ e ve ore mbrapa, nuk’ asht’ i vëjefshim për mbëretënin’ e Perëndisë.
Currently Selected:
LUKËSË 9: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania