LUKËSË 8
8
KAPTINA VIII.
1Edhe mbasandai ai bante udhë qytet mbë qytet, e katund mbë katund, tue predikuem e tue dhanë zanin’ e mirë për mbëretënin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhetët’ishinë bashkë me ate,
2edhe disa gra qi ishinë shëndoshunë prei frymash këqia e prei sëmundash; Maria qi quhei Magdalenë, prei të cillësë pat nxierrë shtatë djemën,
3edhe Ioanna grueja e Huzait kujdestarit Herodit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cillat’ i shëbejshinë me pasëjen’ e atyne.
4Edhe si u mbëloth shumë gjindëje, edhe vijshinë tek ai prei çdo qyteti, foli me parabullë:
5Duel mbiellësi me mbiellë farën’ e vet; edhe ai tue mbiellë disa ra për-an’ udhësë; edhe u shkel, edhe shpendët’ e qiellit e hangrën.
6Edhe tietra ra mbi gur; edhe si bini, u tha, sepse s’kishte vlagë.
7Edhe tietra ra ndë miedis të drizavet; edhe si binë drizatë bashkë me ate, e mbytnë.
8Edhe tietra ra mbi dhe të mirë; edhe si bini, bani pemë për nji nji qind. Këto tue thanë, bërtiste: Kush të ketë veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
9Edhe dishepujt’ e ati e pyetshinë, tue thanë: Qish mundetë me qenunë këjo parabullë?
10Edhe ai tha: Juve ashtë dhanë me ngjoftunë të mpshefëtat’ e mbëretënisë Perëndisë, por të tierëvet me parabulla; qi tue pamë të mos shofinë, edhe tue ndëgjuem të mos marrinë vesht.
11Edhe parabulla ashtë këjo: Fara ashtë fjala e Perëndisë.
12Edhe ata qi mbillenë për-an’ udhësë, jan’ ata qi ndëgjojnë, mbasandai vien dialli edhe ngre fjalënë prei zemërës’ atyne, qi të mos besojnë, e të shpëtohenë.
13Edhe ata përmbi gur, jan’ ata qi, kur ndëgjojnë, presinë fjalënë me gëzim; por ata s’kanë rranjë, sepse ata besojnë për disa kohë, por ndë kohë të ngasëjesë largohenë.
14Edhe ajo qi ra ndë drizat, këta janë sa ndëgjuenë, por prei gailesh e prei gjasë e prei pëlqimevet e kësai jetësë, shkojn’ e mbytenë, edhe nukë bajnë pemë.
15Edhe ajo qi ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata qi ndëgjojnë fjalënë, edhe e mbajnë ndë zemërë të bukër’ e të mirë, edhe bajnë pemë me durim.
16Edhe kurkushi, kur ndes kandilinë, nuk’ e mbulon me anë, as e ve rëposh shtratit; por e ve mbi kandilier për me pamë dritën’ ata qi hyjnë.
17Sepse s’ashtë ndonji gja e mbulueme, qi s’ka për me u sbuluem; as ndonji gja e mpshefëtë, qi s’ka për me u marrë vesht, e për mos me dalunë për faqe.
18Vështroni pra si ndëgjoni, sepse ai qi të ketë, ka me iu dhanë; edhe qi ai të mos ketë, edhe ate qi duketë se ka, ka me u marrë prei ati.
19Edhe erthnë tek ai e ama edhe të vëllazënit’ e ati, edhe s’mundeshinë me iu afruem prei gjindëjesë.
20Edhe i dhanë za, tue thanë: Jot amë edhe t’yt vëllazën kanë ndenjunë jashtë, e duenë me të pamë.
21Por ai u përgjeq, e u tha atyne: Ama eme edhe vëllazënit’ e mi janë këta qi ndëgjojnë fjalën’ e Perëndisë, edhe e bajnë.
22Edhe nji ditë ai hyni ndë lundrë bashkë me dishepujt’ e vet, edhe u tha atyne: Le të shkojmë përtej lëqenit. Edhe u ngritnë.
23Edhe ata tue lundruem, e muer gjumi, edhe sdripi nji thëllim ere ndë lëqent, edhe po mbushei me ujë lundra, edhe ishinë ndë rrezik.
24Edhe ata erthnë për-an’ ati, edhe e çuenë, tue thanë: Mieshtër, mieshtër, po hupimë. Edhe ai u çue, e qirtoi erën’, edhe valët’ e ujit, edhe pushuenë, e u ba bunacë.
25Edhe u tha atyne: Ku ashtë besa juei? Edhe ata u frikuen’ e u mërekulluenë, tue thanë, njiani tietrit: Vallë kush ashtë kyi qi urdhënon edhe erënat’ edhe ujëtë, edhe i ndëgjojnë?
26Edhe u hodhnë ndë vend të Gadarenvet, qi ashtë përtej kundruell Galilesë.
27Edhe kur duel ai mbë tokë, i duel përpara nji nieri prei qytetit, i cilli kishte djemën prei shumë motsh, edhe nukë vishte petka, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, por ndëpër vorret.
28Edhe kur pa Iesunë, bërtiti, e i ra ndër kambë, edhe tha me za të madh: Qish ke me mue edhe ti, Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? Të lutem, të mos më mundojsh.
29Sepse ai porositi frymën’ e ndytë me dalunë prei nieriut, sepse shumë kohë e kishte rrëmbyem, edhe lidhei me vargje, edhe ruhei ndë trambuk, por ai këpuste të lidhunatë, edhe bihei prei djemënish ndëpër shkretina.
30Edhe Iesui e pyeti, tue thanë: Si ta quejn’ emninë? Edhe ai i tha: Legion, sepse kishinë hymë shumë djemën tek ai.
31Edhe i lutei të mos i urdhënojë ata me shkuem ndë abyssë.
32Edhe atie ishte nji tub’ e madhe thish tue kullotunë ndë mal, edhe i luteshinë t’i lajë me hymë tek ata. Edhe ai i la.
33Edhe djemënitë si duelnë prei nieriut, hynë ndër thit; edhe tuba e thivet u tuerr prei shkrepit e u hoth ndë lëqent, edhe u mbyt.
34Edhe ata qi i kullotshinë kur panë se qish u ba, iknë, edhe shkuen’ e dhanë za ndë qytet e ndëpër arat.
35Edhe duelnë me pamë se qish u ba; edhe erthnë te Iesui, edhe gjetnë nierinë, prei të cillit kishinë dalunë djemënitë, tue ndenjunë për-anë kambëvet Iesuit, veshun’ e urtuem; edhe u frikuenë.
36U diftuen’ atyne pra edhe ata qi kishinë pamë, se si u shpëtue i diallosuni.
37Edhe gjithë shumica e nahijesë Gadarenvet iu lutunë me ikunë prei asish, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ai hyni ndë lundrët, e u këthye.
38Edhe ai nieriu qi kishinë dalunë djemënitë prei ati, i lutei me qenunë bashkë me ate, por Iesui e lishoi, tue thanë:
39Këthehu ndë shtëpit tande, edhe difto gjithë sa bani Perëndia te ti. Edhe ai shkoi, tue leçitunë ndëpër gjithë qytetinë sa bani Iesui tek ai.
40Edhe Iesui kur u këthye, gjindëja e priti me gëzim, sepse të gjithë ishinë tue pritun’ ate.
41Edhe qe tek erdhi nji nieri qi e kishte emninë Iair (edhe ai ishte i pari synagogësë), e ra ndër kambë të Iesuit, e i lutei me hymë ndë shtëpi t’ati,
42sepse ai kishte nji bijë të vetëme, afërë dy-mbë-dhetë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ai kur ishte tue votunë, gjindëja po e shtrëngonte.
43Edhe nji grue qi hiqte prei të rriedhunit e gjakut dy-mbë-dhetë viet, e cilla kishte prishunë gjithë gjanë ndëpër mjekësit, por s’kishte muftunë me u shëndoshun’ e as prei ndonjianit,
44u afrue mbrapazë, edhe preku shqepin’ e petkut ati; edhe përnjiherë iu ndal të rriedhunit’ e gjakut.
45Edhe Iesui tha: Kush qe ai qi më preku? Edhe kur mohuenë të gjithë, Pietri edhe ata qi ishinë bashkë me ate thanë: Mieshtër, gjindëja të pushtojn’ e të shtrëngojn’, edhe ti thue: Kush qe ai qi më preku?
46Por Iesui tha: Më preku nji nieri, sepse unë mora vesht fuqinë qi duel prei mejet.
47Edhe grueja kur pa se s’mpshifetë, erdhi tue u dridhunë, edhe i ra ndër kambë, e i diftoi përpara gjithë popullit për çfarë pune e preku, edhe se u shëndosh përnjiherë.
48Edhe ai i tha: Ki zemërë, bijë, besa të shpëtoi; shko ndë paqtim.
49Edhe ai kur po fliste, vien nji nieri prei të parit synagogësë, e i thotë, se: Jot-bijë vdiq; mos e mundo mieshtrinë.
50Por Iesui kur ndëgjoi, iu përgjeq, tue thanë: Mos ki frikë, veç beso, edhe ka me shpëtuem.
51Edhe si hyni ndë shtëpit, nukë la kurkend me hymë mbrenda, veç Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionnin’ edhe të i atin’ e vaizës’ edhe t’amënë.
52Edhe të gjithë po qjajshinë, e po ndukeshinë për ate. Edhe ai tha: Mos qjani; se nukë vdiq, por po fle.
53Edhe ata e qeshshinë, sepse e dijshinë se vdiq.
54Por ai si nxuer jashtë të gjithë, e kapi për dore, edhe bërtiti, tue thanë: O vaizë, çohu.
55Edhe asai i erdhi fryma prap, edhe u ngjall përnjiherë; edhe ai urdhënoi t’i apinë me ngranë.
56Edhe përint’ e asai duelnë jashtë menç, por ai i porositi mos i thonë kurkuit se qish u ba.
Currently Selected:
LUKËSË 8: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania