LUKËSË 7
7
KAPTINA VII.
1Edhe mbassi mbaroi gjithë fjalët’ e veta ndër veshë të popullit hyni ndë Kapernaumë.
2Edhe shërbëtor’ i nji qindori, qi e kishte shumë të vëjefshim, ishte i lik për me vdekunë.
3Edhe kur ndëgjoi për Iesunë, dërgoi pleqt’ e Iudevet tek ai, tue iu lutunë qi të vijë me shpëtuem shërbëtorin’ e ati.
4Edhe ata erthnë te Iesui, e i luteshinë me nxitim, tue thanë, se: Vëjen me ia bamë këte,
5sepse ai do kombinë t’anë, edhe ai na ka ndërtuem synagogënë.
6Edhe Iesui po shkonte bashë me ata. Edhe tashti tue qenunë pak lark prei shtëpisë, qindori dërgoi miq tek ai, tue i thanë: Zot, mos u mundo, sepse s’jam i zoti të hyjsh ndënë shtrehe t’eme,
7përandai as vetëhenë t’eme s’e bana të vëjefshim me ardhunë te ti, por thuei nji fjalë, edhe shërbëtori em ka me u shëndoshunë.
8Sepse edhe unë jam nji nieri ndën’ urdhënë, edhe kam ndënë vetëhenë t’eme ushtëtorë, edhe i thom këti: Shko, edhe shkon; edhe tietrit: Eja, edhe vien; edhe shërbëtorit t’em: Ban këte, edhe e ban.
9Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, u mërekullue për ate, edhe u këthye, e i tha popullit qi e merrte mbrapa: Po u thom juve, se - As ndë Israel s’kam gjetunë kaqi besë.
10Edhe ata qi ishinë dërguem kur u këthyenë ndë shtëpi, gjetnë shërbëtorinë qi ishte sëmunë shëndoshunë.
11Edhe ndë nesëret Iesui vinte ndë nji qytet qi quhetë Nain; edhe ishinë tue votunë bashkë me ate miaft prei dishepujsh ati, edhe shumë gjindëje.
12Edhe kur erdhi ngjat derësë qytetit, qe te po bijshinë jashtë nji të vdekunë, të cillin’ e ama e kishte bir të vetëmë, edhe ajo ishte e ve; edhe bashkë me ate ishte miaft gjindëje prei qytetit.
13Edhe Zoti kur pa ate, pat të dhimbunë për ate, edhe i tha: Mos qjai.
14Edhe u afrue, e preku shtratinë, edhe ata qi ishinë tue bartunë qindruenë, edhe tha: Dialosh, po të thom - Çohu.
15Edhe i vdekuni ndejti mbë bythë, edhe filloi me folunë. Edhe ia dha s’amës’ ati.
16Edhe të gjithë i muer frika, edhe lavdojshinë Perëndinë, tue thanë, se: Profet i math ashtë ngritunë ndër ne; edhe se Perëndia vuni ore popullin’ e vet.
17Edhe këjo fjalë për ate duel jashtë ndër gjithë Iudenë, edhe ndër gjith’ ate nahije.
18Edhe dishepujt e ati i dhanë za Gjionnit për gjithë këto.
19Edhe Gjionni thirri për-anë dy vetë prei dishepujsh vet, e i dërgoi te Iesui, tue thanë: Ti je ai qi ka për me ardhunë apor presimë tietër?
20Edhe nierëzitë si erthnë tek ai, thanë: Gjionn pagëzori na ka dërguem te ti, tue thanë: Ti je ai qi ka për me ardhunë, apo presimë tietër?
21(Edhe nd’ate orë ai shëndoshi shumë vetë prei lingatash, e prei mundimesh, e prei frymash këqia, edhe shumë të verbënave u fali dritënë me pamë).
22Edhe Iesui u përgjeq, e u tha: Shkoni e nepni za Gjionnit për gjithë sa pat’ e ndëgjuetë; se të verbën çelinë sytë, ulogë ecinë, të kromosunë qirohenë, shurdha ndëgjojnë, të vdekunë ngjallenë, të vobeqitë ndëgjojnë zanin’ e mirë;
23edhe i lumun’ asht’ ai qi të mos shkandalizohetë mbë mue.
24Edhe mbassi iknë ata qi ishinë dërguem prei Gjionnit, filloi me i thanë gjindëjesë për Gjionninë: Përse keni dalë ndë shkretinët me vum ore? Kallam qi tundetë prei erësë?
25Por përse keni dalë me pamë? Nieri veshunë me petka të buta? Qe ata qi janë veshunë me petka të ndrituna, edhe ndër të kënaquna, te janë ndëpër dyert e mbëretënavet.
26Por përse keni dalë me pamë? Profet? Po, u thom juve, edhe ma tepërë se profet.
27Kyi asht’ ai qi ashtë shkruem për ate: “Qe unë te dërgoj engjullinë t’em përpara faqesë s’ate, ai ka me ndrequn’ udhënë tande përpara tejet”.
28Sepse po u thom juve: Ma i math profet se Gjionn pagëzori as ndonji nuk’ ashtë ndër gjithë sa kanë lemë prei grash, por ma i vogëli ndë mbëretënit të Perëndisë ashtë ma i math se ai.
29Edhe gjithë populli kur ndëgjoi ate, edhe publikanëtë qi ishinë pagëzuem me pagëzimin’ e Gjionnit, dreitënuenë Perëndinë.
30Por Fariseit’ edhe ligjëtarëtë hothnë poshtë prei vetëhes’ atyne andën’ e Perëndisë, sepse nuk’ u pagëzuenë prei ati.
31Edhe Zoti tha: Me ke t’i përgjaj pra nierëzit’ e këti brezi? Edhe me ke përgjajnë?
32 Këta përgjajnë me çuna qi rrinë ndë treg, edhe thërrasinë njiani tietrinë, e thonë: U ram fyllit, edhe nuk karcyetë; u bam vaje, edhe nukë qjatë.
33Sepse erdhi Gjionn pagëzori qi as bukë s’ha, as venë s’pi, edhe thoni, se: Ka diallinë.
34Erdhi i bir’ i nieriut tue ngran’ e tue pimë, edhe thoni: Qe, nieri hamës e venë-pimës, miku i publikanëvet e i fajtorëvet.
35Edhe ditunia duel e dreitë prei gjithë të bijvet ati brezi.
36Edhe nji prei Fariseish i lutei me ngranë bashkë me ate. Edhe ai hyni ndë shtëpit të Fariseut, e ndejti ndë mësallë.
37Edhe qe nji grue nd’ate qytet, e cilla ishte fajtore, kur e ndjeu se ka ranë ndë shtëpit të Fariseut, pruni nji alabastër me voj eret,
38edhe ndejti mbrapa për-anë kambëvet ati tue qjamë, edhe filloi me lagunë kambët’ e ati me lot, edhe i mpëshinte me flokët e kresë vet, edhe puthte kambët’ e ati, edhe i lyente me voj eret.
39Edhe ai Fariseu qi kishte thërritun’ ate kur pa, tha me vetëvetëhenë, tue thanë: Kyi ndë ishte profet, mundei me e marrë vesht cilla, edhe çfarë grue asht’ ajo qi prek ate, sepse ashtë fajtore.
40Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Simon, kam me të thanë për nji gja send. Edhe ai thotë: Mieshtër, thuei.
41Nji hua-dhanës kishte dy detorë: njiani i kishte detyrë pesë qind dinarë, edhe tietri pesë-dhetë.
42Edhe mbassi s’kishinë me ia lamë, ua fali të dyve. Cilli pra prei asish, thuei, ka me e dashunë ma tepërë?
43Edhe Simoni u përgjeq, e tha: Më duketë se ai, të cillit i fali ma të shumënë; edhe ai i tha: Gjukove dreitë.
44Edhe si këtheu kryetë te grueja, i tha Simonit: A shef këte grue? Hyna ndë shtëpit tande, ti nukë më dhe ujë për me lamë kambëtë, por ajo më lagu kambëtë me lot, edhe i mpëshiu me flokët e kresë vet.
45 Ti nukë më puthe, por ajo, çë kur se hyna, s’prajti tue puthunë kambët’ e mia.
46 Ti nukë më leve kryetë me voj, por ajo më leu kambëtë me voj eret.
47Prandai, po të thom, iu kanë ndëjyem asai fajet’ e shuma, sepse më deshi shumë, sepse ai qi do pak, pak i ndëjehenë fajetë.
48Mbasandai i thot’ asai: T’u kanë ndëjyem fajetë.
49Edhe ata qi ishinë ndenjunë ndë mësallë filluenë me thanë ndër vetëhe: Cilli ashtë kyi qi ndëjen edhe faje?
50Edhe ai i tha gruesë: Besa jote të shpëtoi; shko ndë paqtim.
Currently Selected:
LUKËSË 7: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania