YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 6

6
KAPTINA VI.
1Edhe të shëtunën’ e dytë mbas së parësë, ai po shkonte ndëpër të mbielluna; edhe dishepujt’ e ati këputshinë kallëza, edhe hajshinë, tue i shimë me dorë.
2Edhe disa prei Fariseish u than’ atyne: Përse bani ate qi s’asht’ e udhësë me bamë për të shëtuna?
3Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: S’keni kënduem, as këte qi bani Davidi, kur i erdhi i ati, edhe atyne qi ishinë bashkë me ate?
4Si hyni ndë shtëpit të Perëndisë, edhe muer bukët’ e paravumies’, edhe hangër, edhe u dha edhe atyne qi ishinë bashkë me ate, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngranë të tierë përveç priftënavet?
5Edhe u thoshte atyne, se: I bir’ i nieriut asht’i zoti edhe së shëtunësë.
6Edhe për-së-ri nji tietër së shëtune hyni ndë synagogët, edhe mësonte; edhe atie ishte nji nieri qi kishte dorën e diathtë të thatë.
7Edhe Shkruisit’ e Fariseitë vejshin’ ore ate ndë qoftë se do të shëndoshi për ditë të shëtunë, qi të gjejnë shkaik kundrë ati.
8Por ai i dinte mendimet’ e atyne, edhe i tha nieriut qi kishte dorën’ e thatë: Çohu, edhe qindro ndë miedis. Edhe ai u ngrit, edhe qindroi.
9Iesui u tha atyne pra: Kam me u pyetunë juve për nji gja - Ashtë me udhë për të shëtuna me bamë mirë, apor me bamë keq? Me shpëtuem shpirt, apor me hupunë?
10Edhe mbassi vuni ore ata rreth, i tha nieriut: Shtri dorënë tande. Edhe ai bani ashtu, edhe dora e ati u ba e shëndoshë porsi tietra.
11Por ata u mbushnë me marri, edhe flitshinë njiani me tietrinë, qish mundeshinë me i bamë Iesuit.
12Edhe mb’ato ditt duel ndë malt me u falunë, edhe ishte tue shkuem gjithë natënë mbë të falunit e Perëndisë.
13Edhe kur u ba ditë, thirri dishepujt’ e vet; edhe sgjodhi dy-mbë-dhetë prei asish, edhe i queiti apostuj;
14Simoninë qi e queti Pietër, edhe Andrenë të vëllan’ e ati, Iakobin’ edhe Gjionninë, Filippin’ edhe Bartholomenë,
15Matthenë edhe Thomanë, Iakobinë të birin’ e Alfeut, edhe Simoninë qi quhei Zelotë,
16Iudenë të vëllan’ e Iakobit, edhe Iudën’ Iskariotinë, i cilli u ba edhe trathtuer,
17Edhe sdripi bashkë me ata, e qindroi mbë nji vend rrafsh, edhe ishinë gjindëje prei dishepujsh ati, edhe shumë shumicë populli prei gjithë Iudesë edhe Ierusalemit, edhe prei për-anë deti Tyrës’ edhe Sidonësë, të cillëtë erthnë me ndëgjuem ate, edhe me u shëndoshunë prei lingatash veta;
18edhe ata qi mundoheshinë prei shpirtënash ndytë, edhe shëndosheshinë.
19Edhe gjithë gjindëja kërkonte me e prekunë, sepse dilte fuqi prei ati, edhe shëndoshte të gjithë.
20Edhe ai si ngriti syt’ e vet mbë dishepujt e vet, tha: Lumtë ju të vobeqitë, sepse mbëretënia e Perëndisë ashtë jueja.
21Lumtë ju qi keni u tashti, sepse keni me u ngimë. Lumtë ju qi qjani tashti, sepse keni me qeshunë.
22Të lumunë jeni ju, kur t’u marrinë mëni juve nierëzitë, edhe kur t’u veçojnë juve, edhe t’u përqeshinë, edhe t’u nxierrin’ emninë për të keq, për punë të birit nieriut.
23Gëzohi mb’ate ditë, edhe karceni, sepse qe paga juei tek ashtë shumë ndë qiell, sepse kështu ua baishin’ atënit’ e atyne edhe profetënavet.
24Por mjertë ju të pasunitë! Sepse e fituetë ngushulliminë tuei.
25Mjertë ju qi jeni të ngimë! Sepse ka me u ardhun’ u juve. Mjertë ju qi qeshni tashti! Sepse keni me bamë vaje, e me qjamë.
26Mjertë ju, kur të thonë mirë për ju gjithë nierëzitë! Sepse kështu ua bajshin’ atënit’ e atyne edhe profet-rrenësavet.
27Po u thom juve qi ndëgjoni: Doni anëmiqtë tuei; bani mirë atyne qi u kanë mëni juve;
28bekoni ata qi u mallëkojnë juve; edhe faluni për ata qi u ngasinë.
29Ati qi të bierë me shuplakë faqesë, këthei edhe tietrënë; edhe ati qi të marri petkunë tand, leni edhe këmishënë.
30Edhe epi cillit-do qi të lypi; edhe ati qi të marri të tuatë, mos ia lyp prap.
31Edhe sikurse doni me u bamë juve nierëzitë, kështu edhe ju u bani atyne; edhe ndë daçi ata qi e duenë juve, çfarë nderie ashtë mbë ju?
32Sepse edhe fajtorëtë duen’ ata qi i duenë.
33Edhe ndë u bafshi mirë atyne qi u bajnë mirë juve, çfarë nderie ashtë mbë ju? Sepse edhe fajtorëtë bajnë kështu.
34Edhe ndë u dhançi hua atyne qi shpëreni me i marrë prap, çfarë nderie ashtë mbë ju? Sepse edhe fajtorët’ u apinë hua fajtorëvet, për me i marrë prap nji për ni.
35Por doni anëmiqtë tuei, edhe bani mirë, edhe epni hua, pa pasunë ndonji shpëresë ma; edhe atëherë paga juei ka me qenunë shumë, edhe keni me qenunë të bijt’ e të Naltit, sepse ai asht’ i mirë mbë të pangjoftunit nderë edhe mbë të këqijt.
36Bahi pra të përdëllyeshim, sikurse edhe Ati juei asht’ i përdëllyeshim.
37Edhe mos gjukoni, edhe s’keni me u gjukuem; mos dënoni, edhe s’keni me u dënuem; ndëjeni, edhe keni me u ndëjyem;
38epni, edhe ka me u dhanë juve; matës të mirë, të rrasun’ edhe të tundun’ edhe të derdhunë për buzë kanë me u dhanë juve ndë gji tuei. Sepse me atë matës qi matni, kanë me u këthyem me u matun’ edhe juve.
39Edhe u tha atyne nji parabullë: Mos mundet’ i verbëti me i tërhekun’ udhënë të verbëtit? A s’kanë me ranë të dy ndë gropët?
40Nuk’ ashtë dishepull përmbi mieshtrin’ e vet, por cilli-do qi asht’ i kullutë ka me qenunë porsi mieshtri vet.
41Edhe përse shikon krandienë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla, por tranë qi ashtë ndë sy tand nuk’ e ndien?
42Apor si munde me i thanë t’yt vëlla: Vëlla, le të nxier krandienë qi ke ndë sy tand, kur ti nukë shef tranë qi ke ndë sy tand? Hipokrit, nxier ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë ke me pamë mirë për me nxierrë krandienë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla.
43Sepse s’ashtë ndonji dru e mirë qi ban pemë të kalbëtë, as ndonji dru e kalbëtë qi ban pemë të mirë.
44Sepse çdo dru ngjifetë prei pemësë vet. Sepse nukë mbëledhinë fiq prei drizash, as nukë vielinë rrush prei ferrash.
45Nieriu i mirë nxier të mirënë prei thesoresë mirë të zemrësë vet; edhe nieriu i keq nxier te keqenë prei thesoresë keqe të zemrësë vet, sepse goja e ati flet prei tepëricësë zemrësë.
46Edhe përse më thërritni: Zot, zot, edhe nukë bani sa thom?
47Kush-do qi vien tek unë, edhe ndëgjon fjalët’ e mia, edhe i ban, kam me u diftuem juve me cillinë përgjan:
48 ai përgjan me nji nieri qi ndërtoi nji shtëpi, i cilli gërmihi, e thelloi, e vuni themel mbi shkampt; edhe kur vërshoi ujët’, u përpoq lumi mbas asai shtëpie, edhe nukë mufti me e tundunë, sepse ishte themeluem mbi shkampt.
49Po kush të ndëgjojë e të mos bajë, përgjan me nji nieri qi ndërtoi shtëpinë mbi dhe pa themel, qi u përpoq lumi mbas asai, edhe ra përnjiherë; edhe të rrenuemit’ e asai shtëpie u ba i math.

Currently Selected:

LUKËSË 6: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in