LUKËSË 18
18
KAPTINA XVIII.
1U thoshte atyne edhe nji parabullë, se duhetë me u falunë përherë, edhe mos me u lodhunë,
2tue thanë: Ishte nji gjyqtar ndë nji qytet qi s’kishte frikë Perëndinë, edhe s’kishte turp nierinë.
3Ishte edhe nji e ve nd’ate qytet, edhe vinte tek ai, tue thanë: Banmë gjykime qi kam me kundrë-gjyqësinë.
4Edhe ai për shumë kohë nukë donte, por mbasandai tha me vetëvetëhenë: Por edhe ndë qoftë se s’kam frikë Perëndinë, edhe s’kam turp nierinë,
5pak së paku sepse ajo grueja e ve më gulçon, le t’ia baj gjyqinë, qi të mos vijë përherë me më munduem.
6Edhe Zoti tha: Ndëgjoni qish thotë gjyqtari i paudhë,
7por Perëndia a s’ka me bamë gjyqin’ e të sgjedhunavet vet qi thërrasinë tek ai dit’ e natë, ndonësë ban zemërën’ e gjanë për ata?
8Po u thom juve, se ka me u bamë gjyqin’ atyne për së shpeiti. Por kur të vijë i bir’ i nieriut, vallë ka me gjetunë besënë mbi dhet?
9Edhe u tha edhe këte parabull’ atyneve qi shpërejshinë mbë vetëvetëhenë, se janë të dreitë, edhe nuk’ i zishinë për gja të tierëtë.
10Dy nierës hipnë ndë tempull me u falunë; njiani ishte Farise, edhe tietri publikan.
11Fariseu ndejti e falei ndër vetëhe tue thanë këto fjalë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam porsi nierëzit’ e tierë, të rrëmbyeshim, të paudhë, kurvarë, a edhe porsi kyi publikani.
12Agjinoj dy herë ndë javët, ap të dhetën’ e gjithë çë-do gjaje qi kam.
13Edhe publikani ishte ndenjunë prei së largut, e nukë donte as sytë me ngritunë përpietë ndë qiell, por rrifte krahanorin’ e vet, tue thanë: O Perëndi, ndëje mue fajtorinë.
14Po u thom juve, se - Kyi u këthye ndë shtëpi të vet ma i dreitë se ai, sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përve vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt.
15Edhe i prun’ edhe foshnjetë qi t’i përkasi; edhe dishepujtë, kur panë, i qirtuenë.
16Por Iesui si i thërriti për-anë, tha: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse të këtillëvet ashtë mbëretënia e Perëndisë.
17Për të vërtet po u thom juve, se - Ai qi të mos presi mbëretënin’ e Perëndisë porsi nji çun të vogëlë, s’ka me hymë nd’ate.
18Edhe nji i parë e pyeti, tue thanë: Mieshtër i mirë, qish të baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme?
19Edhe Iesui i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, për veç nji Perëndie.
20Porosiat’ i di: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”.
21Edhe ai tha: Të gjitha këto i kam rueitunë çë mbë të rit’ t’em.
22Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, i tha: Edhe nji punë të mëngon - shit gjithë qish ke, edhe i dai ndëpër të vobeqit, edhe ke me pasunë thesorë ndë qiell; edhe eja, e më merr mbrapa.
23Por ai kur ndëgjoi këto u idhënue, sepse ishte fort i pasunë.
24Edhe Iesui kur pa se u idhënue, tha: Sa me të vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë gja!
25Sepse ma kollai ashtë me hymë kamilla ndëpër birë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë,
26Edhe ata qi ndëgjuenë thanë: E cilli mundetë me u shpëtuem?
27Edhe ai tha: Të pamundëshimetë për-anë nierëzish, janë të mundëshime për-anë Perëndisë.
28Edhe Pietri tha: Qe na te lam të gjitha, edhe të muerëm mbrapa.
29Edhe ai u tha atyne: Për të vërtet po u thom juve, s’ashtë ndonji qi la shtëpi, a përind, a vëllazën, a grue, a dielm, për punë të mbëretënisë Perëndisë,
30qi të mos shpaguhetë për nji shumë ndë këte kohë, edhe ndë jetët qi vien jetën’ e pa-sosëme.
31Mbasandai ai muer mbë-nj-anë të dy-mbë-dhetëtë, e u tha atyne: Qe te po hipimë ndë Ierusalem, edhe gjithë sa janë shkruem me anë të profetënavet për të birin’ e nieriut kanë me u mbaruem.
32Sepse ka me u dhanë ndër duer të kombevet, e ka me u përqeshun’, e ka me u shamë, e ka me u pështymë ndër sy;
33edhe si ta frushkullojnë kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallunë.
34Por ata s’muernë vesht kurgja prei këtyne fjalëvet; edhe këjo fjalë ishte mpshefunë prei atyneve, edhe nuk’ i merrshinë vesht ato qi u thoheshin’ atyne.
35Edhe ai kur u afrue ndë Ieriho, nji i verbëtë po rrinte për-an’ udhësë tue lypunë;
36edhe kur ndëgjoi gjindëjenë tue shkuem, pyeste: Qish ashtë këjo?
37Edhe i diftuenë se po shkon Iesu Nazoreasi.
38Edhe ai bërtiti, tue thanë: Iesu, bir’ i Davidit, përdëllemë.
39Edhe ata qi shkojshinë për-anë e qirtojshinë, qi të mos pëzante, por ai shumë ma tepërë thërriste: Bir’ i Davidit, përdëllemë.
40Edhe Iesui qindroi edhe urdhënoi me e prumë tek ai; edhe ai si u afrue, e pyeti,
41tue thanë: Qish do me të bamë? Edhe ai tha: Zot, qi të çel sytë me pamë.
42Edhe Iesui i tha: Çil’ sytë me pamë, besa jote të shpëtoi.
43Edhe përnjiherë çeli syt’ e pa, edhe e merrte mbrapa tue lavduem Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdim Perëndisë.
Currently Selected:
LUKËSË 18: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania