YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 19

19
KAPTINA XIX.
1Edhe ai kur hyni, shkonte ndëpër Ieriho.
2Edhe qe nji nieri qi quhei Zakhe, i cilli ishte i pari publikanëvet, edhe kyi ishte i pasunë.
3Edhe kërkonte me pamë Iesunë, cilli ashtë; por s’mundei prei gjindëjesë, sepse ishte i vogëlë ndë shtat.
4Edhe nxitoi përpara e hipi mbë nji dru mani, për me pam’ ate, sepse kishte për me shkuem ndëpër atë udhë.
5Edhe Iesui kur erdhi mbë atë vend, ngriti syt’ e pa ate, edhe i tha: Zakhe, sdryp shpeit; sepse duhetë me mbetun’ unë ndë shtëpit tande.
6Edhe ai sdrypi shpeit, edhe e priti me gëzim.
7Edhe të gjithë kur panë, murmurojshinë, tue thanë, se: Hyni me ndenjunë për-anë nieriut fajtuer.
8Edhe Zakheu qindroi, e i tha Zotit: Qe, o Zot, gjymësën’ e gjasë s’eme tek e ap ndëpër të vobeqit, edhe ndë i paça marrë gja ndoni nieriu për dhunë, i ap për nji katër.
9Edhe Iesui i tha, se sot u ba shpëtim ndë këte shtëpi, sepse edhe ai asht’ i bir’ i Abrahamit.
10Sepse i bir i nieriut erdhi me kërkuem e me shpëtuem ate qi asht’ i hupunë.
11Edhe ata kur ndëgjojshinë këto, Iesui shtoi, e tha nji parabullë, sepse ishte ngjat Ierusalemit, edhe ata kujtojshinë se ka me u dukunë përnjiherë mbëretënia e Perëndisë.
12Tha pra: Nji nieri fisnik voiti mbi nji vend të largë për me marrë nji mbëretëni për vetëvetëhenë, mbasandai me u këthyem.
13Edhe thirri dhetë shërbëtorët’ e vet, e u dha atyne dhetë mna, edhe u tha atyne: Punoni këto ngysh sa të këthehem.
14Por qytetëtarët’ e ati e kishinë mëni, edhe dërguenë laimësi mbas ati, tue thanë, se: Nukë duemë këte me mbëretënuem mbi ne.
15Edhe ai si muer mbëretëninë, u këthye prapa, e tha me u thërritunë tek ai shërbëtorëtë qi u pat dhanë argjandinë, për me marrë vesht qish kishte fituem gjithë-se-cilli.
16Edhe erdhi i pari, tue thanë: Zot, mnaja jote fitoi dhetë mna.
17Edhe ai i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë, se u banë besëtar mbë të pakënë, ki pushtet sipër dhetë qytetesh.
18Erdhi edhe i dyti, tue thanë: Zot, mnaja jote bani pesë mna.
19I tha edhe këti: Edhe ti bahu i zoti sipër pesë qytetesh.
20Erdhi i treti, tue thanë: Zot, qe mnaja jote, të cillën’ e pata rueitunë mbë-nj-anë ndë nji rizë,
21sepse pata frikë, se je nieri i shtrëngutë: merr atie ku s’ke vumë, edhe korr atie ku s’ke mbiellë.
22Edhe ai i thotë: Prei gojësë s’ate kam me të gjukuem, shërbëtor’ i keq - ti e dishiese unë jam nieri i shtrëngutë, edhe marr atie ku s’kam vumë, edhe korr atie ku s’kam mbiellë,
23përse pra s’dhe argjandinë t’em te truveza, qi ta merrshiem bashkë me kamatënë, kur të vishiem unë?
24Atëherë u tha atyne qi ishinë përpara: Merrni mnanë prei ati, edhe ia nepni ati qi ka dhetë mna.
25(Edhe ata i thanë: Zot, ai ka dhetë mna.)
26Sepse po u thom juve, se kushdo qi ka, do t’i nepetë; edhe prei ati qi s’ka, edhe ate qi të ketë, do të merretë prei ati.
27Por ata anëmiqt’ e mi, qi s’më deshnë me mbëretënuem mbi ata, bini këtu, edhe therrni përpara mejet.
28Edhe si tha këto, shkonte përpara, tue hipunë ndë Ierusalem.
29Edhe kur u afrue ndë Bethfage edhe ndë Bethani, ndaj malinë qi quheti i Ullivet, dërgoi dy vetë prei dishepujsh vet,
30e u tha atyne: Shkoni nd’ate katund qi ashtë kundruell; kur të hyni atie, keni me gjetunë nji polisht lidhunë, qi s’i ka hipunë kurrë ndonji nieri; sgjidhnia, e binia.
31Edhe ndë u pyettë juve kushi: Përse e sgjidhni? Kështu t’i thoni, se: Zoti ka nevojë për ate.
32Edhe ata qi u dërguenë si shkuenë, gjetnë sikurse u tha atyne. 33Edhe ata kur po sgjithshinë polishtinë, të zotënit’ e ati u than’ atyne: Përse sgjithni polishtinë?
34Edhe ata thanë: Zoti ka nevojë për ate.
35Edhe e prunë te Iesui; edhe si hothnë petkat’ e veta mbi polishtinë, hipnë Iesunë mbi ate.
36Edhe ai kur po shkonte, gjindëja shtrojshinë petkat’ e veta mb’udhë.
37Edhe ai kur u afrue tashti mbë të sdrypunit e Malit Ullivet, gjithë shumica e dishepujvet filluenë me u gëzuem e me lavduem Perëndinë me za të math për gjith’ ato mërekullia qi panë,
38tue thanë: I bekuem qoftë mbëreti qi vien mb’emënit të Zotit; paqtim ndë qiell, edhe laft mbë të naltat.
39Edhe disa Farisei prei gjindëjes’ i thanë: Mieshtër, qirto dishepujt’ e tu.
40Edhe ai u përgjeq, e u tha atyne: Po u thom juve, se ndë pushofshinë këta, kanë me bërtitunë gurëtë.
41Edhe si u afrue e pa qytetinë, qjau për ate,
42tue thanë, se: Ndë qoftë se i dishie edhe ti, pak së paku sot ndë këte ditët tande, ato punëtë qi punohenë për paqtim tand; por tashtu u mpshefnë prei sysh tu,
43sepse kanë me ardhunë ditt për tyi, edhe anëmiqt’ e tu kanë me bamë hendek rreth tejet, edhe kanë me të rrethuem, edhe kanë me të shtrënguem prei gjith’ anësh,
44edhe kanë me të rrëxuem sheshit tyi, edhe dielmt’ e tu qi gjindenë mbrenda te ti, edhe s’kanë me lanë gur mbi gur te ti; sepse nukë ngjoftë kohën’ e të vumes’ ore te ti,
45Edhe si hyni ndë tempull, filloi me nxierrë jashtë ata qi shitshin’ e blejshinë nd’ate,
46tue u than’ atyne: Ashtë shkruem - “Shtëpia eme ashtë shtëpi lutëje”, por ju e batë, “Shpellë kursarësh”.
47Edhe ishte tue mësuem përditë ndë tempull. Edhe Kryepriftënit’ edhe Shkruesit’ edhe të parët’ e popullit kërkojshinë me e prishunë,
48por s’gjejshinë se qish me bamë, sepse gjithë populli ishte varunë mbas ati për me e ndëgjuem.

Currently Selected:

LUKËSË 19: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in