MARKUT 1
1
KAPTINA I.
1Të fillumit’ e ungjillit Iesu Krishtit, të Birit Perëndisë;
2sikurse ashtë shkrumë ndë profetënit: “Ngje unë ke po dërgoj engjullinë t’em përpara faqesë s’ate, ai ka me ndrequn’ udhënë tande përpara teje”.
3Zan’ i ati qi gërthet ndë shkretinët: “Bani gati udhën’ e Zotit, bani rrugat’ e ati të dreita”.
4Gjionni ishte tue pagëzumë ndë shkretinët, ende tue predikumë pagëzim pendimi për ndëjesën’ e fajevet.
5Ende gjithë vendi i Iudesë, ende Ierusalemitëtë, dilinë ke ai, ende të gjithë pagëzoheshinë prei ati ndë lum të Iordanit, tue rrëfymë fajet’ e veta.
6Ende Gionni ishte veshunë me qime kamille, ende ngjeshunë me bres likure për miedis të vet, ende hante karcaleca e mialtë të egër.
7Ende predikonte, tue thanë: Mbrapa meje vien ma i forti se unë, të cillit s’jam i zoti t’ulem, e t’i sgjith rrypin’ e këpucëvet.
8Un’u pagëzova juve me ujë, po ai ka me u pagëzumë juve me Shpirtinë Shenjt.
9Ende nd’ato ditt, Iesui erdhi prei Nazaretit Galilesë, ende u pagëzu prei Gjionnit ndë Iordan.
10Ende përnjiherë tue dalë prei ujit, pa qijetë hapun’, ende Shpirtinë Shenjt posi pullump tue sdripunë mbi atë.
11Ende erdhi nji za prei qijesh, tue thanë: Ti je Biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva.
12Ende përnjiherë Shpirti e nxir ndë shkretinët.
13Ende ishte atie ndë shkretinët katër-ditë ditt tue u ngamë prei Satanait; ende ishte bashkë me bishat e egra; ende engjujt’ i shërbejinë.
14Ende Gjionni mbassi u dha ndër durë, Iesui erdhi ndë Galile, tue predikum’ ungjillin’ e mbëretënisë Perëndisë,
15e tue thanë, se: U mbush koha, ende u afru mbëretënia e Perëndisë; pendohi, ende i besoni ungjillit.
16Ende tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa Simonin’ ende Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretë ndë det, sepse ishinë peshkatorë.
17Ende Iesui u tha atyne: Eni mbrapa meje, ende kam me u bamë juve të baheni peshkatorë nierëzish.
18Ende ata përnjiherë lanë rretat’ e veta, e voitnë mbrapa ati.
19Ende posa prini prei andyi pak ma tej, pa Iakobinë të birin’ e Zebedeut, ende Gionninë të vëllan’ e ati, ende ata ishinë ndë lundrët tue ndrequnë rretatë.
20Ende përnjiherë thirri ata; ende ata lanë të i atin’ e vet Zebedenë ndë lundrët bashkë me punëtorët, e voitnë mbrapa ati.
21Ende shkojnë mbrenda ndë Kapernaum; ende Iesui përnjiherë ndër të shëtunat hyni ndë synagogët, e mësonte.
22Ende tëmeroheshinë për mësimin’ e ati, sepse ishte tue mësum’ ata sikurse me pasun’ urdhënë, ende jo posi Shkruisitë.
23Ende ishte ndë synagogët t’atyne nji nieri qi kishte shpirt të ndytë; ende gërthiti,
24tue thanë: Mjer! Qish ke me ne ende ti Iesu Nazarinas? Erdhe me na humbunë? Të dij cilli je, Shenjt’ i Perëndisë.
25Po Iesui e qirtoi, tue thanë: Mbëshil gojën’, ende dil prei ati.
26Ende shpirti i ndytë si e shqeu, ende gërthiti me za të math, dul prei ati.
27Ende të gjithë u habitnë, kaqi sa pysinë njiani tietrinë, tue thanë: Qish ashtë këto punë? Qish ashtë kyi mësim i ri? Sepse urdhënon me pushtet ende shpirtënat’ e ndytë, ende i ndëgjojnë?
28Ende përnjiherë i dul zani ndëpër gjith’ ate vend rreth Galilesë.
29Ende përnjiherë si dulnë prei synagogësë, erthnë ndë shtëpit të Simonit ende Andreut, bashkë me Iakobin’ e me Gjionninë.
30Ende e vieherra e Simonit po dirgjei ndër ethe, ende ata përnjiherë i thonë për ate.
31Ende ai u afru, ende e rroku për dore, ende e ngriti; ende e lan’ ethetë përnjiherë, ende ajo u shërbente atyne.
32Ende si u ba vonë, mbë të perëndumit dillit, prunë ke ai gjith’ ata qi kishinë keq, ende të diallosunitë.
33Ende gjithë qyteti ishte mbëledhunë ke dera.
34Ende ai shëndoshi shumë prei asish qi kishinë keq prei gjithë çfarë sëmundëjesh, ende nxur shumë diaj, ende s’linte diajtë me folunë, sepse e ngjifinë.
35Ende u ngrit me natie fort heret, e dul, ende voiti ndë nji vend të shkretë, e falei atie.
36Ende Simoni, ende ata qi ishinë bashkë me ate, e ndoqnë mbrapa.
37Ende kur e gjetnë, i thonë, se: Të gjithë po të kërkojnë.
38Ende ai u thot’ atyne: Le të shkojmë ndër krye-katundet e afërme, qi të predikoj ende atie, sepse për këte punë kam dalunë.
39Ende ishte tue predikumë ndëpër synagogat e atyneve ndëpër gjithë Galilenë, ende tue nxierrë diajtë.
40Ende nji i kromosunë vien ke ai, e i lutetë, ende bie ndë gjunjë përpara ati, e i thotë, se: Ndë daç, mundesh me më qirumë.
41Ende Iesuit si iu dhimpt, shtrini dorën’ ende e preku, ende i thotë: Du, qirohu.
42Ende ai posa tha këte, përnjiherë i shkoi kroma, ende u qiru;
43ende si e porositi me shtrëngim, e nxur jashtë;
44ende i thotë: Shiko mos i thush gja askuit, po shko, e difto vetëvetëhenë ke prifti, ende bier për të qirumit tand ato qi ka urdhënumë Moiseu, për dëshmi mb’ ata.
45Po ai si dul, filloi me predikumë shumë, ende me hapunë fjalënë kaqi, sa ai s’mundei ma me hymë mballa-faqe ndë qytet, po ishte ndëpër vende të shkreta, ende vijin’ atie ke ai prei gjith’ anësh.
Currently Selected:
MARKUT 1: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania