YouVersion Logo
Search Icon

MARKUT 2

2
KAPTINA II.
1Ende mbas disa ditsh për-së-ri hyni ndë Kapernaum; ende u ndëgju se ashtë ndë shtëpi.
2Ende përnjiherë u mbëlothnë shumë vetë kaqi sa as ato vendetë për-anë derësë s’i nxijinë ma; ende ai u predikonte fjalënë.
3Atëherë vinë ke ai, e bijenë nji ulok, ngritunë prei katër vetësh.
4Ende mbassi s’mundeshinë me u afrumë ke ai prei gjindëjesë, sbulunë pulasinë ku ishte ai, ende si banë brimë, sdripnë shtratinë qi dirgjei ulogu mb’ate.
5Ende Iesui kur pa besën’ e atyneve, i thot’ ulogut: Dial, t’u falnë fajet’ e tua.
6Ende disa prei Shkruisish ishin’ atie tue ndenjun’, ende tue mendumë ndër zemërat veta:
7Ç’flet kyi kështu vlasfimia? Cilli mundetë me falunë faje, veç nji, Perëndia?
8Ende Iesui përnjiherë si e mur vesht prei shpirtit vet, se po mendohenë me vetëvetëhenë kështu, u tha: Përse mendoni këto punë ndër zemërat tuja?
9Qish ashtë ma kollai me i than’ ulogut: T’u falnë fajetë; apo me i thanë: Çohu, e ngre shtratinë tand, ende ecë?
10Po qi ta dini, se i bir’ i nieriut ka urdhënë me falunë faje mbi dhet (i thot’ ulogut):
11Të thom: Çohu’ e ngre shtratinë tand, ende shko ndë shtëpit tande.
12Ende ai u çu përnjiherë, ende ngriti shtratinë, e dul përpara të gjithëve; kaqi sa të gjithë mërekulloheshin’, ende lavdojinë Perëndinë, tue thanë, se: Askurrë s’kemi pamë kështu.
13Mbasandai Iesui dul për-së-ri ndaj detinë; ende gjithë gjindëja vinte ke ai, ende ai i mësonte.
14Ende tue shkumë, pa Levinë të birin’ e Alfeut tue ndenjunë mbë duganë, ende i thotë: Merr-më mbrapa, ende ai u ngrit, e voiti mbrapa ati.
15Ende ai kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit t’ati, ishin’ ulunë ndë mësallë ende shumë publikanë e fajtorë bashkë me Iesun’ e me dishepujt e ati, sepse ishinë shumë vetë, ende voitnë mbrapa ati.
16Ende Shkruesit’ ende Fariseitë kur pan’ ate tue ngranë bashkë me publikanët e me fajtorët, u thoshinë dishepujvet ati: Përse ha e pi ai bashkë me publikanët e me fajtorët?
17Ende Iesui kur ndëgjoi, u thot’ atyne: Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për mëjekës, po ata qi kanë keq; s’kam ardhunë me thirrunë të dreitëtë ndë pendim, po fajtorëtë.
18Ende dishepujt’ e Gjionnit ende të Farisevet agjinojinë; ende vin’ e i thonë: Përse dishepujt’ e Gjionnit edne të Farisevet agjinojnë, po dishepujt’ e tu s’agjinojnë?
19Ende Iesui u tha: Mos munden’ ata qi thërrasinë për darsmë me agjinumë, ngjer sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Sa kohë kanë dhandërrinë bashkë me vetëvetëhenë, s’mundenë me agjinumë.
20Po kanë me ardhunë ditt, kur të mirretë dhandërri prei asish, ende atëherë kanë me agjinumë nd’ato ditt.
21Ende askushi s’qep arën pëlhurë të bardhë mbë petk të vietërë, sepse ndë qoftë, heq të mbushëmen’ e ati të renë prei së vietrësë, ende bahetë ma e keqe e shqyme.
22Ende askushi s’ve venë të re ndë rrëshiqa të vietërë, sepse ndë qoftë, ven’ e re gris rrëshiqatë, ende vena derdhetë, ende rrëshiqatë prishenë, po duhetë me vumë venën’ e re ndë rrëshiqa të rij.
23Ende ai kur po shkonte për nji ditë të shëtunash ndëpër ara të mbiella, dishepujt’ e ati fillunë me shkoqunë kallëza, tue bam’ udhë.
24Ende Fariseit’ i thoshinë: Shif qish bajnë për ditë të shëtunash, ate qi s’asht’ e udhësë?
25Ende ai u thoshte atyne: Askurrë s’keni këndumë qish bani Davidi, kur pat nevojë, ende i erdhi u ati, ende atyne qi ishinë bashkë me atë?
26Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë ndë ditë të Abiathar krye-priftit, ende hangër bukët’ e paravumiesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngranë tietër-kush, veç priftënavet, ende u dha ende atyneve qi ishinë bashkë me atë?
27Mbasandai u thoshte atyne, se: E shëtuna ashtë bamë për nierinë, po jo nieriu për të shëtunënë;
28përandai i bir’ i nieriut asht’ i zoti ende të shëtunësë.

Currently Selected:

MARKUT 2: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for MARKUT 2