MARKUT 10
10
KAPTINA X.
1Ende si u ngrit prej andej, vien ndë synoret të Iudesë, për përtej Iordanit; ende prap shkojnë bashkë ke ai gjindëje; ende sikundrë e kishte zakon, prap i mësonte.
2Ende si erthnë për-anë Fariseitë, e pytnë, tue ngam’ ate: Ndë qoftë se asht’ e udhësë burri me lishumë grunë?
3Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Qish u ka porositunë juve Moiseu?
4Ende ata thanë: Moiseu na la me shkrumë letër së dameje, ende me e lishumë.
5Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Për zemërën’ e ashpërë tujën’ u shkroi juve këte porosi.
6Po çë ndë krye të herësë, çë kur se ashtë krijumë bota, Perëndia bani ata mashkull ende femënë.
7“Për këte punë nieriu ka me lanë të i atin’ ende t’amënë, ende ka me u ngjitunë mbas grusë vet;
8ende kanë me qenë të dy ndë nji mish”, kaqi sa nuk janë ma dy, po nji mish.
9Ate pra qi Perëndia bani parë, nieriu le të mos e dajë.
10Ende dishepujt’ e ati e pytnë prap ndë shtëpit për ate punë.
11Ende ai u tha atyne: Kush të lishojë grun’ e vet, ende të martohetë me tietër, kurvënon mb’atë.
12Ende gruja ndë lishoftë burrin’ e vet, ende të martohetë me tietër, kurvënon.
13Atëherë i prunë çuna të vogjilë, për me i prekunë; ende dishepujtë qirtojin’ ata qi i bijinë.
14Po Iesui kur pa, u zemëru, ende u tha atyne: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë ke unë, ende mos i ndalni, sepse për kësish ashtë mbëretënia e Perëndisë.
15Me të vërtet po u thom juve: Kush të mos presi mbëretënin’ e Perëndisë posi nji çun të vogëlë, s’ka me hymë mb’ate.
16Ende si i mur n’grykë, vuni durët mbi ata, ende i bekoi.
17Ende ai tue dalë mb’udhë, nji nieri u lishu me vrap, ende ra mbë gjunjë përpara ati, ende e pyste: Mieshtër i mirë, qish të baj qi të trashigoj jetën’ e pa-sosëme?
18Ende Iesui i tha: Ç’më thu i mirë? Askushi s’asht’ i mirë, për-veç nji Perëndie.
19I di porositë: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi mbë rrenë. Mos bajsh dam. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”.
20Ende ai u përgjeq, e i tha: Mieshtër, gjithë këto i kam ruitunë çë mbë të rit t’em.
21Ende Iesui shtiu sytë mb’ate, ende e deshi, ende i tha: Nji gja të mengon: shko, e shit sa ke, ende epua të vobegjëvet, ende do të kesh thesore ndë qill; ende eja, ngre kryqinë, e më merr mbrapa,
22Po ai tristoi për fjalënë, e shkoi idhënumë, sepse kishte gja shumë.
23Ende Iesui si vuni ore rreth, u tha dishepujvet vet: Sa me të vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë gja!
24Ende dishepujtë tëmeroheshinë për fjalët e ati. Po Iesui prap u përgjeq, e u tha atyne: Dielm, sa e vështirë ashtë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë shpëresënë mbë gjat!
25Ma kollai ashtë me shkumë kamilla ndëpër brimë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
26Ende ata mërekulloheshinë tepërë, tue thanë me vetëvetëhenë: Vallë cilli mundetë me u shpëtumë?
27Ende Iesui si shtiu sytë mb’ata, tha: Për-anë nierëzish asht’ e pamuntshime, po për-anë Perëndisë jo, sepse të gjitha janë të muntshime për-anë Perëndisë.
28Ende Pietri filloi me i thanë: Ngje na ke lam të gjitha, ende erthmë mbrapa teje.
29Ende Iesui u përgjeq, e tha: Me të vërtet po u thom juve, se askushi s’asht ai qi la shtëpi, a vëllazën, a motëra, a atë, a amë, a gru, a dielm, a ara, për punë t’eme ende të ungjillit,
30qi të mos marri nji qind për nji ndashti ndë këte kohë, shtëpia, e vëllazën, e motëra, a ama, a dilem, a ara, bashkë me të ndiekuna; ende ndë jetët qi vien, jetë të pasosëme.
31Po shumë të parë kanë me qenë të mbrapëm; ende të mbrapmitë të parë.
32Ende ishinë mb’udhë tue hypunë ndë Ierusalem; ende Iesui ishte tue primë përpara atyneve; ende ata mërekulloheshinë, ende e merrinë mbrapa tue pasunë frikë; ende ai mur për-anë pra të dy-mbë-dhitët’, e filloi me u than’ ato punë qi kishinë për me u bamë mb’ate.
33Se ngje ke po hypimë ndë Ierusalem; ende i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër durë të Krye-priftënavet, ende të Shkruisavet; ende kanë me e gjukumë për vdekë, ende kanë me e dhanë ndër durë të kombevet:
34ende kanë me luitunë me ate, ende kanë me e rrafunë ndë fallake, ende kanë me e pështymë ndër sy, ende kanë me e vramë; ende të tretënë ditë ka me u ngjallë.
35Ende atëherë vinë ke ai Iakobi ende Gjionni, të bijt’ e Zebedeut, tue thanë: Mieshtër, dumë me na bam’ ate qi të lypimë.
36Ende ai u tha atyne: Qish doni me u bam’ unë juve?
37Ende ata i thanë: Epna për me ndenjunë nji prei së diathtësë s’ate, e nji prei së mangjëtësë s’ate, ndë laft tand.
38Po Iesui u tha atyne: S’dini se qish lypni; mundeni me pim’ ate potirinë qi pij unë, ende me u pagëzumë me ate pagëziminë qi pagëzohem unë?
39Ende ata i thanë: Mundemi. Edhe Iesui u tha atyne: Atë potirinë qi pij unë, keni me e pimë, ende me ate pagëziminë qi pagëzohem unë keni me u pagëzumë;
40po me ndenjunë prei së diathtësë s’eme, e prei së mangjëtësë s’eme, nuk’ ashtë puna eme me e dhanë, po ka me u dhan atyneve qi ashtë bamë gati për ata.
41Ende të dhitëtë kur ndëgjunë, fillunë me u zemërumë për Iakobin’ e për Gjionninë.
42Po Iesui si i thirri për-anë, u thot’ atyne: E dini se ata qi dukenë se urdhënojnë kombetë, pushtojn’ata; ende të mëdhejt’ e atyneve urdhënojnë ata. 43Po s’ka me qenë kështu ndër ju; po kush të detë me u bam’ i math ndër ju, ka me qenë shërbëtori jui.
44Ende kush të detë prei jush me u bam’ i parë, ka me qenë shërbëtori i të gjithëve.
45Sepse ende i bir’ i nieriut nuk’ erdhi me u shërbymë, po me shërbymë, ende me dhanë jetën’ e vet shpërblim për shumë.
46Mbasandai vinë ndë Ieriho; ende ai si dul prei Ierihosë bashkë me dishepujt’ e vet, ende miaft gjindëje, Bartimeu i verbëtë, i bir’ i Timeut, rrinte për-an’ udhësë tue lypunë.
47Ende kur ndëgjoi se ashtë Iesu Nazoreasi, filloi me bërtitun’ e me thanë: Iesu, i bir’ i Davidit, përdellemë.
48Ende shumë vetë e qirtojinë qi të pushonte, po ai shumë ma tepërë bërtiste: I bir’ i Davidit, përdëllemë.
49Ende Iesui qindroi, e tha me u thirrunë. Ende ata thërrasinë të verbëtin’, e i thonë: Merr zemërë, çohu; po të thërret.
50Ende ai si hodhi petkun’ e vet’, u ngrit e erdhi ke Iesui.
51Ende Iesui u përgjeq, e i tha: Qish do me të bamë unë? Ende i verbëti i tha: Mieshtër, qi të çel sytë.
52Ende Iesui i tha: Shko, besa jote të shpëtoi. Ende përnjiherë çeli sytë, ende e merrte mbrapa Iesunë mb’udhë.
Currently Selected:
MARKUT 10: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapistaging.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fen.png&w=128&q=75)
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania