YouVersion Logo
Search Icon

MARKUT 11

11
KAPTINA XI.
1Ende kur afrohenë ndë Ierusalemë, ndë Bethfagi ende ndë Bethani, ke Mali Ullivet, dërgon dy prei dishepujsh vet,
2ende u thot’ atyne: Shkoni mb’ate krye-katund qi ashtë kundruell jush, ende shpeit posa të hyni mb’ate, keni me gjetunë nji pulisht lidhunë, qi s’i ka hypunë askushi prei nierëzish; sgithnia e binia.
3Ende ndë u thashtë kushi juve: Qish bani kështu? Thoni, se: Zoti ka nevojë për ate; ende shpeit ka me e dërgumë këtu.
4Ende ata shkunë, ende gjetnë pulishtinë lidhunë ke dera jashtë ndërmiet dy udhësh; ende e sgidhnë.
5Ende disa prei atyneve qi ishinë ndenjun’ atie u thoshin’ atyne: Qish bani ashtu qi sgidhni pulishtinë?
6Edhe ata u than’ atyne sikundrë i pat porositunë Iesui, ende ata i lanë.
7Ende prunë pulishtinë ke Iesui, ende vunë petkat’ e veta mbi atë; ende ai i hypi.
8Ende shumë vetë shtrunë petkat’ e veta mb’udhë, ende të tierë këputshinë dega drush, e i shtrojinë mb’udhë.
9Ende ata qi shkojinë përpara, e ata qi e mërrinë mbrapa, bërtisinë, tue thanë: Hosanna! I Bekum’ asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit!
10E bekume ashtë mbëretënia qi vien mb’emënit të Zotit, atit t’anë Davidit: Hosanna mbë të naltat!
11Ende Iesui hyni ndë Ierusalem, ende ndë tempull; ende si vuni ore rreth të gjitha, po mbassi ishte ndashti koha vonë, dul ndë Bethani bashkë me të dy-mbë-dhitët.
12Ende ndë nesëret, si dulnë prei Bethanisë, i erdhi u;
13ende kur pa nji dru fiku për së largu qi kishte gjethe, erdhi me gjetunë ndonji send mb’ate; ende si erdhi mb’ate, s’gjeti gja, veçe gjethe, sepse s’ishte kohë fiqsh.
14Ende Iesui u përgjeq, e i tha drusë fikut: Askushi mos hangrëtë ma pemë prei teje për gjithë jetënë. Ende dishepujt’ e ati ndëgjojinë.
15Ende vinë ndë Ierusalem, ende Iesui si hyni ndë tempull, filloi me nxierrë ata qi shisin’ e blejinë ndë tempull, ende rrenoi truvezat’ e truvezarëvet, ende shqembet’ e atyne qi shisinë pullumbatë.
16Ende s’linte askend me prum’ enë ndëpër tempullinë.
17Ende mësonte, tue e than’ atyne: Nuk’ ashtë shkrumë “Se shtëpia eme ka me u quitunë shtëpi lutëje mbë gjithë kombet?” Po ju e batë “shpellë kursarësh”.
18Ende Shkruisit’ ende Krye-priftënitë ndëgjunë, ende kërkojinë kush me e prishunë, sepse e drojinë, se gjithë gjindëja mërekullohei për mësimin’ e ati.
19Ende kur u ngrys, dilte jashtë qytetit.
20Ende ndë natiet, tue shkum’ ata aty-dreiti, panë drun’ e fikut thamë çë prei rranjash.
21Ende Pietrit si i ra ndër mend, i tha: Mieshtër, shif, druja e fikut qi mallëkove ashtë thamë.
22Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Kini besë mbë Perëndinë. Sepse me të vërtet po u thom juve,
23se kush t’i thotë këti mali: Ngreu, e hidhu ndë det; ende të mos jetë me dy mendesh ndë zemërë të vet, po të besojë, se sa thotë bahenë; ka me u bamë mb’ate qish të thotë.
24Përandai po u thom juve: Gjithë sa të lypni me u falunë, besoni se i merrni, ende kanë me u bamë juve.
25Ende kur të rrini me u falunë, ndëjeni, ndë paçi gja kundrë ndonjianit, qi ende Ati jui qi ashtë ndë qijet t’u ndëjejë juve fajetë tuja.
26Po ndë mos ua ndëjefshi ju, as Ati jui qi ashtë ndë qijet s’ka me u ndëjymë juve fajet tuja.
27Mbasandai vinë prap ndë Ierusalem; ende ai tue ecunë ndë tempull, vinë ke ai Krye-priftënit’ ende Shkruisit’ ende pleqtë,
28e i thonë: Me çfarë urdhëni ban këto? Ende cilli ta ka dhanë këte urdhënë, qi të bajsh këto?
29Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Ende unë kam me u pytunë juve nji fjalë ende m’u përgjegjëni, ende atëherë kam me u thanë juve me çfarë urdhëni baj këto.
30Pagëzimi i Gjionnit prei qillit ishte, a prei nierëzish? M’u përgjegjëni.
31Ende ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë: Ndë thançim - Prei qillit; ka me thanë - Përse pra s’i besutë?
32Po ndë thançim - Prei nierëzish; droishinë popullinë; sepse të gjith’ e kishinë Gjionninë, se ashtë profet me të vërtet.
33Ende ata u përgjegjën, e i thanë Iesuit: Nukë dimë. Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: As unë s’u thom juve me çfarë urdhëni baj këto.

Currently Selected:

MARKUT 11: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in