YouVersion Logo
Search Icon

MARKUT 12

12
KAPTINA XII.
1Mbasandai filloi me u than’ atyne me parabulla. Nji nieri mbull nji veshtë, ende e thuri me garth, ende gërmihi nji gaviç, ende ndërtoi nji pyrk, ende e dha ndër bujqë, ende iku ndë dhe të huj.
2Ende ndë kohë të pemëvet dërgoi nji shërbëtur ke bujqit, qi të marri prei bujqish prei pemësë veshtit.
3Po ata e zunë, ende e rrafnë, ende e dërgunë prapa shprazëtë.
4Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtur ke ata; po ende ate e rrafnë me gurë, ende i çanë kryetë, ende e dërgunë prapa të turpënumë.
5Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër, po e vranë; mbasandai dërgoi shumë të tierë, po disa i rrafnë, ende disa i vranë.
6Tue pasunë pra ende nji bir të dashunin’ e vet, e dërgoi ende ate ke ata së mbrapmi, tue thanë, se: Kanë me pasunë turp t’em-bir.
7Por ata bujqitë thanë me vetëvetëhenë, se: Kyi ashtë trashigimtari; eni, le ta vrasimë, ende trashigimi ka me qen’ yni.
8Ende e murnë, ende e vranë, ende e nxurnë jashtë veshtit.
9Qish ka me bamë pra i zoti veshtit? Ka me ardhunë, ende ka me prishunë bujqitë, ende veshtinë ka me ua dhanë të tierëve.
10As këte shkronjë s’e keni këndumë: “Ate gurinë qi s’e pelqyn’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye sqepi; 11prei Zotit u ba këjo, ende asht’ e mërekullushime ndë syt t’anë.”?
12Ende ata kërkojinë me e zanë, po patnë frikë gjindëjenë, sepse e murrnë vesht, se ka këte parabullë për ata; ende e lan’ e iknë.
13Mbasandai dërgojnë ke ai disa prei Fariseish e prei Herodianësh, për me e zanë me fjalë.
14Ende ata erthnë, e i thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, ende s’do të dish as për kend, sepse nukë shikon faqen’ e nierëzëvet, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtet. Asht’ e udhësë me dhanë Kaisarit kens, a jo? Të apimë a të mos apimë?
15Ende ai si ngjofti hipokrisin’ e atyne, u tha atyne: Ç’më ngitni? Bini mu nji dinar, qi ta shof.
16Ende ata i prunë, ende ai u thot’ atyne: Kuit ashtë këjo shëmbëllesë, ende këjo përmbi-shkronjë? Ende ata i thanë: E Kaisarit.
17Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Lani Kaisarit, ato qi janë të Kaisarit, ende Perëndisë, ato qi janë të Perëndisë. Ende ata u mërekullunë për ate.
18Mbasandai vinë ke ai Saddukeitë, të cillëtë thonë se s’ashtë të ngjallunë; ende e pytnë, tue thanë:
19Mieshtër, Moiseu na ka shkrumë, se ndë i vdektë kuit i vëllai, ende të lajë gru, ende të mos lajë dielm, i vëllai ati të marri grun’ e ati, ende të ngjalli farë për të vëllan’ e vet.
20Ishinë pra shtatë vëllazën, ende i pari mur gru, ende kur vdiq, nukë la farë.
21Ende i dyti e mur, ende vdiq, po as ai s’la farë; ende i treti po kështu.
22Ende të shtatët’ e murnë, ende nukë lanë farë; së mbrapmi të gjithëve vdiq ende gruja.
23Mbë të ngjallunit pra, kur të ngjallenë, cillit prei atyne ka me qenë gruja? Sepse të shtatët’ e patnë ate gru.
24Po Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Nukë gënjeheni për këte, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë.
25Sepse kur të ngjallenë prei së vdekunish, as martojnë, as martohenë; po janë posi engjujtë qi janë ndë qijet.
26Ende për të vdekunit, se ngjallenë; a s’keni këndumë ndë libër të Moiseut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tue thanë: “Unëjam Perëndia i Abrahamit, ende Perëndia i Isaakut, ende Perëndia i Iakobit?”
27Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, po Perëndi të gjallësh; ju pra gënjeheni shumë.
28Atëherë nji prei Shkruisish, qi ndëgjoi ata se po haheshinë me fjalë, tue ditunë se iu përgjeq mirë, u afru, ende e pyti: Cilla porosi asht’ e para të gjithëve?
29Ende Iesui u përgjeq se: E para gjithë porosivet ashtë “Ndëgjo, Israel: Zoti Perëndia ynë ashtë nji Zot;
30ende të dushë Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemërënë tande, ende me gjithë shpirtinë tand, ende me gjithë mendienë tande, ende me gjithë vërtytënë tande.” Këjo asht’ e para porosi.
31Ende e dyta po kështu, ashtë këjo: “Të dushë fëqinë tand posi vetëhenë.” Tietër porosi ma e madhe prei këtyne nuk’ ashtë.
32Ende Shkruisi i tha: Mirë, Mieshtër, me vërtet the, se nji ashtë Perëndia; ende s’ashtë tietër veç ati;
33ende me dashun’ ate me gjithë zemërën’, ende me gjithë mendien’, ende me gjithë shpirtin’, ende me gjithë vërtytën’, ende me dashunë fëqinë posi vetëhenë, ashtë ma tepërë se gjithë kurbanetë gjithë-diegëmetë, ende se kurbanetë.
34Ende Iesui kur pa ate se u përgjeq me mend, i tha: Nukë je lark prei mbëretënisë Perëndisë. Ende askushi s’kuconte ma me e pytunë.
35Ende Iesui u përgjeq, e tha, tue mësumë ndë tempull: Qysh thonë Shkruisitë, se Krishti asht’ i bir’ Davidit?
36Sepse ai Davidi tha prei anësë Shpirtit Shenjt: “I tha Zoti Zotit t’em - Rri prei së diathtësë s’eme, ngjer sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët e kambëvet tua”.
37Ai Davidi pra i thotë: Zot; ende kah asht’ i bir’ i ati? Ende gjithë gjindëjes’ i kishte anda me ndëgjum’ ate,
38Ende u thoshte atyne ndë mësim të vet: Veni ore prei Shkruisish qi dunë me ecunë me stolia, ende të përshëndetuna ndëpër tregjet,
39ende vende të para ndëpër synagogat, ende krye-mësalla ndëpër darkat;
40ata qi hanë shtëpiat’ e të vevet, ende këte e bajnë tue shtimë shkaik se falenë shumë, këta kanë me marrë ma tepërë mundim.
41Ende Iesui ndejti kundruell sendukut limoshënës’, e vente ore si hithte gjindëja ka nji rame ndë senduk të limoshënësë; ende shumë të pasunë hethshinë shumë.
42Ende erdhi nji gru e ve e vobektë, ende hodhi dy të imëta, do me thanë nji kodrat.
43Ende Iesui thirri për-anë dishepujt’ e vet, e u tha: Me të vërtet po u thom juve, se ajo gru e ve e vobektë ka hedhunë ma tepërë se të gjith’ ata qi hodhnë ndë senduk të limoshënësë,
44sepse të gjithë hothnë prei të teprumit atyneve; po ajo prei të mangunit asai hodhi gjithë sa pat, gjithë gjan’ e vet.

Currently Selected:

MARKUT 12: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in