YouVersion Logo
Search Icon

MARKUT 13

13
KAPTINA XIII.
1Ende ai tue dalunë prei tempullit, i thoshte nji prei dishepujvet ati: Mieshtër, shif çfarë gurësh të mëdhej, ende çfarë ndërtesash të mëdha!
2Ende Iesui u përgjeq, e i tha: Shef këto ndërtesa të mëdha? S’ka me mbetunë gur mbi gur qi nukë do të rrenohetë.
3Mbasandai ai tue ndenjunë ndë Malt të Ullivet, kundruell tempullit, Pietri ende Iakobi ende Gjionni ende Andreu e pysinë veç-anë:
4Na thui, kurë kanë me u bamë këto? Ende ç’shenjë ka me qenë kur të mbarohenë këto të gjitha?
5Ende Iesui tue u përgjegjun’ atyne filloi me thanë: Veni ore mos u gënjejë kushi juve,
6sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam; ende kanë me gënjymë shumë vetë.
7Ende kur të ndëgjoni luftëna, ende zana luftënash, mos droni, sepse duhenë me u bamë këto; po ende nuk’ asht’ e mbrapmeja.
8Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, ende mbëretëni kundrë mbëretënie; ende kanë me u bamë tërmetëna vende mbë vende, ende kanë me u bamë zina për bukë, e të përzime; këto janë të fillumet’ e të vështiravet.
9Po ju veni ore vetëhenë tui, sepse kanë me u dhanë juve ndë durë ndëpër bashkë-ndejtie, ende ndëpër synagoga; keni me u rrafunë, ende keni me ndenjunë përpara guvernatorëve, e mbëretënave, për punë të meje për deshmi mb’ata.
10Ende duhetë me u predikum’ ungjilli ma përpara ndëpër gjithë kombet.
11Po kur t’u bijënë juve për me u dhanë juve ndër durë, mos kini gaile përpara se qish keni me folunë, as mos pisatoni, po qish t’u epetë juve nd’ate ore, këte flitni, sepse s’jeni ju ata qi flitni, po Shpirti Shenjt.
12Ende i vëllai ka me dhanë ndë durë të vëllanë për vdekë, ende i ati të birinë; ende dielmtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, ende kanë me i vramë.
13Ende keni me qenë të marrë mëni prei së gjithëve për emninë t’em, po kush të durojë ngjer së mbrapmi, kyi ka me u shpëtumë.
14Ende kur të shifni “të ndytët’ e së shkretumesë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjun’ atie ku s’duhetë (ai qi këndon le të marri vesht), atëherë ata qi të jenë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet;
15ende ai qi të jetë mbi majët të shtëpisë, le të mos sdrypi ndë shtëpi, as le të mos hyjë me marrë gja prei shtëpisë vet;
16ende ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë mbrapa me marrë petkun’ e vet.
17Po mjer mb’ato qi janë të mbarsëme, ende mb’ato qi kanë foshënjë për gji nd’ato ditt!
18Ende faluni për mos me u bamë të ikunitë tui ndë dimënë.
19Sepse nd’ato ditt ka me qenë i këtillë shtrëngim, qi nuk’ ashtë bamë kështu çë kurë se ashtë fillumë krijesa qi krijoi Perëndia, ngjer ndashti, ende as s’ka me u bamë.
20Ende Zoti ndë mos i kishte pasë shkurtum’ ato ditt, s’kishte për me pështum’ as ndonji korp, po për të sgjedhunit, qi i ka sgjedhunë, shkurtoi ditt.
21Ende atëherë ndë u thashtë juve kushi: Ngje ku ashtë Krishti këtu; a: Ngje ku asht’ atie; të mos mbesoni,
22sepse kanë me u ngritunë krisht-rrenësa, e profet-rrenësa, ende kanë me banë shenjë, e mërekullia, për me gënjym’ ende të sgjedhunitë ndë mufshinë.
23Po ju veni ore. Ngje ku u thashë juve të gjitha çë përpara.
24Po nd’ato ditt, mbas ati shtrëngimi, dilli ka me u errunë, ende hana s’ka me dhanë dritën’ e vet,
25ende yjet’ e qillit kanë me ranë, ende fuqiatë qi janë ndë qillt kanë me u tundunë.
26Ende atëherë kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndër re me shumë fuqi, ende me laft.
27Ende atëherë ka me dërgum’ engjujt’ e vet, ende ka me mbëledhunë të sgjedhunit’ e vet prei së katër erash, prei kantit dheut ngjer mbë kant të qillit.
28Ende prei drusë fikut mirrni vesht parabullënë: Kur t’i bahetë ndashti asai dega e butë, ende të nxierri gjethetë, dinia se ashtë ngjat të korrëtë;
29kështu ende ju, kur të shifni këto se bahenë, dinia se ashtë ngjat mbi dyrët.
30Me të vërtet po u thom juve, se kyi bres s’ka me shkumë, ngjer sa të bahenë gjithë këto.
31Qilli ende dheu kanë me shkumë, po fjalët’ e mia s’kanë me shkumë.
32Ende për ate ditë, e për ate orë askushi s’e di, as engjujtë qi janë ndë qill, as Biri, po veç Ati.
33Veni ore, rrini qutë, ende faluni, sepse nukë dini kurë ashtë koha.
34 Sepse kjo ka me qenë posi nji nieri dalunë ndë dhe të huj, i cilli la shtëpin’ e vet, ende dha pushtetinë ndër shërbëtorët e vet, ende mbë gjithë-se-cillinë punën’ e vet, ende porositi portarinë me ndenjunë qutë.
35Rrini qutë pra (sepse s’dini kurë vien i zoti i shtëpisë ndë të ngrysunit, a ndë mies-natë, a ndë këndim të gjelit, a ndë mëngjest);
36drui se mos vien befas, e u gjen’ juve tue fjetunë.
37Ende ato qi po u thom juve, ua thom të gjithëve: Rrini qutë.

Currently Selected:

MARKUT 13: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for MARKUT 13